Promovim i verës, ushqimit dhe turizmit maqedonas në Panairin e Ballkanit të Hapur në Beograd prej më 1 deri më 4 shtator

Nën patronazhin e qeverive të Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, ndërsa si pjesë e nismës “Ballkan i Hapur”, fillon Panairi i parë ndërkombëtar për verë, ushqim dhe turizëm “Vizioni i Verës në Ballkanin e Hapur”, i cili do të mbahet në Beograd, prej më 1 deri më 4 shtator të vitit 2022.

Pjesëmarrja e Maqedonisë së Veriut në Panairin për ekonomi vendore do të thotë sigurim i eksporteve, blerjeve dhe vendosjeve dhe tregjeve të reja për ushqimin dhe verërat maqedonase. Në të njëjtën kohë, përmes Panairit do të sigurohet një promovim i fuqishëm dhe efektiv i objekteve turistike të Maqedonisë së Veriut dhe tërheqja e turistëve të rinj, para së gjithash nga rajoni, por edhe më gjerë.

Oferta turistike maqedonase në Panairin e verës, ushqimit dhe turizmit në Beograd prezantohet përmes Agjencisë për Promovimin dhe Mbështetje të Turizmit dhe është e fokusuar në eno-gastro turizmin maqedonas (turizëm i bazuar në verë dhe ushqim), parqet nacionale, liqenet natyrale dhe artificiale, zonat e mbrojtura nga UNESKO, turizëm rural dhe turizëm adrenalinë.

Pjesëmarrja e Maqedonisë së Veriut në Panair është një promovim real i veçorive, traditave dhe zakoneve kulturore dhe të identitetit, përfshirë folklorin, muzikën dhe kuzhinën maqedonase, por edhe veçoritë e të gjitha komuniteteve të tjera që jetojnë në vend dhe vlerave të tjera nacionale.

Qëllimi i këtij Panairi, mes tjerash është të lidhë rrugët e verës në Ballkan në mënyrë unike dhe të mbledhë në një vend kantinat më të mira të rajonit, përmes bashkëpunimit.

“Vizioni i Verës në Ballkanin e Hapur” " do të ofrojë një program të pasur që përfshin degustime të verës, konkursin "Trofeu i verës i Ballkanit të Hapur" 2022, punëtori edukative, diskutime për potencialin e industrisë së verës në Ballkan, mundësi për rritje të pjesëmarrjes në tregjet botërore, si dhe takime ndërmjet përfaqësues të prodhuesve dhe blerësve me qëllim zgjerimin e potencialit ekonomik për kompanitë dhe ekonomitë e rajonit.

Në Panairin në Beograd do të prezantohen më shumë se 330 ekspozues nga 22 vende, nga të cilët 233 janë nga vendet anëtare të Ballkanit të Hapur.

Nga Maqedonia e Veriut do të marrin pjesë 42 kantina dhe 3 distileri, të cilat do të prezantojnë më shumë se 300 lloje të ndryshme të verërave dhe rakive maqedonase, ndërsa koordinimin e plotë në këtë pjesë të prezantimit e bën Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Në Panair do të prezantohen më shumë se 10 prodhues ushqimesh nga Maqedonia e Veriut, duke prezantuar kuzhinën autentike maqedonase.

Qindra mijëra vizitorë që priten në Panair do të mund të shijojnë ushqime autentike maqedonase të përgatitura nga kuzhinierët të dalluar maqedonas si dhe ushqime nga kuzhina serbe dhe shqiptare e përgatitur nga kuzhinierët të dalluar serbë dhe shqiptarë.

Do të organizohet një vlerësim ndërkombëtar i verës nga 25 gjyqtarë ndërkombëtarë, pesë prej tyre janë mbajtës të titullit më prestigjioz në botën e verës - master of wine.

Në të njëjtën kohë, do të mbahet samiti tradicional politik i liderëve të Ballkanit të Hapur, i udhëhequr nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Në kuadër të agjendës së aktiviteteve në Beograd, Kryeministri Kovaçevski do të jetë nikoqir i ngjarjes promovuese me karakter ekonomik, gjegjësisht “Mbrëmjen maqedonase” kushtuar promovimit të ekonomisë maqedonase përmes prezantimit të verërave, ushqimit, muzikës dhe turizmit të Maqedonisë së Veriut. Në “Mbrëmjen maqedonase” do të marrin pjesë përfaqësues të komuniteteve të biznesit dhe qeverive nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, të cilët do të jenë të pranishëm në Panairin në Beograd.

Maqedonia e Veriut do të prezantohet në Panairin e Hapur të Verës, Ushqimit dhe Turizmit në Ballkan në Beograd me sloganin "Shijo jetën" i fokusuar në promovimin rajonal, global dhe vendor të objekteve turistike, gastronomike dhe të verës në Maqedoninë e Veriut.