Në Samit “Ballkani i Hapur” u nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi në fushën për sigurimin e ushqimit, kinematografia dhe mbrojtja civile.

Sot në kuadër të samitit “Ballkani i Hapur” resorët të ministrive nga Maqedonia e Veriut, Sërbija dhe Shqipëria nënshkruan marëveshje dhe memorandume për bashkëpunim.

Gjatë nënshkrimit prezent ishin edhe Kryeministri i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Janë nënshkruar marrëveshjet për mekanizmat për sigurimin e ushqimit në Ballkanin Perëndimor ndërmjet ministrave të bujqësisë të tre vendeve, Ljupço Nikolovski, Frida Krifca dhe Branislav Nedimoviq.

Gjithashtu u nënshkrua memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi në fushën e kinematografisë dhe aktiviteteve audiovizuale ndërmjet ministrave të Kulturës nga Republika e Maqedonisë së Veriut Bisera Kostadinovska-Stojçevska, nga Republika e Serbisë Maja Gojkoviq dhe nga Shqipëria Elva Margariti. Në kuadër të Samitit të Ballkanit të Hapur, u nënshkrua një Plan Operativ në fushën e mbrojtjes civile mes drejtorëve të tre shteteve.

Këto marrëveshje dhe memorandum edhe më shumë forcojnë bashkëpunimin e vendeve të Ballkanit të Hapur dhe ofrojnë një mundësi për afrim, forcimi dhe sigurim për një të ardhme më të sigurt për qytetarët e tre vendeve.