Kovaçevski në Universitetin e Kolumbisë: Ne jemi demokraci funksionale multietnike, një shembull se si çështjet e hapura zgjidhen përmes dialogut

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski mbajti ligjëratë në Universitetin e njohur Kolumbia në kuadër të Forumit të liderëve botërorë. Në fokus të ligjëratës ishte modeli unik i demokracisë së qëndrueshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe integrimi dhe transformimi ekonomik i vendit.

Në vazhdim e përcjellim fjalimin integral të Kryeministrit Kovaçevski.

“Faleminderit për këtë mundësi për të qenë mysafir në Universitetin e Kolumbisë.

Të nderuar profesorë, të dashur studentë, diplomatë të nderuar, të dashur miq,

Të nderuar profesorë, të dashur studentë, diplomatë të nderuar, miq të dashur,

Në të vërtetë kam nder të sinqertë dhe të madh që jam mysafir i juaj në këtë pasdite si profesor akademik, në të vërtetë është privilegj i madh që  jam i pranishëm në Universitetin e Kolumbisë, një nga institucionet akademike lider dhe më i njohur në botë.

Gjithashtu, si Kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut, jam mirënjohës që mund të prezantoj modelin tonë sepse është i rëndësishëm për vendin tonë, është e rëndësishme të flasim për modelin tonë politik dhe ekonomik para profesorëve, por edhe para liderëve të ardhshëm siç jeni ju këtu sot studentët e Universitetit të Kolumbisë.

Kur  me këshilltarët e mi diskutojmë për konceptin, për këto 10-15 minuta ligjëratë hyrëse, u thashë se nuk dua të flas për të kaluarën, por atë që kemi arritur dhe ku duam të lëvizim. Prandaj, në fillim dëshiroj t’i përsëris qëndrimet kryesore globale në lidhje me të kaluarën e afërt për Maqedoninë e Veriut.

Vetëm para një muaj festuam 31 vjet të pavarësisë, sovranitetit dhe zhvillimit tonë si shtet i pavarur pas rënies së ish-RSFJ-së.  Maqedonia e Veriut e fitoi pavarësinë e saj në mënyrë paqësore duke zbatuar politikën e saj specifike për ruajtjen e stabilitetit të vendit përmes gjetjes së  zgjidhjeve, përmes përpjekjeve diplomatike.  Nëse doni të gjeni një vend në botë ku përdoren përpjekjet diplomatike dhe përdorimi i fuqisë së butë, atëherë është Republika e Maqedonisë së Veriut dhe të gjitha marrëveshjet që i kemi bërë brenda shtetit, por edhe jashtë me fqinjët janë në fakt në mënyrë funksionale të qëndrueshme.

Kjo i dha vendit mundësi për të përparuar në arritjen e qëllimeve të tij strategjike. Në një kontekst më të gjerë, vendi im është shembull vërtet i rrallë në Ballkan ku mendoj se nuk duhet t'ju kujtoj dhunën, luftërat dhe presionet ekonomike. Rregulli që më i forti fiton në Ballkan, veçanërisht në vendet e ish-Jugosllavisë, por kjo nuk ishte rasti me Maqedoninë e Veriut. Në vitin 1991 ne dolëm në mënyrë paqësore nga Jugosllavia dhe kjo u bë me lidershipin që kishim në atë kohë për atë që dini, praktikisht nuk ishte e lehtë që të negociohej me regjimin e Millosheviqit në atë kohë. Nuk ishte e mundur një ndarje paqësore, por në rastin tonë ishte e suksesshme.

Të gjitha qeveritë e koalicionit që erdhën në pushtet kishin të paktën një partner koalicioni nga komuniteti etnik shqiptar që kemi në shtet, kjo është e rëndësishme sepse minoriteti shqiptar është pakica më e madhe në vendin tonë.

Gjithashtu, partitë politike nga pakicat tjera janë pjesë e Qeverisë. Nëse e shihni përbërjen e Qeverisë sime për momentin, do të shihni se unë kam partnerë nga partitë etnike shqiptare, nga boshnjakët, nga romët, nga serbët, dhe kjo sipas mendimit tim i jep më shumë kreativitet dhe i jep forcë Qeverisë, sepse në një tryezë i keni të gjitha mendimet e rëndësishme për çështje emocionale, kështu do të doja ta quaja.

Mënyra më e lehtë për t'u ballafaquar me gjërat është kur të gjithë njerëzit kanë të njëjtin nivel të informacioneve, kur nuk ka konflikte. Gjatë kësaj periudhe prej 30 vitesh ne kemi zhvilluar model demokratik që është shumë i njohur dhe është pjesë e Kushtetutës sonë, me demokraci funksionale multietnike.

Ne kemi sistem të njohur dhe të vlerësuar të parimit të Badenterit të shumicës së dyfishtë, ku nuk llogaritet vetëm shumica, por edhe shumica e komuniteteve më të vogla etnike që janë të përfaqësuara në Kuvend, kur diskutohen çështje që kanë të bëjnë me ato, e përdorim pikërisht këtë rregull të shumicës në Kuvend.

Politika dhe mekanizma të tillë në realisht funksionojnë dhe krijojnë rezultate për shkak se janë vënë në themelet e  politikës së  përgjithshme nacionale, dialogun politik aktiv si dhe përpjekjet e zgjeruara diplomatike. Aspekt i rëndësishëm në zhvillimin e këtij sistemi është nënshkrimi i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, sepse është koncept i veçantë dhe i suksesshëm për zgjidhjen e konflikteve të identitetit. Në këtë moment kemi një ndeshje identitetesh që po ndodh në Ukrainë, kemi pasur  ndeshje identitetesh në përmasa më të vogla që ndodhte në Maqedoninë e Veriut, në atë kohë në Maqedoni.  Në fakt, kjo marrëveshje i dha vendit mundësinë për të ndërtuar këtë shoqëri multietnike ku çdo qytetar e ndjen vendin si një vend ku mund personalisht dhe profesionalisht të rritet gjatë gjithë jetës dhe karrierës së tij.

Përvojat evropiane tregojnë se ky lloj i konflikteve kanë mbetur si konflikte të ngrira (siç është  konflikti greko-turk, konflikti korsikano-francez, çështja baske në Spanjë). Ato janë pak a shumë të ngrira. Në Maqedoninë e Veriut, kjo Marrëveshje na jep mundësinë të zgjidhim këtë problem apo sfidë me të cilin  përballej vendi. Gjithashtu duhet  theksuar se nga të gjitha kontratat dhe marrëveshjet e suksesshme të arritura deri më tani, dy ose tre prej tyre janë në Maqedoninë e Veriut. Jo vetëm Marrëveshja Kornizë e Ohrit, këtu kemi edhe Marrëveshjen e Prespës, si dhe Marrëveshjen për Miqësi me Bullgarinë. Kur do të shihni vendin, ka një marrëveshje të brendshme dhe dy marrëveshje të jashtme ose  marrëveshje fqinjësore që përcaktojnë politikën e brendshme dhe të jashtme të vendit dhe ato janë baza për arritjen e qëllimeve strategjike. Me Greqinë arritëm të gjejmë një zgjidhje për emrin kushtetues të shtetit, njëkohësisht duke ruajtur identitetin dhe gjuhën e qytetarëve. Kjo na dha mundësinë të bëhemi anëtar i plotfuqishëm i Aleancës së NATO-s. Sa është e rëndësishme të jesh anëtar i NATO-s sot në Evropë, veçanërisht në pjesën Juglindore nuk ka nevojë t’ju shpjegoj.

Marrëveshja e dytë me Bullgarinë në fakt ishte përsëri shumë emocionale, sepse unë zakonisht i ndaj bisedimet në dy lloje të mëdha, emocionale dhe joemocionale. Unë nuk kam qenë i përfshirë drejtpërdrejtë me negociatat greke, por le të themi se pala greke negocioi në një nivel pak më racional dhe ne negociuam në një nivel pak më emocional. Por me bullgarët, këto janë negociata që unë i drejtova, të dyja palët kishin një qasje emocionale ndaj negociatave dhe ishte vërtet shumë më e vështirë për të gjetur një zgjidhje. Së bashku me ndihmën e Evropës, Francës dhe Gjermanisë, vende që kanë qenë gjithmonë pjesë e lehtësimit të këtyre proceseve, arritëm të gjenim zgjidhjen e duhur për të ardhmen.

Në lidhje me luftën në Ukrainë, ne e konsiderojmë këtë luftë si një kërcënim për botën demokratike, sepse kjo luftë është një shembull klasik i zgjidhjes së konfliktit të identiteteve, por jo me mjete paqësore, por me dhunë dhe luftë. Ndikimi rus në rajon do të destabilizojë sistemin funksional në vendin tim, por edhe sistemet e vendeve të të gjithë Ballkanit.

Kemi pasur një diskutim me profesorët tuaj dhe në fakt ndikimi rus ka qenë gjithmonë i drejtuar drejt vendeve sllave, atje është më e lehtë për shkak të gjuhës, për shkak të ngjashmërive në gjuhë, për shkak të ngjarjeve historike, por ajo që është e mirë është se pas vendimeve të rëndësishme që morëm, pas negociatave të suksesshme që bëmë me fqinjët tanë, Maqedonia e Veriut aktualisht është themeli i stabilitetit në Ballkan. Ne mund të jemi një vend i vogël, por jemi themeli i stabilitetit për Ballkanin. Jemi shembull për rajonin, por edhe për botën më gjerë, se si diplomacia e butë dhe sesi me fuqinë e negociatave dhe diplomacisë mund të zgjidhim çështje historike dhe identiteti.

Për sa i përket ekonomisë së vendit, duhet të jeni të vetëdijshëm se të gjitha vendet që ishin pjesë e Jugosllavisë janë vende të diskontinuitetit. Për shembull, nëse marrim ekonominë amerikane ose atë franceze, ekonomia gjermane pati një diskontinuitet të vogël në vitin 1944, para përfundimit të luftës, ekonomitë e tjera janë ekonomi të vazhdimësisë. Kemi një diskontinuitet sepse në vitet '90 duhej të ndryshonim sistemin ekonomik, sistemin politik nga socializmi në kapitalizëm i cili vetë solli një ndryshim në sistemin ekonomik, sepse nëse i studion këto sisteme ato ishin sisteme të vetëadministrimit, çdo punëtor posedonte fabrika etj. Na u desh të kalonim në pronësi private. Çdo privatizim është me të vërtetë një proces i dhimbshëm dhe sado i keq të jetë nacionalizimi, në fund rezultati tregoi se privatizimet ishin po aq të këqija sa nacionalizimi.

Këtu janë edhe tregjet, ekonomia jonë funksiononte në tregjet e ish-Jugosllavisë dhe me tregjet e Bashkimit Sovjetik dhe të vendeve të Marrëveshjes së Varshavës. Me rënien e Bashkimit Sovjetik, ne i humbëm ato tregje. Ekziston një fakt se niveli i punësimit në Maqedoninë e Veriut arriti nivelin e punësimit në vitin 1990 vitin e kaluar. Kaq shumë njerëz humbën punën për shkak të mbylljes së fabrikave. Këto fabrika nuk punonin për tregjet evropiane, nuk kishin standardin e nevojshëm, nuk kishin certifikatat e nevojshme mjedisore dhe të tjera që duhej, prandaj një pjesë e madhe e industrisë, nga industria kimike, duhej mbyllur pikërisht për këtë arsye.

Por kur të shohim se çfarë na pret, duhet të jem pak më i shkurtër. Ka prioritete mikro dhe makro për të ardhmen, së pari është sundimi i së drejtës, pse, sepse të gjitha shtetet që kaluan në procesin e tranzicionit dhe formimit të partive të reja politike ishin të prirura për korrupsion. Sepse partitë politike mendojnë se kur fitojnë zgjedhjet fitojnë edhe sistemin. Kjo duhet të ndryshojë.

Mund të themi me krenari se nga njëra anë kemi ndërtuar një sistem funksional të demokracisë multikulturore dhe jemi shembull për këtë, por nga ana tjetër duhet të ndërtojmë një sistem që mund të luftojë korrupsionin dhe të përmirësojë sundimin e ligjit. Kjo vlen për të gjitha vendet e Ballkanit. Kur një vend po kalon një tranzicion, është relativisht më e lehtë të arrihet stabiliteti demokratik sesa të vendoset një qeverisje efektive për arsyet ligjore që përmenda.

Por edhe në një situatë të tillë kur arritëm të harmonizojmë pjesën më të madhe të legjislacionit tonë, 45% me legjislacionin e BE-së, pas 17 vitesh pritje dhe zgjidhje të këtyre çështjeve gjeostrategjike rajonale me Greqinë dhe Bullgarinë, më në fund filluam negociatat me BE-në. Pavarësisht harmonizimit të legjislacionit me atë të BE-së, ka ende probleme me miratimin e ligjeve dhe me kulturën politike të korrupsionit.

Si ta zgjidhim atë, së pari duhet vullnet politik por edhe ndihmë nga partnerët tanë politikë. Duhet ta dini se përveçse një vend kandidat që tani po negocion me BE-në, ne jemi një vend që kemi një marrëveshje partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara. Kjo është e vitit 2008 dhe ndoshta një nga marrëveshjet më të rëndësishme që kemi dhe jo vetëm në fushën e ushtrisë dhe të ndërtimit të kapaciteteve dhe bashkëpunimit demokratik, por edhe në fushën e ekonomisë, kulturës dhe çështje të tjera të rëndësishme për zhvillimin e shtetit.

 

Qeveria që unë udhëheq dhe shumica parlamentare janë plotësisht në përputhje me qasjen e NATO-s ndaj luftës në Ukrainë, por edhe me politikën e jashtme të BE-së. Ne e përafruam politikën tonë me atë të BE-së dhe e thamë publikisht këtë dhe i ofruam ndihmë Ukrainës.

 

Ne kemi qenë gjithmonë në anën e duhur të historisë dhe do të jemi sërish në anën e duhur të historisë. Çmimi i gazit dhe çmimi i energjisë elektrike nuk duhet të na vendosin në anën e gabuar të historisë, sepse kjo do të kalojë dhe historia do të gjykohet nga një këndvështrim kohor prej 50 deri në 100 vjet. Kjo është arsyeja pse mendoj se morëm vendimin e duhur. Përsa i përket ekonomisë, ne po përballemi me një sfidë, duhet të kemi burime të ndryshme energjie, sepse për momentin jemi të varur nga gazi rus si pjesa më e madhe e Evropës. Në Evropë ka tre grupe vendesh, një që është plotësisht i varur nga gazi rus, grupi i dytë që ndërsa lëvizni drejt jugperëndimit, një grup që është më pak i varur nga gazi rus dhe kur shkoni në Spanjë, Portugali mund të shihni se nuk ka asnjë varësi nga gazi rus.

Por ekonomitë më të mëdha janë në drejtim të lindjes dhe drejt qendrës së Evropës, kështu që nëse mund ta them shkurt këtë – deri më tani kishim infrastrukturë ku gazi kalonte nga lindja në perëndim dhe kjo infrastrukturë është ndërtuar në 50 vitet e fundit dhe tani kjo infrastrukturë. Në bazë të vendimit që Presidenti i Rusisë të hyjë në luftë me Evropën, praktikisht do të duhet të braktiset dhe do të duhet të ndërtojmë infrastrukturë të re dhe prandaj gazi do të rrjedhë nga jugu në veri dhe nga perëndimi në lindje.

Këtu është paradoksi, ky është paradoksi i luftës brenda kornizave ekonomike. Të lëmë infrastrukturën e ndërtuar drejt Evropës. Merreni logjikën ruse, ata kanë infrastrukturën për të shitur gazin rus në Evropë, thonë se do të hyjmë në luftë me Evropën, ne po e braktisim këtë infrastrukturë, kështu që Evropa tani po investon shumë për të ndërtuar infrastrukturën e re dhe Rusia do të duhet të ketë investime të reja, për të ndërtuar infrastrukturë drejt Pakistanit, Indisë, Kinës sepse aty nuk ka infrastrukturë”, tha Kovaçevski.