Kovaçevski do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Guteresh

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, gjatë vizitës së sotme në Nju Jork do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh.

Sipas agjendës është paraparë takim i Kryeministrit Kovaçevski me Xhesika Luis, ndihmës sekretare e Shtetit në Byronë për Çështje Politike Ushtarake në Departamentin e Shtetit.

Kryeministri Kovaçevski është ftuar dhe sot do të marrë pjesë në pritjen me kryetarin e Nju Jorkut, Erik Adam.

Në kuadër të vizitës në Nju Jork, gjatë ditëve të kaluara, Kryeministri Kovaçevski mori pjesë dhe foli në Samitin për transformimin e arsimit, në takimin me rastin e 30 vjetorit të Deklaratës për të Drejtat e Minoriteteve dhe mbajti një ligjëratë  në Universitetin e Kolumbisë.