Energjia në fokus të bisedimeve mes Kovaçevskit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Azerbajxhanit, Xhejhun Bajramov

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot në Nju Jork pati takim bilateral me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Azerbajxhanit, Xhejhun Bajramov. Temë e diskutimit në takim ishte kriza energjetike dhe mundësitë për bashkëpunim në fushën e ofrimit të energjisë dhe mundësia e kyçjes në rrjetin e gazsjellësit.

Në takim u theksua se veprimet ushtarake të Rusisë kundër Ukrainës janë një nga shkaktarët e krizës energjetike në botë dhe se kjo situatë është ndjerë më shumë në Evropë, e cila ka shkaktuar një rritje të rëndë të çmimit të gazit natyror. Në bisedime u theksua se Azerbajxhani kontribuon në tejkalimin e krizës energjetike duke zhvilluar tubacionet ekzistuese të gazit

На состанокот премиерот Ковачевски истакна дека со интерконекторот за гасно поврзување со Грција, Северна Македонија ќе се поврзе со транс јадранскиот гасовод и на тој начин гасот од Азербејџан ќе стигне и на нашиот пазар. За Владата на Република Северна Македонија, изградбата на национален гасоводен систем и неговото поврзување со регионалните гасоводни системи е приоритет.

Në takim u diskutua gjithashtu se BE-ja po shkon drejt furnizuesve të besueshëm të energjisë, dhe Azerbajxhani është një prej tyre, përmes zgjerimit të Korridorit Jugor të Gazit duke dyfishuar dërgesat e gazit nga Azerbajxhani në BE, informoi shërbimi për shtyp i qeverisë.Për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërtimi i sistemit kombëtar të gazsjellësit dhe lidhja e tij me sistemet rajonale të gazsjellësit është prioritet.

Takimi në Nju Jork i kryeministrit Kovaçevski dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Azerbajxhanit, Bajramov, u shfrytëzua për thellimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy vendeve në sfera të ndryshme.