Në margjina të edicionit të 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, kryeministri Dimitar Kovaçevski realizoi takim me delegacionin e Komitetit hebraik amerikan kryesuar nga kryetari Majkëll Tiçnor dhe drejtori ekzekutiv, Dejvid Haris
Në takim, u shpreh kënaqësi për bashkëpunimin e suksesshëm ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Komitetit Hebre Amerikan dhe u shpreh edhe një herë përkushtimi për përfshirjen e komunitetit hebre në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në takim u diskutua edhe për rëndësinë e partneritetit strategjik ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së, me ç’rast u theksua se vendi mbetet partner strategjik i qëndrueshëm dhe aleat i dëshmuar i SHBA-së, të përkushtuar për ruajtjen e sigurisë, lirisë dhe demokracisë.
Në takim u vlerësua se marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Izraelit janë në nivel të lartë dhe se ka potencial të madh për thellimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë, ekonomisë, tregtisë, por edhe në energjetikë, bujqësi, start-up. dhe teknologjisë.