Kovaçevski në takim me kryeministrat dhe liderët e Partisë së Socialistëve Evropianë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, sot në kuadër të vizitës së tij të punës në Pragë të Republikës së Çekisë, mori pjesë në samitin e Partisë së Socialistëve Evropianë (PES) së bashku me kryeministrat nga radhët e  partive socialdemokrate, socialiste dhe demokratike. Në takim, ndër të tjera, ka marrë pjesë edhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe nënkryetar i Komisionit Evropian, Josep Borrell, si dhe ish-kryeministri i Greqisë dhe presidenti i Syrizës, Aleksis Cipras.

Takimi është në prag të takimit të parë të Komunitetit Politik Evropian, i cili do t'i kushtojë vëmendje të veçantë krizës ekonomike dhe energjetike dhe mundësive për përballimin e pasojave.

Në takimin ku mori pjesë edhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së  Ujërave, Ljupço Nikolovski, u diskutua për rëndësinë e kultivimit të vlerave socialdemokratike si themel i shoqërive demokratike.

Politikat që i miraton kjo Qeveri, dhe që  i referohen zhvillimit dhe avancimit të demokracisë dhe lirisë së qytetarëve dhe sigurimit të një shoqërie për të gjithë, janë në thelb politika socialdemokratike, progresive që synojnë zhvillimin dhe përparimin. Falë punës së përkushtuar dhe politikave progresive të kësaj Qeverie, Republika e Maqedonisë së Veriut nga shtet i robëruar është shndërruar në një demokraci që punon ekskluzivisht në interes të qytetarëve dhe respekton të drejtat dhe liritë e tyre.

Në të njëjtën kohë, rezultat i drejtpërdrejtë i këtyre politikave dhe vendosjes është përmbushja e qëllimit tonë strategjik, anëtarësimi në NATO, si dhe fillimi i negociatave me BE-në, me të cilat konfirmuam edhe një herë angazhimet tona të forta se jemi në anën e paqes, stabilitetit, marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe rritjes dhe zhvillimit ekonomik të vendit me të cilin sigurojmë një jetë më të mirë për të gjithë.

Në të njëjtën kohë, përmes një sërë procesesh reformuese, si dhe ndërhyrjeve dhe masave të synuara, ne ofrojmë dhe vazhdojmë të ofrojmë mbështetje për qytetarët më të rrezikuar në kohë krize.