Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot, me rastin e Ditës së Kryengritjes Popullore- 11 Tetori, do të merr pjesë dhe do të mbajë fjalim në manifestimin qendror që do të mbahet në Memorialin Përkujtimor në Kumanovë.
Ngjarja solemne, e cila mbahet me moton “Në anën e drejtë”, fillon në orën 09:30 me vendosjen e luleve të freskëta nga delegacioni qeveritar i udhëhequr nga Kryeministri, i shoqëruar nga Artan Grubi, zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, Jovana Trençevska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale dhe Admirim Aliti, ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës.
Fjalimi zyrtar i Kryeministrit Kovaçevski është paraparë në orën 10:45 dhe mund të transmetohet drejtpërdrejt në linqet në vijim:
Link nga shënimi i 11-të Tetorit, Ditës së Kryengritjes Popullore, para Përkujtimores Konsturnica në Kumanovë, nw gjuhën shqipe
Me rastin e 11 Tetorit gjatë ditës së sotme, përveç në Kumanovë festime do të mbahen edhe në Shkup dhe Prilep. Me nderime të veçanta delegacioni qeveritar i udhëhequr nga zëvendëskryeministrja për Politika të Qeverisjes së Mirë, Slavica Gërkovska, i përbërë nga Aleksandar Bajdevski, zëvendësministër për Shoqëri Informatike dhe Administratë dhe Bashkim Hasani, zëvendësministër i Mbrojtjes, në orën 11:15 do të vendosin lule të freskëta te përmendorja “Çlirimtarët Shkupit”, pranë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas së cilës zëvendëskryeministrja do të bëjë deklaratë me rastin e festës.
Në kuadër të shënimit të festës së 11 Tetorit, delegacion zyrtar qeveritar do të marrë pjesë në manifestimin në Komunën e Prilepit me fillim nga ora 9:30 para përmendores Metodija Andonov-Çento.
Delegacionin qeveritar në Prilep e udhëheq ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska, ndërsa në përbërje të delegacionit janë zëvendësministri i Shëndetësisë Vlladimir Rendevski, drejtor i Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë Xhemil Qamili.
Ftojmë medien tuaj që të ndjek ngjarjet.