Nga mbledhja e 99-të e Qeverisë: U miratua teksti i kërkesës drejtuar FNM-së për Linjën kreditore për mbështetjen e Buxhetit; Vendim për të vazhduar mbrojtjen e amvisërive nga çmimi më i lartë i energjisë termike;

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot ka mbajtur mbledhjen e 99-të.

Qeveria miratoi tekstin e kërkesës drejtuar Fondit Monetar Ndërkombëtar për sigurimin e një linje kredie për kujdes dhe likuiditet. Linja e kredisë për kujdes dhe likuiditet është në vlerën 530 milionë euro. Mjetet nga linja kreditore janë të destinuara për të mbështetur Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Qeveria në mbledhjen e sotme mori vendim për marrjen e masës për mbështetje financiare me llogaritjen e dallimit të çmimit të energjisë termike operatorëve të aktiviteteve energjetike në tregun e energjisë termike, për energjinë termike të konsumuar nga konsumatorët e kategorisë familjare,  në kushtet e një situate krize në furnizimin me energji termike.

Ky vendim për sezonin e ri të ngrohjes praktikisht nënkupton vazhdimin e subvencionimit nga ana e Qeverisë në pjesën e faturave të energjisë termike  të amvisërive, për të mbrojtur amvisëritë nga çmimi më i lartë i energjisë tërmike siç ka qenë edhe deri më tani.

Masa për mbështetje financiare është paraparë të realizohet në përputhje me të drejtat dhe obligimet e ndërsjella të përcaktuara me marrëveshjet e lidhura ndërmjet Shoqërisë aksionare për prodhimin e energjisë elektrike ELETRANAT E MAQEDONISË SË VERIUT, në pronësi shtetërore, Shkup dhe bartësit e licencës për furnizim me energji termike. në zonën e qytetit të Shkupit.

Masa i referohet periudhës kohore nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi – deri në skadimin e afatit të ekzistencës së përcaktuar të situatës së krizës në furnizimin me energji termike.
Qeveria, në mbledhjen e sotme, me propozim të Ministrisë së Punëve të Brendshme, shqyrtoi dhe miratoi Informatat lidhur me nevojën për lidhjen e Memorandumit për mirëkuptim ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit Federal të Zvicrës, për themelimin e partneritetit për migrim, dhe pranoi tekstin e harmonizuar të Memorandumit. Nënshkrimi i këtij Memorandumi, sipas sqarimit të MPB-së, do të kontribuojë në avancimin, thellimin dhe zgjerimin e dialogut në fushën e migracionit.