Kryeministri Kovaçevski: Industria ushqimore, ekonomia e ujërave dhe shkollat prej sot mund të lidhin kontrata për furnizim me energji elektrike më të lirë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në konferencën e sotme për shtyp theksoi se tashmë janë përcaktuar procedurat dhe EMV-ja ka përgatitur dokumentacionin e nevojshëm, në bazë të të cilit do të lidhet kontrata me “EMV Shitje” për furnizim me energji elektrike për personat fizikë dhe juridikë të regjistruar për kryerjen e veprimtarisë prioritare nga fusha e industrisë ushqimore, ndërmarrjet publike nga fusha ekonomisë së ujërave, si dhe shkollat publike fillore dhe të mesme .

Në vazhdim është fjalimi i plotë i Kryeministrit Kovaçevski:

“Dua t'ju informoj për një nga temat më të rëndësishme që i preokupojnë qytetarët dhe publikun, e ajo është energjetika, që është tema më aktuale. Dhe për të cilën  informojmë rregullisht, siç thamë në fillim të sezonit të ngrohjes praktikisht. Konferencat për shtyp  rregullisht mban këshilltari im për energjetikë, të njëjtë gjë e bën edhe EMV-ja dhe unë.

Konferenca e sotme për shtyp është me temën, energjetika– tema më aktuale, për të cilën unë bashkë me Qeverinë dhe dikasteret kompetente punojmë çdo ditë. Synimi është një, t’i zbusim pasojat e krizës më të madhe globale energjetike në të cilën jetojmë, ndërsa atë  patëm sukses ta arrijmë  dhe ta menaxhojmë atë në baza ditore, me  plan dhe masa që japin rezultate.

Në konferencën e kaluar për shtyp, këtu në Qendrën e Mediave, 7 ditë më parë, ndamë vendimet e Qeverisë me të cilat sigurojmë furnizim të pandërprerë dhe me çmime stabile, të energjisë elektrike në kushte krize, për funksionimin e institucioneve vitale të shtetit, si dhe energji elektrike më të lirë për kompanitë për të stabilizuar çmimet e produkteve ushqimore.

Në këtë drejtim, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendim me të cilin ngarkon SHA EMV-në përmes “EMV Shitje” gjatë periudhës së krizës energjetike, deri më 30.4.2023, të furnizojë me energji elektrike disa kategori të konsumatorëve, në mënyrë shtesë nga  detyrimi i deritanishëm që ekziston sipas Ligjit.

Ky vendim është sjell për të parandaluar rritjen e çmimeve të disa produkteve ushqimore, për të ruajtur sigurinë  dhe vazhdimësinë në furnizimin me ujë dhe largimin dhe pastrimin e ujit, si dhe sigurimin e energjisë elektrike për shkollat për mbarëvajtjen e orëve mësimore gjatë gjithë periudhës së vjeshtës dhe dimrit.

Tashmë janë përcaktuar procedurat dhe EMV-ja ka përgatitur dokumentacionin e nevojshëm, mbi bazën në të cilin do të lidhen kontratat për furnizim me energji elektrike.

Dokumentacioni dhe udhëzimet janë jashtëzakonisht të thjeshtuara, do të vendosen në faqen zyrtare të SHA EMV, nga ku konsumatorët mund t'i shkarkojnë dhe plotësojnë dhe së bashku me dokumentet e tjera që duhet t'i bashkëngjiten kërkesës, të dërgohen në e-mail, dhe më pas t’i dorëzojë ato në arkivin e kompanisë.

Dokumentacioni dhe udhëzimet janë jashtëzakonisht të thjeshtuara, do të vendosen në faqen zyrtare të SHA EMV, nga ku konsumatorët mund t'i shkarkojnë dhe plotësojnë dhe së bashku me dokumentet e tjera që duhet t'i bashkëngjiten kërkesës, të dërgohen në e-mail, dhe më pas t’i dorëzojë ato në arkivin e kompanisë.

Data e aplikimit do të konsiderohet koha kur dokumentet e plota dërgohen në emailin zyrtar.

Konsumatorët mund të kyçin marrëveshje për furnizim me energji elektrike nga SHA EMV çdo fillim të muajit, pra më 1 dhjetor 2022, pastaj 1 janar, 1 shkurt, 1 mars dhe 1 prill 2023.

Për të nisur furnizimin me energji elektrike nga data e parë e muajit të ardhshëm, të gjithë të interesuarit duhet të dorëzojnë kontratën e nënshkruar me dokumentacionin e nevojshëm pranë “EMV shitje” jo më vonë se data 10 e muajit aktual.

Për shembull, këto dy ditët e ardhshme që na presin, sot dhe nesër, deri në datën 10.11, duhet të dorëzohen dokumentet për të filluar furnizimin nga data 1.12, pra nga 1 dhjetori i këtij viti.

Ky afat nuk vlen vetëm për përdoruesit që janë aktualisht në një furnizues në rast të fundit, për ta afati është deri në datën 20 të muajit aktual.

Kjo masë mbulon tre kategori të konsumatorëve:

KATEGORIA I – persona fizikë dhe juridikë të regjistruar për të kryer veprimtari prioritare në fushën e industrisë ushqimore

Këtu janë produktet bazë, mishi, qumështi, buka, vajrat etj.

Çmimi i energjisë elektrike për to do të jetë 80 e/MWh dhe do të jetë i vlefshëm vetëm për konsumin e matësve për kryerjen e aktivitetit prioritar drejtpërdrejt, pra ekskluzivisht në procesin e prodhimit. Qëllimi është që çmimi i produkteve ushqimore bazë të mbahet i qëndrueshëm, pra të parandalohet rritja e çmimeve të tyre për shkak të faturave jashtëzakonisht të larta të energjisë elektrike apo ndërprerjeve të prodhimit.

Por këtu dua të rikonfirmoj atë që është rënë dakord me përfaqësuesit e odave të tregtisë nga sektorët që janë nga industria ushqimore e produkteve bazë ushqimore që të gjithë të solidarizohen dhe pasi disa tashmë kanë shpallur çmimet e produkteve ushqimore bazë që janë të mbuluara nga kjo masë të ulen, të paktën për 10%.

KATEGORIA II – përfshin ndërmarrjet publike në fushën e ujësjellësit grumbullimit dhe largimit të ujërave të zeza urbane dhe pastrimit të ujërave të zeza që punojnë me stacione pompimi ose spastrimi.

Qëllimi i kalimit të tyre në "EMV Shitja" është që energjia elektrike për ta është kyçe  për funksionimin e pompave dhe stacioneve për spastrim dhe kostoja e lartë ose shkëputja e tyre për shkak të faturave të papaguara nuk duhet të lejohet të shkaktojë të ngelen pa rrymë  dhe  të rrezikohet furnizimi me ujë ose kullimi dhe spastrimi i ujit.

Çmimi i energjisë elektrike për to do të jetë 95 e/MWh.

KATEGORIA III – shkollat publike fillore dhe të mesme

Për të pasur shkolla të ngrohta dhe spitale të ngrohta në këtë situatë krize, Qeveria vendosi që 365 shkolla fillore dhe 109 të mesme si dhe institucione shëndetësore t'i pajisë me çmim preferencial të energjisë elektrike nga EMV prej 95 euro/MWh. Qëllimi i furnizimit të shkollave është sigurimi i mësimdhënies, pra që të mos ketë ndërprerje të procesit arsimor për shkak të mungesës së energjisë elektrike, shkyçje për shkak të faturave të larta të papaguara etj.

Gjithashtu, qytetarët nuk do ta kalojnë të vetëm këtë krizë, për ne furnizimi me energji elektrike dhe ushqime janë po aq të rëndësishme. Do të vazhdojmë të subvencionojmë energjinë elektrike me 80% për mbi 600 mijë familje dhe 72 mijë kompani të vogla konsumatore që punësojnë 98% të punëtorëve në vend. Ne kujdesemi për më të rrezikuarit dhe më tej, 42 mijë qytetarë nga kategoritë më tw cenueshme siç paralajmëruam, do të marrin ndihmë direkte financiare me masat. Si dhe 330.000 pensionistë të cilët përveç rritjes së pensioneve, disa prej tyre me pensione më të ulëta këtë dimër do të marrin edhe 3.000 apo 6.000 denarë, sipas pakos së fundit të masave kundër krizës. Nuk ka prioritet më të lartë se përballja me krizën energjetike, mbrojtja e standardit të jetesës dhe ruajtja e likuiditetit të kompanive.

Nuk ka prioritet më të lartë se përballja me krizën energjetike, mbrojtja e standardit të jetesës dhe ruajtja e likuiditetit të kompanive.

Së bashku me anëtarët e Qeverisë, veçanërisht nga resorwt ekonomike, prioritet është zbatimi i shpejtë i masave që po marrim, që të ketë rezultate. Ne punojmë me përgjegjësi, në mënyrë racionale, shkurtojmë kostot joproduktive, të gjitha me synimin për të luftuar së bashku këtë krizë”.