Kovaçevski – Bun: Republika e Francës është me Maqedoninë e Veriut edhe në fazat në vijim për realizimin e qëllimit evropian

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, u takua me Sekretaren e Shtetit për Evropë të Republikës së Francës, Lorans Bun, pas së cilës u mbajt konferencë e përbashkët për shtyp.

Në konferencën për shtyp, si dhe në takim është dërguar mesazhi se vizita e sotme e Sekretares së Shtetit për Evropën, Lorans Bun, është për të treguar konsekuencë në miqësinë ndërmjet Republikës së Francës  dhe Maqedonisë së Veriut, pas marrëveshjes evropiane, e cila hap perspektivat evropiane për vendin tonë dhe për të manifestuar mbështete të qartë për perspektivat evropiane të vendit tonë.

Kryeministri Kovaçevski u falënderua për miqësinë e madhe dhe të sinqertë ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Francës, e rëndësishme për zhvillimin demokratik dhe evropian të vendit tonë.

Në konferencën për shtyp, Kryeministri Kovaçevski vlerësoi se “kryesimi  francez në BE ishte vendimtar në rrugën tonë evropiane” dhe se Republika e Maqedonisë së Veriut vazhdon të punojë në realizimin e këtij qëllimi strategjik shtetëror.
Në vazhdim ju përcjellim fjalimin në tërësi të Kryeministrit Kovaçevski në konferencën për shtyp:

“Kam kënaqësinë që sot me zonjën Bun diskutojmë për të ardhmen tonë evropiane,  për negociatat e filluara,  skriningun e filluar, progresin, Marrëveshjen e nënshkruar me FRONTEX, reformat konkrete, ndërsa nuk flasim që e gjithë kjo duhet të ndodhë në të ardhmen.

Dallimi është i madh dhe i dukshëm.

Më 19 korrik i filluam negociatat me BE-në dhe mbajtëm konferencën e parë ndërqeveritare.

Më 15 shtator filloi procesi i skriningut.

Më 26 tetor e nënshkruam marrëveshjen për FRONTEX, e cila  është dokumenti i parë që kemi nënshkruar bashkë me të gjitha 27 vendet e tjera anëtare të BE-s, në gjuhën maqedonase, pa asnjëfarë shtesash, yje dhe fusnota.
Këto janë tri data që mbeten të sendërtuara në historinë maqedonase si ditë kur morëm konfirmim të plotë për  përkushtimet tona për të ardhmen evropiane dhe kur morëm konfirmim se gjuha maqedonase është e mbrojtur dhe është në të njëjtin nivel me gjuhët e tjera të Bashkimit Europian.

Ka filluar kapitulli i ri në rrugën tonë evropiane, në të cilin duhet të bëhen reforma të mëtejshme dhe transformimi i shoqërisë, me të cilin do të realizojmë qëllimin tonë strategjik dhe kjo është anëtarësimi i  plotë në BE.
Kjo Qeveri  solli vendime shumë të vështira, por tregoi vizion, lidership dhe guxim.

Hapja e negociatave realisht do të thotë  mundësi për një të ardhme më të mirë, më të pasur, standard më të mirë jetese për qytetarët, një mundësi  që  gjeneratat e ardhshme të jetojnë në një vend  anëtar të BE-së, por kjo në vend që të ndodhë në një vend tjetër, le të ndodhë këtu, në vend, në Maqedoninë e Veriut.

Procesi i negociatave ishte i dhimbshëm dhe i vështirë, siç e dini edhe vetë ju, por fakti që ne nga ky proces dolëm si vend që arriti të luftojë për pozicionet e veta dhe të qëndrojë konsistente në asaj që ka përcaktuar, atë që na obligon qytetarët përmes Kuvendit, më bën në të vërtetë krenar.

Kemi arritur të luftojmë për mbrojtjen e gjuhës maqedonase, identitetit maqedonas, kemi luftuar që për çështjet historike të diskutojnë ekspertë, ndërsa jo politikanë dhe kemi arritur të zhbllokojmë të gjitha proceset që na pengojnë kohë të gjatë. Përfundimisht kemi arritur të fillojmë transformim të vërtetë të shoqërisë përmes procesit të skriningut, ndaj të cilit në të vërtetë jemi të përkushtuar që ta përfundojmë në afatin  që kemi dhënë në fillim. Ekipi maqedonas është i përgatitur, ka ekspertizë, njohuri dhe do ta përfundojë skriningun në afatin e planifikuar prej 14 muajsh.

Ne dhe BE-ja kemi përmbushur premtimet tona.

Hapi i radhës mbetet, ndryshimet kushtetuese, të cilat do të jenë para Kuvendit të Maqedonisë dhe 120 deputetëve tanë.

E di që vendimi i tyre nuk do të jetë i lehtë, por pres që do të tregojnë sjellje shtetërore dhe të mundësojnë që vendit të ecë shpejt drejt rrugës evropiane.

Gjithsesi që ata kanë zgjedhje që t'i lënë gjërat të jenë ashtu siç janë dhe ta lënë vendin të ngecë  dhe në pasiguri, por besoj, jam i bindur, se do të jenë në nivelin  e detyrës dhe do të marrin vendim që do të mundësojë  të ardhme më të mirë për brezat e ardhshëm, për ne, për fëmijët tanë.

Deputetët janë prapë se prapë përfaqësues të qytetarëve dhe qytetarët duan të jetojnë në një shtet anëtar të BE-së. Ne duam të jemi anëtar i plotfuqishëm. Por jo vetëm për shkak të anëtarësimit në vete, por për një standard më të mirë jetese, për sundim më të mirë të ligjit, infrastrukturë më të mirë, shërbime më të mira për qytetarët, për përparim ekonomik, drejtësi sociale dhe sundim të demokracisë.

Për një jetë më të mirë sipas standardeve evropiane. Sepse duan që fëmijët e tyre të qëndrojnë në shtëpi dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu.

Anëtarësimi i plotë në BE është synimi ynë dhe nuk kemi alternativë tjetër.

Rruga deri në BE nuk do të jetë e lehtë, por duhet marrë. Sepse në fund të asaj rruge është çmimi i madh, anëtarësimi i plotë në BE. Qytetarët tanë, gjeneratat e ardhshme do të jetojnë në BE, krenarë që janë maqedonas, me kokën lart, me gjuhën maqedonase, me identitet maqedonas, por ajo që është më e rëndësishmja, më e pasur dhe me standard më të mirë se sa e kanë tani.

Këtë e dëshmojnë të gjitha vendet anëtare që ishin në situatën tonë shumë vite më parë dhe që pas anëtarësimit në BE përjetuan rritje dhe zhvillim serioz dhe sot qytetarët e tyre kanë shansin të jetojnë në vende me standard më të mirë, të bëhen më të pasur, të përmbushin plotësisht potencialet e tyre, për të jetuar në mënyrë evropiane dhe të lirë.

Nëse do të jemi atje tani varet vetëm nga ne.

Këto duar të zgjatura nga miqtë tanë, këtë shans që kemi, nuk duhet ta humbim.

Në këtë proces, Bashkimi Evropian u tregua një partner i besueshëm dhe i përmbushi premtimet e veta. Së fundmi kemi marrë mbështetje në formën e një granti prej 80 milionë eurosh, të cilin Maqedonia e Veriut do ta përdorë për t'u përballur me krizën ekonomike dhe energjetike.

Kjo mbështetje vjen sepse BE-ja e ka pranuar që ne jemi një Qeveri e përgjegjshme që menaxhon buxhetin me përgjegjësi. Pikërisht me këtë qasje kemi mundur t'i kthejmë paratë qytetarëve në kohën më të nevojshme dhe të ofrojmë dy pako masash kundër krizës për mbrojtjen e qytetarëve më të rrezikuar dhe për mbrojtjen e kompanive me vlerë mbi 760 milionë euro.

Për këtë arsye ne mundëm t'u sigurojmë likuiditet kompanive që mbronin vendet e punës dhe të sigurojmë vazhdimisht 80% energji elektrike të subvencionuar si dhe energji elektrike të lirë për mbarëvajtjen e funksioneve jetike të shtetit.

Me masat e fundit për sigurimin e energjisë elektrike të lirë për industrinë ushqimore presim që të paktën 10% të ulen çmimet e bukës, qumështit, miellit dhe produkteve të tjera ushqimore bazë dhe të mbrojmë standardin e qytetarëve.

Pikërisht me këtë sjellje të përgjegjshme, në periudhën e kaluar kemi siguruar rritje të pagës minimale në 18.000 denarë, rritje të pensioneve, pagave në arsim, në polici, në shëndetësi, për të siguruar rritje të vazhdueshme të pagës mesatare.
Me këtë qasje të përgjegjshme, por edhe me vizion për të ardhmen, ne i afrohemi edhe transformimit të energjisë që na nevojitet aq shumë, sidomos në këtë kohë të mungesës së energjencave.

Edhe BE-ja ofron mbështetjen e saj këtu dhe do të jetë një partner i besueshëm, duke ofruar mundësinë për zhvillimin e projekteve në sektorin e energjisë.

Shpesh flas për projektet e mëdha strategjike energjetike, të cilat aktualisht janë duke u biseduar në Qeveri me partnerë strategjikë nga jashtë dhe një ndër më të mëdhenjtë vjen pikërisht nga Franca, AKUO, e cila është e interesuar për ndërtimin e një centrali të madh fotovoltaik prej 400 MW në rajonin e Shtipit.

Me mbështetjen dhe menaxhimin e duhur, kam besim se ne mund ta transformojmë atdheun tonë të bukur në një qendër energjie të gjelbër dhe të sigurojmë pavarësinë energjetike dhe furnizimin e rajonit me energji elektrike nga zgjedhjet e burimeve të ripërtërishme.

Kjo është e ardhmja dhe nuk është e paarritshme. Tashmë po hedhim hapat e parë dhe kam besim se do të realizojmë vizionin tonë dhe do të sigurojmë investime në industritë e së ardhmes që do të na sjellë më shumë vende pune, punë me pagesë më të mirë, do të na sjellë një të ardhme më të mirë të përbashkët.

Faleminderit edhe njëherë dhe falënderimi im shkon edhe për Francën dhe kryesinë franceze të BE-së gjatë këtij viti dhe për Sekretaren e Shtetit, zonjën Boon”.

Sekretaresha shtetërore për Evropë e Republikës së Francës, Bun, në konferencën për shtyp, si dhe në takimin dypalësh, tha se Republika e Maqedonisë së Veriut meriton të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.

“Ne kemi punuar së bashku për perspektivat evropiane sepse ju e meritoni atë. Ne duam të qëndrojmë me ju në fazat e ardhshme për të arritur këtë qëllim”, tha sekretaresha shtetërore për Evropë e Republikës së Francës, Bun në konferencën për shtyp.

Ajo vlerësoi se Republika e Maqedonisë së Veriut është shtyllë e stabilitetit në rajon. Gjithashtu e theksoi rëndësinë e marrëveshjes me FRONETKS, të nënshkruar në gjuhën maqedonase, e cila në takim u konfirmua se është një njohje e fortë nga BE-ja.

Në takim u theksua gjithashtu se Franca ishte gjithmonë e pranishme në momentet kyçe historike në vendin tonë, se bashkëpunimi u vendos në kuadër të mbrojtjes që do të rrisë kapacitetet mbrojtëse të vendit tonë, se marrëdhëniet mes dy vendeve janë thelluar në nivel historik dhe me përkushtimin personal të presidentit Makron dhe se Republika e Francës është e vendosur të thellojë marrëdhëniet me Republikën e Maqedonisë së Veriut si politikisht ashtu edhe ekonomikisht.