Kovacevski-Katler: Shkëmbimi në kohë i informacionit dhe bashkëpunimi ndërmjet anëtarëve të NATO-s është i rëndësishëm për sigurinë e Maqedonisë së Veriut dhe tërë rajonit

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, realizoi takim me ndihmëssekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për Inteligjencë dhe Siguri, David Katler.
 
Në takim u diskutua kryesisht për agresionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës dhe ndikimin e mëtejshëm të këtyre zhvillimeve në situatën globale të energjisë dhe në industrinë ushqimore. Në takim, Kryeministri Kovaçevski theksoi mbështetjen e vendosur për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht dhe tregoi se Maqedonia e Veriut do të vazhdojë mbështetjen e saj politike dhe praktike për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet dhe të ushtrojë të drejtat e saj sovrane. Pozicioni u përshëndet nga ndihmëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Inteligjencën dhe Sigurinë, David Katler si jashtëzakonisht i rëndësishëm për Aleancën.

Në takim, Kryeministri Kovaçevski dhe ndihmëssekretari i përgjithshëm Katler diskutuan për situatën e sigurisë, politike, ekonomike dhe energjetike në vend në kontekst të luftës në Ukrainë, ndërsa në takim u theksua se bashkëpunimi ndërmjet vendeve anëtare të NATO-s është jashtëzakonisht i rëndësishëm për sigurinë, si për Aleancën, ashtu edhe për rajonin dhe Maqedoninë e Veriut si anëtare e NATO-s. Në takim, Kryeministri Kovaçevski dhe ndihmëssekretari i Përgjithshëm Katler diskutuan për trajtimin e kërcënimeve hibride, që është një nga prioritetet kryesore të NATO-s, duke theksuar se Aleanca duhet të luftojë në mënyrë efektive kundër kërcënimeve të tilla.

Në takim, Kryeministri Kovaçevski dhe ndihmëssekretari i Përgjithshëm Katler shprehën mirënjohje reciproke për bashkëpunimin e Maqedonisë së Veriut me NATO-n, veçanërisht në fushën e marrjes së informacionit në kohë dhe bashkëpunimit me shërbimet e sigurisë maqedonase.