Kovaçevski dhe Besimi prezantuan konceptin e ri të reformës tatimore – Karakteristika kryesore është drejtësia në tatim

Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ministri i Financave Fatmir Besimi në  konferencën për shtyp e prezantuan Konceptin e ri të reformës tatimore, i cili  duhet të rivendos një sistem i ri tatimor,  karakteristikë kryesor e  të cilit , siç theksuan është drejtësia.

“Rivendosja e një sistemi tatimor të drejtë dhe efikas, me teknologji bashkëkohore digjitale dhe inovacione në procesin e taksave ishte prioriteti ynë dhe në atë drejtim kemi vepruar.  Pikërisht mbi këtë bazohet reforma të cilën e propozon Qeveria jonë, e cila nuk parashikon taksa të reja, nuk parashikon rritje të taksave, gjegjësisht tatimi mbi të ardhurat personale mbetet 10% dhe nuk do të rritet, tatimi mbi vlerën e shtuar mbetet 18% dhe nuk do të rritet dhe interesat për depozitat e kursimeve nuk do të taksohen”, tha Kryeministri Kovaçevski në konferencën e përbashkët për shtyp.

Ai theksoi se prioriteti i parë i reformës tatimore, e cila bazohet në Strategjinë e Reformës së Politikës Tatimore, është drejtësi më e madhe në tatimet, gjegjësisht secili të përmbushë detyrimin e tij social dhe të paguajë pjesën e drejtë të tatimit. Prioriteti i dytë është efikasitet dhe efektivitet më i madh, i treti është rritja e transparencës tatimore, i katërti është cilësi më e mirë e shërbimeve dhe i pesti është taksimi ekologjik.

“Vizioni ynë është të krijojmë sistem tatimor të drejtë, efikas, modern, i cili do të ketë rol në ruajtjen e bazave të shëndetshme makroekonomike, do të mbështesë zhvillimin ekonomik, do të mbështesë proceset shoqërore të dobishme, madje do të ketë rol korrigjues, si në rastin e taksave të gjelbra”, tha Kryeministri Kovaçevski.

Në mënyrë që të arrihet në një zgjidhje optimale që do të ndjekë këtë vizion,  drejt gjithë këtij procesi Qeveria është qasur në mënyrë shumë të detajuar, analitike, me hulumtime të shumta empirike si dhe me kalkulime, ndërsa Ministria  e Financave vendosi një qasje gjithëpërfshirëse dhe hapi  diskutim dhe debat me publikun ekspert, akademikët, komunitetin e biznesit, sindikatat, sektorin joqeveritar, palët e skenës politike në vend, si dhe partitë politike.

Ministri i Financave thekson se përmes procesit gjithëpërfshirës u përcaktua  dokumenti i modifikuar, por cilësor i projekt konceptit fillestar.

“Ky Koncept është pjesë e Strategjisë së Reformës së Politikës Tatimore dhe është i rëndësishëm për financimin e aktiviteteve ekonomike dhe buxhetit të përgjithshëm dhe rritjes së qëndrueshme.

Kjo është vazhdimi i reformave që po bëhen në financat publike, pjesë e reformave dhe politikave të përgjithshme të kësaj Qeverie. Bëhet fjalë për  sistem tatimor që do të jetë i parashikueshëm, transparent, i thjeshtë dhe stabil dhe do të krijojë  bazë të shëndoshë për të gjitha politikat në vend”, tha ministri Besimi.

Ai shtoi se kjo reformë është e rëndësishme nga pikëpamja e dërgimit të një sinjali të rëndësishëm për investitorët se kemi politika dhe mënyra të shëndetshme financimi që janë të qëndrueshme, se po zbatojmë një proces konsolidimi fiskal në kohë krize dhe se kriza po nuk do të thotë se duhet të prolongohet.

Ministri i Financave në konferencën për shtyp duke prezantuar masat që përmban Koncepti përmendi se ato i referohen tatimit mbi fitimin, tatimin mbi të ardhurat personale, tatimin mbi vlerën e shtuar dhe disa zgjidhje të tjera ligjore. Tha se nga 1 janari 2023 nuk do të aplikohet tatimi progresiv, pra do të hiqet koncepti i taksimit progresiv dhe do të vazhdojë të zbatohet tatimi me një normë të vetme prej 10% dhe nuk do të tatohet interesi për depozitat me afat.

Një nga masat që do të vazhdojë të zbatohet dhe është kërkuar nga komuniteti i biznesit është lirimi i fitimeve të riinvestuara. “Për zbatimin e kësaj mase dhe arritjen e objektivave do të vendoset mekanizmi për parandalimin e keqpërdorimeve të lirimit nga tatimi në fitim në bazë të riinvestimit të fitimit”, tha Besimi.

Në raport me personat që marrin honorarë, siç tha ministri, përmes një debati u përcaktuan udhëzimet për krijimin e një modeli që do të punohet në periudhën e ardhshme dhe do t'u mundësojë pagesën e kontributeve në baza vullnetare, duke u  siguruar kështu sigurimet shëndetësore dhe pensionale.

Me konceptin, ne mbetemi të përkushtuar për të mbështetur sportin dhe personat me nevoja të veçanta. Gjegjësisht, me konceptin  prezanton një mënyrë të re të dhurimit për sportin dhe personat e punësuar me nevoja të veçanta vazhdojnë të jenë të përjashtuar nga tatimi mbi të ardhurat personale.

Ligji i TVSH-së ruan normën bazë prej 18%, që është më e ulëta në rajon dhe dy normat preferenciale 5% dhe 10%, që janë edhe më të ulëtat. Ajo që do të rishikohet është lista e produkteve që janë luksoze dhe që do të tatohen me normën e dytë preferenciale.

Një pjesë e konceptit, siç tha ministri, është nisma e dalë nga një debat dhe i referohet vendosjes së një takse të përkohshme mbi fitimin shtesë. Për këtë do të përdoren modelet nga vendet që e kanë aplikuar dhe se në periudhën e ardhshme do të bëhen analiza dhe zgjidhja do të kërkohet edhe përmes dialogut me komunitetin e biznesit.

Vendimet që përmban Koncepti i Reformës Tatimore kanë zbatim me faza duke filluar nga 1 janari i vitit 2023.

Kryeministri Kovaçevski dhe ministri Besimi në konferencën për shtyp vlerësuan se reforma në sistemin tatimor është një nga gjërat më të vështira dhe jopopullore dhe se nuk ka zgjidhje ideale dhe se zgjidhet më e përshtatshme. Masat pritet të mundësojnë konsolidim në kohë krize, të ardhura të qëndrueshme dhe një jetë më të mirë për qytetarët. Ata theksuan se kasa e buxhetit do të menaxhohet me tatim të drejtë dhe paratë do të drejtohen atje ku është më e nevojshme.