U nënshkrua marrëveshja për shërbime më të lira të roamingut për vendet e Ballkanit Perëndimor me vendet e BE-së

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot, në kuadër të Samitit të Ballkanit Perëndimor – Bashkimi Evropian në Tiranë, bashkë me liderët e Ballkanit Perëndimor mori pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes për çmime më të ulëta të roaming-ut. Me këtë marrëveshje, nga viti i ardhshëm 2023 Republika e Maqedonisë së Veriut, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Kosova dhe Bosnja dhe Hercegovina do të kenë tarifa më të ulëta në roaming me vendet e Bashkimit Evropian. E njëjta marrëveshje, pas një periudhe të caktuar, parashikon heqjen e tërësishme të tarifave të roaming për vendet e Ballkanit Perëndimor me vendet evropiane.

Nënshkrimi i sotëm i marrëveshjes është një tjetër konfirmim i fortë i së ardhmes sonë evropiane dhe bashkëpunimit intensiv të vendeve të Ballkanit Perëndimor me vendet e BE-së.  Me këtë marrëveshje, prej sot, do të jemi më të lidhur me vendet e BE-së dhe do të mund më lehtë dhe më shpejtë të ecim drejt rrugës evropiane. Kjo marrëveshje mundëson lidhje më të madhe dhe përfitim praktik dhe ekonomik edhe për qytetarët edhe për biznesin.