Ballkani Perëndimor dhe BE-ja së bashku do të përballen me pasojat e krizës energjetike

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot mori pjesë në panel diskutimin e parë të Samitit të Ballkanit Perëndimor – Bashkimi Evropian në Tiranë. Ky panel sesion i është kushtuar krizës energjetike dhe pakos së mbështetjes energjetike që duhet të sigurojë stabilitet energjetik në Ballkanin Perëndimor, por edhe në përgjithësi në kontinentin evropian.

Në seancë, nga ana e të gjithë pjesëmarrësve në diskutim u theksua se stabiliteti energjetik i Ballkanit Perëndimor është po aq i rëndësishëm sa stabiliteti energjetik i BE-së. Liderët theksuan se të gjithë punojnë së bashku për të tejkaluar sfidat e krizës energjetike dhe se BE-ja do të jetë  bashkë me vendet e Ballkanit Perëndimor në zgjidhjen e të gjitha problemeve që lidhen me krizën energjetike.

Republika e Maqedonisë së Veriut në periudhën e kaluar me sukses është përballur me krizën energjetike dhe ka siguruar stabilitet energjetik të vendit, për të cilën janë vënë në funksion të plotë të gjitha kapacitetet e disponueshme  për prodhim të energjisë elektrike.

Republika e Maqedonisë së Veriut gjithashtu e zbaton  Strategjinë shumëvjeçare të Tranzicionit të Gjelbër, me të cilën investon në kapacitete të prodhimit  të energjisë nga burimet e ripërtërishme të energjisë dhe me plan afatgjatë siguron pavarësinë energjetike të vendit.