Korridori 8 hyn në Korridorin Evropian për Ballkanin Perëndimor-Mesdheun Lindor, si pjesë e rrjetit të korridoreve kryesore trans-evropiane

Vendimi i Komisionit Evropian për ta vendosur këtë propozim në rendin e ditës para Parlamentit Evropian dhe Këshillit të Ministrave është rezultat i iniciativave të vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Republikën e Maqedonisë së Veriut, Bullgarinë, Shqipërinë dhe Italinë.

Aktivitetet për fillimin me ndërtimin e projektit më të madh në infrastrukturën hekurudhore – ndërtimin e hekurudhës drejt Bullgarisë, qasjen e përbashkët të vendeve të rajonit si dhe nënshkrimi i deklaratës së Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë, Shqipërisë dhe Italisë për lidhje moderne Lindje – Perëndim ishte njohur nga ana e Këshillit të Ministrave të Transportit të Bashkimit Evropian.

“Planet strategjike për ndërtimin dhe modernizimin e këtij Korridori i prezantova edhe në Komisionin Evropian në Bruksel në kuadër të Këshillit të 6-të Ministror të Bashkësisë Transportuese, i cili u organizua nga komisionerja e BE-së për Transport, Adina-Joana Valean. Falënderim për Presidencën çeke, mbështetjes së fuqishme nga komisioneri i transportit Valean, ministrat e transportit nga rajoni dhe drejtori i Sekretariatit të Bashkësisë Transportuese, Matej Zakoshnjek të cilët dhanë argumente serioze për këtë vendim shumë domethënës”, theksoi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski.

Me këtë vendim, Korridori 8 transportues evropian si pjesë e Korridorit “Ballkani Perëndimor – Mesdheu Lindor” do të ofrojë vlerë të shtuar dhe mundësi për rritje më të fuqishme ekonomike të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.

Harta e rrjetit të ri të korridoreve evropiane