Тhirrje publike për mbështetje për botim dhe shpërndarje të medieve të shtypit për vitin 2022

Институција која огласува: 
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut
Рок на пријавување: 
20.12.2022

Në bazë të nenit 23 paragrafi 3 të Ligjit për Realizim të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2022 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” numër 287/21 dhe 164/22), Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut - Sekretariati i Përgjithshëm shpall, 

THIRRJE PUBLIKE 
për mbështetje për botim dhe shpërndarje të medieve të shtypit për vitin 2022

 

I. LËNDA
    Lëndë e kësaj Thirrjeje Publike është realizimi i mjeteve të përcaktuara në përputhje me Programin për mbështetjen e botimit dhe shpërndarjes së mediave të shtypit për vitin 2022 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 266/22) (në tekstin e mëtejmë: programi), pjesa I paragrafi (2).

II. TË DREJTË PËR PJESËMARRJE
    Të drejtën për pjesëmarrje në Thirrjen Publike kanë mediet e shtypit me karakter të përgjithshëm informativ, të cilat publikojnë përmbajtje me qëllim të informimit të vazhdueshëm të publikut për çështje aktuale politike, ekonomike, sociale dhe kulturore, të regjistruara në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

III. DOKUMENTACIONIN TË CILIN PJESËMARRËSI NË THIRRJEN PUBLIKE DUHET TA DORËZOJË
    Pjesëmarrësit e Thirrjes Publike për mbështetje për botimin dhe shpërndarjen e medieve të shtypit për vitin 2022 janë të detyruar të dorëzojnë:
•    Formular të plotësuar të kërkesës;
•    Dëshmi të dokumentuara për shpenzimet e bëra për botimin dhe dëshmi të dokumentuara për shpenzimet e bëra për shpërndarjen e medias së shtypit për vitin kalendarik 2021;
•    Vërtetim nga Drejtoria e të Ardhurave Publike për tatimet publike të paguara për vitin 2021, në përputhje me ligjin;
•    Vërtetim se nuk është hapur procedurë falimentimi, lëshuar nga organi kompetent;
•    Vërtetim se nuk është hapur procedurë likuidimi, lëshuar nga organi kompetent;
•    Vërtetim nga Regjistri i dënimeve për veprat e kryera penale të personave juridik se nuk i është shqiptuar dënim dytësor, ndalesë për pjesëmarrje në procedurat e Thirrjes Publike, dhënien e marrëveshjes për furnizim publik dhe marrëveshjeve për partneritetit publiko-privat;
•    Vërtetim nga Regjistri i dënimeve për veprat e kryera penale të personave juridik se nuk i është shqiptuar dënim dytësor, ndalesë e përkohshme ose e përhershme për kryerjen e veprimtarisë së caktuar;
•    Vërtetim që me aktgjykim fuqiplotë nuk i është shqiptuar sanksion kundërvajtës- ndalesë për kryerje të profesionit, veprimtarisë ose detyrës, përkatësisht ndalesë e përkohshme për kryerjen e veprimtarisë së caktuar;
•    Vërtetim për regjistrimin e medies së shtypit në Regjistrin e botuesve të medieve të shtypit nga Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele;
•    Deklaratë me shkrim të verifikuar nga noteri i personit përgjegjës të parashtruesit të kërkesës se media e shtypit ka botuar dhe shpërndarë në treg së paku tre vite deri në ditën e shpalljes së Thirrjes Publike dhe
•    Deklaratë me shkrim të verifikuar nga noteri i personit përgjegjës të parashtruesit të kërkesës se media e shtypit  tre vitet e fundit deri në ditën e shpalljes së Thirrjes Publike në vazhdimësi është shitur në treg.

    Ndaj kërkesës bashkëngjitet edhe deklaratë e verifikuar nga noteri se kërkuesi  nën përgjegjësinë morale, materiale dhe penale garanton për saktësinë dhe besueshmërinë e të dhënave të përmendura në kërkesë dhe për dokumentacionin e parashtruar.

IV.  MËNYRA E DORËZIMIT TË KËRESËS
    Formulari i plotësuar i kërkesës dorëzohet në një ekzemplar origjinal të verifikuar dhe nënshkruar nga ana e personit përgjegjës të subjektit së bashku me dokumentacionin e duhur në përputhje me pjesën e III-të të kësaj Thirrjeje Publike.
    Një shfrytëzues mund të parashtrojë vetëm një kërkesë për shfrytëzimin e mjeteve nga programi.
    Kërkesa me dokumentacionin e kompletuar dorëzohet në zarf të mbyllur përmes postës në adresën: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut- Sekretariati i Përgjithshëm, bul. Ilinden nr. 2, 1000 Shkup ose përmes dorëzimit në arkivin e Qeverisë çdo ditë pune prej orës 8:00 deri në orën 16:00.
    Në anën e përparme të zarfit në këndin e sipërm të majtë të shkruhet “MOS E HAP”, kurse poshtë tij “Për mbështetje për botimin dhe shpërndarjen e medieve të shtypit për vitin 2022”.
    Kërkesat të cilat nuk do ti përmbajnë të dhënat e kërkuara të kësaj Thirrjeje Publike, do të llogariten si të pakompletuara dhe nuk do të shqyrtohen.

V. AFATI I DORËZIMIT TË KËRKESËS
    Thirrja Publike do të zgjas shtatë ditë nga dita e shpalljes së saj në gazetat ditore, deri më 20.12.2022.

    Kërkesat që nuk do të dorëzohen në afatin e paraparë nuk do të shqyrtohen.

VI. PROCEDURA DHE KRITERE PËR ZGJEDHJEN E SHFRYTËZUESVE DHE MIRATIMI I KËRKESËS
    Procedurën për zgjedhjen e shfrytëzuesve të mjeteve në përputhje me programin e zbaton komisioni i formuar nga Sekretariati i Përgjithshëm, në bazë të kërkesave të dorëzuara dhe dokumentacionit të kompletuar, kurse në përputhje me kriteret e mëposhtme:
-    Mediet e shtypit të kenë të paguara tatimet publike për vitin kalendarik 2021;
-    Të mos kenë procedurë të hapur falimentimi;
-    Të mos kenë procedurë të hapur likuidimi;
-    Medies së shtypit të mos i është shqiptuar dënim dytësor, ndalesë për pjesëmarrje në procedurat për thirrje publike, dhënien e marrëveshjeve për furnizim publik dhe marrëveshjeve për partneritet publiko-privat;
-    Medies së shtypit të mos i është shqiptuar dënim dytësor, ndalesë e përkohshme ose e përhershme për kryerjen e veprimtarisë së caktuar;
-    Medies së shtypit të mos i është shqiptuar sanksion kundërvajtës, ndalesë për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrës, gjegjësisht ndalesë e përkohshme për kryerjen e veprimtarisë së caktuar;
-    Mediet e shtypit të jenë të regjistruara në Regjistrin e Botuesve të Medieve të Shtypit në Agjencinë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele;
-    Mediet e shtypit të kenë qenë të botuara dhe shpërndara në treg për të paktën tre vjet deri në ditën e shpalljes së Thirrjes Publike dhe
-    Mediet e shtypit tre vitet e fundit deri në ditën e shpalljes së Thirrjes Publike të jenë shitur në vazhdimësi në treg.
    Shuma e mbështetjes së miratuar do të definohet me marrëveshje të nënshkruar ndërmjet Sekretariatit të Përgjithshëm dhe shfrytëzuesve të përzgjedhur në bazë të Procesverbalit për vlerësim dhe Raportit të kërkesave të miratuara.

VII. SHUMA E MJETEVE FINANCIARE
    Mbështetja për botimin dhe shpërndarjen e medieve të shtypit do të bëhet nga mjetet e parapara në pjesën I paragrafi (2) të programit kështu që t'u ndahen medieve të shtypit që botohen në gjuhën maqedonase në vlerë deri në 50 % për shpenzimet e  bëra për botim dhe deri në 50% për shpenzimet e bëra për shpërndarje, kurse për mediet e shtypit që botohen në gjuhët e bashkësive etnike në shumë deri më 70% për shpenzimet e bëra për botim dhe në shumë deri më 70% për shpenzimet e bëra për shpërndarje, në përputhje me dëshmitë e dokumentuara të dorëzuara për vitin kalendarik 2021, e në varësi të numrit të kërkesave të parashtruara.

VIII. BASHKËNGJITJE TË THIRRJES PUBLIKE
    Kërkesa mund të sigurohet përmes faqes së internetit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut:

KËRKESË për mbështetje për botim dhe shpërndarje të e medieve të shtypit për vitin 2022

IX. INFORMACIONE PLOTËSUESE
    Për informacione plotësuese kërkuesit mund të drejtohen deri te Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në numrin e telefonit 02/3123 371.

 

Пропратни документи: