Qeveria e emëroi Zarko Milloshevskin për drejtor të ri të Agjencisë për Siguri Kombëtare

Qeveria në mbledhjen e sotme ka emëruar Zarko Milloshevskin për drejtor të ri të Agjencisë për Siguri Kombëtare.

Milloshevski në pozitën e drejtorit vjen nga pozita e ndihmës drejtorit të Departamentit për kontrolle të sigurisë dhe regjistrit të NATO-s në Agjencinë e Sigurisë Kombëtare, ku ka përvojë të mëparshme në menaxhimin, organizimin dhe koordinimin e Departamentit, si dhe në organizimin dhe menaxhimin e burimet e njësisë organizative për mbrojtjen e rregullimit kushtetues dhe kundërshtimin e terrorizmit.

Millosevski është profesionist shumëvjeçar, i përkushtuar, i besueshëm, i cili karrierën e tij në shërbimet e sigurisë e filloi në vitin 1997 në Drejtorinë e atëhershme për Siguri dhe Kundërzbulim në kuadër të MPB-së ,ndërsa ekspertiza e tij prej atëherë e deri më sot, kur është në Agjencinë për Siguri Kombëtare, është në fushën e luftës kundër ekstremizmit të dhunshëm, të mbrojtjes së rregullimit kushtetues, si dhe në fushën e kundërshtimit të terrorizmit.

Milloshevski zhvillimin e tij profesional e zhvillon që nga viti 1999 e deri më sot duke marrë pjesë në disa trajnime vendore të organizuara dhe të realizuara nga Njësia për Detyra Speciale në MPB dhe Byroja për Siguri Publike në MPB, si dhe në disa trajnime jashtë vendit të organizuara dhe zbatuara nga Departamenti i SHBA-ve, Departamenti i Drejtësisë i SHBA-ve, Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-ve, Byroja Federale e Hetimit të SHBA-ve, Shërbimi Diplomatik i Sigurisë së SHBA-ve dhe Shërbimi Kanadez i Sigurisë dhe Inteligjencës.