Shpalljes për emërimin e avokatit të shtetit në Avokaturën e Shtetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për rajonin e Prilepit

Институција која огласува: 
Qeveria të Republikës së Maqedonisë së Veriut
Рок на пријавување: 
06.02.2023

Në bazë të nenit 19 të Ligjit për Avokaturën e Shtetit (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 87/2007 dhe 104/2015), dhe në lidhje me Vendimin për përcaktimin e numrit të avokatëve të shtetit në Avokaturën e Shtetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 3/2008 dhe 215/2018 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 178/2019 dhe 187/2022), Qeveria të Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e mbajtur më 27 dhjetor 2022, solli

V E N D I M
për publikimin e Shpalljes për emërimin e avokatit të shtetit në Avokaturën e Shtetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut 
për rajonin e Prilepit

1. Shpallet emërimi i një avokati të shtetit në Avokaturën e Shtetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për rajonin e Prilepit.

2. Për avokat të shtetit në Avokaturën e Shtetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për rajonin e Prilepit mund të emërohet person i cili i plotëson këto kushte: të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, të jetë jurist i diplomuar me së paku pesë vjet përvojë pune juridike pas dhënies së provimit të jurisprudencës dhe të gëzojë reputacion për kryerjen e funksionit.

3. Kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e përcaktuara në nenin 20 të Ligjit për Avokaturën e Shtetit, fletëparaqitjen me dokumentet e nevojshme në origjinal ose kopje të noterizuar, duhet t'i dorëzojnë në arkivin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut ose me postë në adresë: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut Bul. “Ilinden” nr. 2, 1000 Shkup me shënimin: “ Për Shpalljen për emërimin e avokatit të shtetit në Avokaturën e Shtetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për rajonin e Prilepit”, në afat prej 15 ditësh nga dita e publikimit të shpalljes në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut” dhe në gazetat ditore “Slloboden Peçat”, “Nova Makedonija” dhe “Koha”.

4. Ky vendim do të publikohet në: “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut” dhe në gazetat ditore  “Slloboden Peçat”, “Nova Makedonija” dhe “Koha”.