Takim Osmani- Kyuchyuk

Në kuadër të vizitës së punës në Bruksel, Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani realizoi takim me Eurodeputetin dhe Raportuesin për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Europian, Ilhan Kyuchyuk.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për procesin aktual të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE dhe nevojës për shpejtim të eurointegrimeve për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Rrugëtimi europian pozitivisht do të ndikojë në konsolidimin ekonomik dhe demokratik të vendeve të rajonit.

Në takim u bisedua për aktualitetet e fundit në marëdhëniet midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, lidhur me sulmin fizik ndaj sekretarit të klubit bullgar në Ohër, Hristijan Pendikov.

Në atmosferën e përgjithshme në këtë periudhë sigurisht se nuk kountribojnë deklaratat provokative dhe fyese të një anëtari të Parlamentit Europian, theksoi Osmani, prandaj për të njëjtat janë janë dërguar tashmë reagime përkatëse zyrtare.

“E informova Eurodeputetin Kyuchyuk për përpjekjet për de-eskalim të retorikës së tensionuar në marrëdhëniet mes dy vendeve tona dhe nevojës për kthimin e dinamikës pozitive në marëdhëniet tona” tha Osmani. Theksoi se edhe Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria duhet të jenë të përkushtuar në intensifikimin e dialogut politik, me qëllim kthimin e besimit.