Kovaçevski: U ndihmojmë kompanive të vogla të zhvillohen dhe rriten dhe të kontribuojnë në zhvillimin e ekonomisë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe drejtoresha e Drejtorisë për të Hyra Publike, Sanja Llukarevska, sot vizituan kompaninë “Galenius”, e cila ka përvojë të madhe në prodhimin e produkteve dietike dhe farmaceutike.

Duke përdorur Programin IPARD, kompania ngriti cilësinë dhe standardet gjatë punës së saj, por edhe konkurrencën e tregjeve, si në vend ashtu edhe jashtë vendit.

Kjo kompani është kompani mbrojtëse, në të cilën ka të punësuar persona me aftësi të kufizuara.

Prandaj e njëjta është e liruar  nga pagesa e  tatimit mbi fitimin dhe merr rimbursim të kontributeve.

Qeveria përmes mundësive të tilla ligjore, mundëson punësim më të madh të personave me aftësi të kufizuara dhe në të njëjtën kohë u ndihmon këtyre qytetarëve që të përfshihen në tregut të punës dhe të kenë pavarësinë e tyre ekonomike dhe sociale.

Qeveria me politikat dhe strategjitë e saj është e orientuar drejt  zhvillimit ekonomik të shoqërisë.

Nëpërmjet masave, subvencioneve dhe projekteve konkrete, krijojmë kushte për hapjen e vendeve të reja të punës, ndihmojmë dhe mundësojmë që kompanitë të rriten në vend dhe të jenë konkurruese në tregjet ndërkombëtare, në Evropë dhe në botë.