Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, pas përfundimit të dialogut ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, i cili u mbajt në Ohër nën patronatin e Bashkimit Evropian, ka përgëzuar Presidentin Vuçiq dhe Kryeministrin Kurti për guximin dhe vizionin dhe ju uroi përparim të gjithë qytetarëve të Serbisë dhe Kosovës në rrugën drejt BE-së.
Në vazhdim fjalimi integral i Kryeministrit Kovaçevski:
„Të nderuara media,
E përshëndes pajtueshmërinë e arritur për zbatimin e Marrëveshjes për udhërrëfyesin drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila do të jetë pjesë integrale dhe obliguese e rrugës evropiane për të dyja palët.
Сметам дека денешната согласност за имплементацијата на Анексот на Договорот, вклучително и согласноста за целосна имплементација на обврските од претходните договори од Дијалогот е значајно постигнување.
Paqja, pajtimi dhe zhvillimi ekonomik janë parakushtet kryesore për progres të përshpejtuar për gjithë Ballkanin Perëndimor drejt BE-së
Jam krenar dhe i lumtur që në emër të qytetarëve tanë, me ekipin tim isha nikoqir në këtë proces të rëndësishëm negociues nën patronazhin e Bashkimit Evropian dhe me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me të cilën u konfirmua angazhimi im personal se Ballkani Perëndimor përket në Bashkimit Evropian.
Dua ti përgëzoj Presidentin Vuçiq dhe Kryeministrin Kurti për guximin dhe vizionin e tyre, si dhe të gjithë qytetarëve të Serbisë dhe Kosovës ju uroj përparim dhe sukses në rrugën e tyre drejt BE-së.
Maqedonia e Veriut do të jetë gjithmonë mike e të gjitha vendeve fqinje dhe do të vazhdojmë në rrugën e integrimeve evropiane dhe dialogut strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ju falemnderit."