Shpallje nr. 04/2023 për emërimin e Avokatit të Shtetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Institucion: 
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut
Рок на пријавување: 
08.04.2023

Në bazë të nenit 18 paragrafi 1, nenit 19 dhe nenit 20 paragrafit 1 të Ligjit për Avokaturën e Shtetit (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 87/2007 dhe 104/2015), Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut publikon

SHPALLJE Nr. 04/2023
për emërimin e Avokatit të Shtetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut

1. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me propozim të ministrit të Drejtësisë, do të emërojë Avokatin e Shtetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për periudhë gjashtëvjeçare, me të drejtë rizgjedhjeje.

2. Për Avokat të Shtetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut mund të emërohet personi i cili i plotëson kushtet në vijim:
     - të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut;
     - të jetë jurist i diplomuar me së paku tetë vjet përvojë pune juridike pas dhënies së provimit të jurisprudencës dhe 
     - të gëzojë reputacion për kryerjen e funksionit

3. Funksioni avokat i shtetit është i papajtueshëm me kryerjen e funksionit dhe profesionit tjetër publik.

4. Me fletëparaqitjen kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin e mëposhtëm:
     1) Fletëparaqitje të shpalljes;
     2)  Biografi të shkurtër;
     3)  Letër Motivuese;
     4)  Çertifikatë të Shtetësisë 
     5 ) Diplomë ose Vërtetim për arsimin e lartë të kryer me të paktën 240 kredi sipas SETK ose të kryer  shkallën VII/1 të arsimit të lartë – jurist i diplomuar
     6) Vërtetim për dhënien e provimit të jurisprudencës;
     7) Kontroll i evidentuar në Agjencinë e Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në Fondin e Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut si përvojë pune, dëshmi se ka përvojë pune në punët juridike më së paku tetë vjet pas dhënies së provimit të jurisprudencës;
     8) Dëshmi se gëzon reputacion për kryerjen e funksionit.

5. Dokumentet nga pika  4 duhet të parashtrohen në origjinal ose kopje të noterizuar dhe të njëjtat të dorëzohen në arkivin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut ose me postë në adresën: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut bul .  “Ilinden” nr. 2, 1000 Shkup me shënimin: “ Për shpalljen për emërimin e Avokatit të Shtetit të Republikës së Maqedonisë së Veriu”

6. Koeficienti i llogaritjes së pagës : është përcaktuar në përputhje me Vendimin për përcaktimin e koeficientit për llogaritjen e pagave për funksionarët të cilat i emëron Qeveria e Republikës së Maqedonisë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”nr. 53/2005, 71/2005, 2/2006, 8/2006, 46/2006, 18/2007, 94/2007, 103/2007, 126/2007, 138/2007, 39/2008, 137/2008, 154/2008, 63/2009, 76/2009, 144/2009, 39/2010, 63/2010, 158/2010, 5/2011, 75/2011, 133/2011, 70/2012, 82/2012, 161/2012, 172/2013, 16/2014, 21/2014, 99/2014, 116/2014, 152/2015, 161/2015, 218/2015, 19/2016, 71/2016, 189/2016, 126/2017, 102/2018, 108/2018, 209/2018, 234/2018 dhe  “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut ”nr 73/2019, 139/2019, 147/2019, 262/2019, 278/2019, 26/2020, 29/2020, 237/2020, 245/2020, 101/2021, 152/2021, 38/2022, 102/2022, 168/2022 dhe 213/2022).

7. Afati për paraqitjen e kandidatëve të interesuar është 15 ditë, llogaritur ditën e publikimit të shpalljes në gazetat publike.

8. Shpallja do të publikohet në faqen e internetit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. 

9. Fletëparaqitja e paplotësuar dhe jo e plotë si dhe dokumentacioni i pakompletuar dhe dokumentacioni i dorëzuar pas skadimit të afatit për aplikim nuk do të shqyrtohet.