Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka dërguar urim deri te qytetarët e SHBA-ve, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në mesazhin e urimit, Kryeministri Kovaçevski theksoi se SHBA-të janë partneri ynë strategjik, përkrahja e të cilëve është jashtëzakonisht e rëndësishme për përparimin e vendit tonë.
Në vazhdim ua përcjellim urimin integral të Kryeministrit:
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partneri ynë strategjik, mbështetjen e të cilit në të gjitha sfidat nga pavarësia e deri më sot, duke përfshirë mbështetjen pa mëdyshje për procesin e eurointegrimeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e vlerësojmë jashtëzakonisht shumë.
Përkushtimi i përbashkët për demokracinë, për lirinë, barazinë, respektimin e të drejtave të njeriut, për ndërtimin e shoqërive të fuqishme demokratike është baza mbi të cilën miqësia dhe partneriteti ynë do të vazhdojë të zhvillohet dhe përforcohet politikisht dhe ekonomikisht, por edhe të bashkuar në anën e duhur si aleatë në NATO”, thuhet në urimin e Kryeministrit Kovaçevski.
Kontributi i SHBA-ve është i madh në pjesën e intensifikimit të procesit reformues për demokratizimin e mëtejshëm të shoqërisë sonë, sundimin e së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe krimit, që është një inkurajim i rëndësishëm në procesin e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE.