Thirrje publike nr.03/2023 për aplikimin e personave të interesuar për emërimin e 4 (katër) anëtarëve të Bordit  Drejtues të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore

Institucion: 
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut
Рок на пријавување: 
25.09.2023

Në bazë të nenit 17, nenit 17-a paragrafi 1 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 38/96, 6/2002, 40/2003, 49/2006, 22/2007, 83 /2009, 97/2010, 6/2012, 119/2013, 41/2014, 138/2014, 25/2015, 61/2015, 39/2016, 64/2018, 35/2019 dhe “Gazeta  Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 275/2019, 89/2022 dhe 274/2022), neni 17 dhe neni 17-a i Statutit të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore nr. 02-211/4  datë 11.1.2013, nr. 02-227/11, datë 4.2.2015, nr. 02-2397/9, datë 12.3.2015, nr. 02-2684/6 datë 14.3.2016, nr. 02-11882/11 datë 8.11.2018, nr. 02-9336/6 datë 29.8.2019 dhe nr. 02-11378/5  datë 11.11.2022 dhe Rregulloren për formën dhe përmbajtjen e Thirrjes Publike, mënyrën e paraqitjes së fletëparaqitjes, formularët e regjistrimit, mënyrën e pikëzimit dhe përzgjedhjen e kandidatëve dhe çështje tjera lidhur me zbatimin e procedurës për emërimin dhe shkarkimin e anëtarëve të bordit drejtues, përkatësisht mbikëqyrës të Ndërmarrjeve Publike (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 283/2022), Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut publikon:
T H I R R J E    P U B L I K E  nr.03/2023
për aplikimin e personave të interesuar për emërimin e 4 (katër) anëtarëve të Bordit 
Drejtues të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore

  1. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me propozim të Sekretarit të Përgjithshëm, publikon Thirrje Publike për aplikimin e personave të interesuar për emërimin e 4 (katër) anëtarëve të Bordit Drejtues të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, me mandat katër vjeçar, me të drejtë edhe për një mandat tjetër.
  2. Emri i Ndërmarrjes Publike: Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore
  3. Shifra dhe veprimtaria e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore sipas Klasifikimit Nacional të Veprimtarive (KNV) është:
    • 42.11- Ndërtimi i rrugëve dhe autostradave.
  4. Kompetencat e Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore janë:
    • Menaxhimi i rrugëve shtetërore;
    • Propozimi i programit pesëvjeçar për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve shtetërore;
    • Vëzhgimi dhe kontrolli i vazhdueshëm i gjendjeve të rrugëve shtetërore
    • Marrja e masave për shfrytëzimin racional të mjeteve të destinuara për rrugët shtetërore;
    • Kryerja e punimeve investuese në fushën e rrugëve shtetërore;
    • Pagesa e kompensimeve për shfrytëzimin e rrugëve publike;
    • Huazime nga institucionet financiare vendase dhe të huaja;
    • Organizimi i përpunimit së studimeve dhe projekteve për ndërtim, rikonstruim, rehabilitim, mirëmbajtje, mbrojtje dhe pagesa e taksës me të drejtë të njëjtët t’ia lëshoj personave fizik dhe juridik në përputhje me ligjin;
    • Dhënia e kryerjes së punimeve për ndërtim, rikonstruim, rehabilitim dhe mirëmbajtje të rrugëve shtetërore personave juridik në përputhje me ligjin.;
    • Propozimi i vendimit për fillimin e procedurës për dhënien e koncesionit dhe/ose llojeve tjera të partneritetit publiko-privat;
    • Lëshimin e lejeve, miratimeve dhe mendimeve në përputhje me ligjin për Rrugët Publike;
    • Organizimi i aktiviteteve lidhur me kryerjen e  numërimit të trafikut, mbrojtjen e rrugëve shtetërore, kadastrën e rrugëve shtetërore dhe formimin e bazave të nevojshme të të dhënave;
    • Zbatimi dhe përdorimi i sistemit për menaxhimin e mirëmbajtjes së korsisë PMS dhe sistemi i menaxhimit për  mirëmbajtjen e  urave (BMS);
    • Mbështetje për ndërtim, rikonstruim dhe rehabilitim të rrugëve që nuk janë rrugë shtetërore, në bazë të detyrimeve që dalin nga ligji.
  5. Ueb faqja e internetit e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore www.roads.org.mk
  6. Për anëtar të Bordit Drejtues të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore mund të emërohet personi i cili i plotëson kushtet në vijim:
    • është shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut,
    • të ketë marrë së paku 240 kredite sipas SETK ose të  përfunduar shkallën VII/1 të arsimit; 
    • në momentin e emërimit me aktgjykim të plotfuqishëm nuk i është shqiptuar dënim ose sanksion kundërvajtës, ndalesë për ushtrimin e profesionit, veprimtarisë ose detyrës,
      • dy anëtarë të bordit drejtues duhet të kenë së paku pesë vjet përvojë pune në fushën e veprimtarisë së ndërmarrjeve publike (në përputhje me Klasifikimin Nacional të Veprimtarive e publikuar nga ana e Entit Shtetëror të Statistikës),
      • të paktën një anëtar i bordit drejtues duhet të ketë së paku tre vjet përvojë pune në fushën e çështjeve financiare,
      • së paku një anëtar i bordit drejtues duhet të ketë së paku tre vjet përvojë pune në fushën e çështjeve juridike dhe
      • të paktën një anëtar i bordit drejtues duhet të ketë së paku tre vjet përvojë pune në fushën e shkencave teknike.
  7. Me fletëparaqitjen kandidatët detyrimisht duhet ta dorëzojnë dokumentacionin në vijim:
    • Fletëparaqitje për regjistrim;
    • Biografi të shkurtër;
    • Letër interesi/motivimi për pozitën për të cilën aplikon; 
    • Certifikatë të shtetësisë; 
    • Certifikatë ose diplomë për arsimin e lartë të kryer më së paku 240 kredite të marra sipas SETK ose të përfunduar shkallën VII/1 të arsimit, adekuate për vendin për të cilin aplikon;
    • Vërtetim se në momentin e emërimit me aktgjykim të plotfuqishëm nuk i është shqiptuar dënim ose sanksion kundërvajtës, ndalesë për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrës;
    • Histori të punësimit nga Agjencia e Punësimit të  Republikës së Maqedonisë së Veriut me stash të evidentuar;
    • Deklaratë e noterizuar se kandidati me përgjegjësi të plotë morale, materiale dhe penale vërteton për saktësinë dhe besueshmërinë e të dhënave në fletëparaqitje dhe doku-mentacionin e parashtruar.
    • Certifikatat, licencat, vërtetime, diploma të lëshuara nga autorizuesit përkatësisht institucionet e akredituara, për lëshimin e tyre në përputhje me ligjin për pozicionin e kërkuar.
  8. Dokumentet nga pika 7 duhet të parashtrohen në origjinal ose kopje të noterizuar dhe të njëjtat të dorëzohen në arkivin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut ose me postë në adresën: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut bul. “Ilinden” nr. 2, 1000 Shkup me shënimin: “Për Thirrjen Publike Nr. 03/2023 për aplikimin e personave të interesuar për emërimin e 4 (katër) anëtarëve të Bordit Drejtues të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore”
  9. Anëtarët e Bordit drejtues të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore i emëron, pëkatësisht i shkarkon themeluesi i Ndërmarrjes Publike - Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
  10. Anëtari i Bordit drejtues të Ndërmarrje Publike nuk mund të ketë interesa personale, nëpërmjet personit të tretë ose në çfarëdo baze në ndërmarrje ose shoqëri tregtare që është në  marrëdhënie afariste me ndërmarrjen publike, të cilat mund të kenë çfarëdolloj ndikimi në pavarësinë dhe paanshmërinë e tij në vendimmarrje në ndërmarrjen publike. Secili anëtar i Bordit drejtues është i detyruar të paralajmërojë themeluesin për ekzistimin e interesit të tillë në mesin e një ose më shumë anëtarëve të Bordit drejtues.
  11. Të papajtueshme janë funksioni  kryetar dhe  anëtar të Bordit drejtues të ndërmarrjes publike me funksionet kryetar dhe anëtarë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
  12. Detyrat e punës, përgjegjësitë dhe detyrimet e anëtarëve të Bordit drejtues janë përcaktuar në përputhje me Ligjin për Ndërmarrjet Publike, Statutin e Ndërmarrjes Publike dhe Rregulloren e Punës së Bordit drejtues.
  13. Bordi drejtues në seancën e parë nga radhët e tij zgjedh kryetarin dhe zëvendëskryetarin.
  14. Anëtarët e Bordit drejtues të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore marrin kompensim për punën dhe anëtarësimin e tyre në Bordin drejtues, edhe atë: kryetari: 18.000,00 denarë, zëvendëskryetari: 17.000,00 denarë dhe anëtari: 15.000,00 denarë.
  15. Afati për paraqitjen e kandidatëve të interesuar është 10 ditë punë, llogaritur ditën e publikimit të Thirrjes Publike.
  16. Thirrja do të publikohet në faqen e internetit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në faqen e internetit të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore www.roads.org.mk
  17. Afati i fundit për aplikim është 25.9.2023
  18. Procedurën e përzgjedhjes së kandidatëve për anëtarë të Bordit Drejtues të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore do ta zbatojë Komisioni për Burime Njerëzore dhe Zhvillim të Qëndrueshëm të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe e njëjta përbëhet nga dy faza edhe atë: Faza 1 – përzgjedhja administrative dhe Faza 2 – intervista. Për kandidatët të cilët gjatë përzgjedhjes administrative konstatohen se nuk i plotësojnë kushtet e përcaktuara të thirrjes publike ose nuk kanë dorëzuar dëshmi të nevojshme, procedura e përzgjedhjes përfundon. Përzgjedhja administrative përfundon më së voni  15 ditë pas skadimit të afatit për regjistrimin e kandidatëve në thirrjen publike. Komisioni, më së voni  dhjetë ditë nga dita e përfundimit të përzgjedhjes administrative, kryen intervistë me kandidatët që kaluan me sukses përzgjedhjen administrative. Mënyra e pikëve për secilën nga fazat e përzgjedhjes është përcaktuar në përputhje me Rregulloren për formën dhe përmbajtjen e thirrjes publike, mënyrën e parashtresës së fletëparaqitjes, formularët e aplikimit, mënyrën e pikëzimit dhe përzgjedhjes së kandidatëve dhe çështje  tjera lidhur me zbatimin e procedurës për emërimin dhe shkarkimin e anëtarëve  drejtues, përkatësisht të Këshillit Mbikëqyrës të Ndërmarrjeve Publike (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 283/2022).
  19. Data, koha dhe vendi i saktë i intervistës publikohen në faqen e internetit të themeluesit të Ndërmarrjes Publike.
  20. Fletëparaqitja e paplotësuar dhe jo e plotë si dhe dokumentacioni i pakompletuar dhe dokumentacioni i dorëzuar pas skadimit të afatit për aplikim nuk do të shqyrtohet.