Shpallje publike nr. 17/2023 për zgjedhjen e Drejtorit të Drejtorisë së Doganave

Институција која огласува: 
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut
Рок на пријавување: 
25.11.2023

Në bazë të nenit 6  të Ligjit të Drejtorisë së Doganave  (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. бр.46/2004, 81/2005, 107/2007, 103/2008, 64/2009, 105/2009, 48/2010, 53/2011, 113/2012, 43/2014, 167/2014, 33/2015, 61/2015, 129/2015, 23/2016, 120/2018, 248/2018 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut “ nr.122/2021), Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut publikon

SHPALLJE PUBLIKE nr. 17/2023
për zgjedhjen e Drejtorit të Drejtorisë së Doganave

1. Qeveria e Republikës së Maqedonisë  së Veriut  me propozim  të ministrit të Financave do të emërojë drejtor të Drejtorisë së Doganave.    

2. Për drejtor të Drejtorisë së Doganave mund të emërohet personi i cili i plotëson këto kushte:
     1) të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut,
     2) në momentin e emërimit të mos jetë dënuar me aktgjykim fuqiplotë nuk i është shqiptuar dënim ose sanksion kundërvajtës ndalesë për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrës.
     3) të ketë fituar  së paku 240 kredi SETK ose shkallën VII/1 të përfunduar të arsimit,
     4)  të ketë të paktën pesë vjet përvojë pune, 
     5) Të posedojë një nga certifikatat e mëposhtme të pranuara ndërkombëtarisht apo vërtetim për njohjen aktive të gjuhës angleze, jo më të vjetër se pesë vjet:
          - TOEFL  IBT së paku 74 pikë, 
          - IELTS (ILETS) të paktën 6 pikë, 
          - ILEC (ILEC)(CambridgeEnglish: Legal) -së paku  nivelin B2 (B2), 
          - FCE (FCE) (CambridgeEnglish: First)-të kaluar
          - BULATS (BULATS)- së paku 60 pikë ose
          - APTIS (APTIS) së paku nivelin B2.

3.  Për drejtor të Drejtorisë së Doganave mund të emërohet personi i cili përveç kushteve të dhëna në pikën 2 nga shpallja, duhet t’i plotësojë dhe kriteret shtesë të cilat janë të dhëna në aplikacionin e disponueshëm në linkun e mëposhtëm: 

https://vlada.mk/sites/default/files/dokumenti/prijava_za_oglas_1.pdf  ,
https://vlada.mk/sites/default/files/dokumenti/struktura_na_dopolnitelni_dokumenti_1.docx 

4. Me fletëparaqitjen kandidatët duhet ta dorëzojnë dokumentacionin e mëposhtëm: 
     1). Aplikim pas shpalljes;
     2). Biografi e shkurtër; 
     3). Letër motivuese;
     4). Planin dhe programin e punës së ardhshme; 
     5). Certifikatë e shtetësisë; 
     6). Vërtetimin se në momentin e emërimit me aktgjykim fuqiplotë nuk i është shqiptuar ndalesë ose sanksion kundërvajtës ndalesë të kryerjes së profesionit, veprimtarisë apo detyrës.
     7). Diplomë për kryerjen e arsimit të lartë me të paktën 240 kredi të fituara sipas SETK ose të ketë përfunduar arsimin e shkallës VII/1;
     8). Dëshmi që ka së paku pesë vjet përvojë pune ;
     9). Certifikatë të njohur ndërkombëtarisht ose certifikatë për njohjen aktive të gjuhës angleze jo më e vjetër se pesë vjet:

      - TOEFEL  IBT së paku74 pikë,
      - IELTS (IELTS) - së paku 6 pikë,                                        
      - ILEC (ILEC) (Cambridge English: Legal) – së paku nivelin B2  (B2),
      - FCE (FCE) (Cambridge English: First) – të kaluar,
      - BULATS (BULATS) – së paku 60 pikë ose
      - APTIS  (АPTIS) - së paku nivelin B2 (B2);

5. Dokumentet nga pika  4 duhet të parashtrohen në origjinal ose kopje të noterizuar dhe të njëjtat të dorëzohen në Arkivin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut ose me postë në adresën: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut Bul. ,,Ilinden” nr. 2, 1000 Shkup me shënimin: “Për Shpalljen Publike për zgjedhjen e drejtorit të Drejtorisë së Doganave”

6. Dokumentet e kërkuara nuk i zëvendësojnë format ekzistuese të përcaktuara me aktet ligjore dhe nënligjore në kompetencë të MSHIA-së dhe ligjet e veçanta që i përcaktojnë kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për zgjedhje/emërim.

7. Dokumentet e kërkuara mund të jenë publike (në faqen e internetit) të Institucionit për kandidatin/en që janë zgjedhur/emëruar dhe në funksion të transparencës dhe monitorimit të përmbushjes së të njëjtave nga ana e  autoriteteve mbikëqyrëse (Qeveria, Kuvendi, Bordet Mbikëqyrëse dhe trupa  të ngjashëm).

8. Koeficienti për llogaritjen e pagës: është përcaktuar në përputhje  me Vendimin për përcaktimin e koeficientëve për llogaritjen e pagës së zyrtarëve të cilët  i emëron Qeveria e Republikës së Maqedonisë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 53/2005, 71/2005, 2/2006, 8/2006, 46/2006, 18/2007, 94/2007, 103/2007, 126/2007, 138/2007, 39/2008, 39/2007/2008, 39/2008, 2008 /2009, 76/2009, 144 / 2009, 39/2010, 63/2010, 158/2010, 5/2011, 75/2011, 133/2011, 70/2012, 82/2012, 82/2012, 82/2011 , 16/2014, 21/2014, 99/2014, 116/2014, 152/2015, 161/2015, 218/2015, 19/2016, 71/2016, 189/2016, 126/2017, 102/2018, 108 /2018, 209/2018 dhe 234 /2018 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 73/2019, 139/2019, 147/2019, 262/2019, 278/2019, 26/20 2020, 237/2020, 245/2020, 101/2021, 152/2021, 38/2022, 102/2022, 168/2022, 213/2022 dhe 78/2023).

9. Afati për paraqitjen e kandidatëve të interesuar është 5 (pesë) ditë, llogaritur ditën e publikimit të shpalljes publike në shtypin ditor.

10. Shpallja do të publikohet në faqen e internetit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

11. Fletëparaqitja e paplotësuar dhe jo e plotë si dhe dokumentacioni i pakompletuar dhe dokumentacioni i dorëzuar pas skadimit të afatit për aplikim nuk do të shqyrtohet.