Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për komentimin lidhur me ngjarjet e djeshme, me përdhosjen e flamurit, deklaroi se e dënon ashpër dhe se paraqet akt agresioni.
“E dënoj ashpër. Megjithatë, paraqet një akt agresioni, diçka që ne paralajmëruam se do të ndodhte, se përpjekje të tilla për të përshkallëzuar ngjarjet dhe për të krijuar tensione etnike, do të ketë dhe do të ketë edhe në të ardhmen. Nëse mendoni se ky do të jetë një rast i izoluar, nuk do të jetë. Prisni që të ketë edhe në të ardhmen, sepse siç u afrohet por me siguri kriminelëve dhe si drejtësia troket në dyert e tyre, ata do të bëhen më nervozë, më të padurueshëm dhe e vetmja mënyrë për të mbrojtur kapitalin e tyre të fituar në mënyrë kriminale, është pikërisht kështu duke manipuluar dhe shkaktuar incidente të këtij lloji.
Përgëzoj reagimin me kohë, të matur shtetëror të MPB-së, Byrosë për Siguri Publike, SPB Shkup, pjesëtarët e MPB-së, të cilët nuk lejuan përshkallëzimin, por në të njëjtën kohë reaguan në drejtim të ndalimit të personave që, siç thatë ju, përdhosën flamurin kombëtar maqedonas dhe tashmë janë të arrestuar. Ata pritet të dalin para gjyqtarit gjatë ditës. Nga ato që kam si informacion, mendoj se është bërë e ditur nga ministri i Punëve të Brendshme, ata do të akuzohen sipas nenit 319 të Kodit Penal, ku dënimi me burgim me kusht është minimalisht një, maksimumi pesë vjet, për shkaktim të urrejtjes racore e kështu me radhë dhe rrezikimin e simboleve shtetërore dhe fyerjen e dinjitetit të qytetarëve dhe shtetit etj. Është një nen pak më i gjatë, thotë ai.
Kryeministri Mickoski tha se kushdo që e shkel ligjin dhe Kushtetutën do të mbajë përgjegjësi.
Apeloj deri te qytetarët maqedonas për maturi. Apeloj që të mos lejojmë që këto incidente të shkaktojnë ndjenja negative, sepse ky është një grup i vogël i izoluar i manipuluar i atyre që mbrojnë milionat e tyre, dhe atyre që janë viktima të mundshme të këtyre kriminelëve politikë dhe banditëve, dua t'i paralajmëroj se nuk do të ketë mëshirë për askënd. Kushdo që shkel ligjin dhe Kushtetutën do të mbajë përgjegjësi. Dhe nëse mendojnë se janë të paprekshëm dhe nëse mendojnë se kjo që po themi nuk është e vërtetë, mendoj se do të zhgënjehen shumë dhe do të jenë dëshmitarë që në tentativën e parë për ata që u arrestuan dje, si dhe ata që gjatë ditës dhe ditëve në vijim dhe për të cilët ka prova për një krim apo kundërvajtje do të arrestohen, do të sillen para gjykatësit hetues, është i vendosur Kryeministri Mickoski.
Po e përsëris, u bëj thirrje qytetarëve maqedonas, pa dallim etnie, që të mos lejojnë që këto grupe kriminale, me të cilët janë ende thellë në moçalin e tyre politike dhe kanë qenë shtatë vjet në pushtet, të mos lejojmë që ta destabilizojnë atdheun tonë të përbashkët, Maqedoninë, dhe ne si Qeveri garantojmë siguri, veprim të matur të Ministrisë së Punëve të Brendshme, siç ishte dje dhe sjellje në interes të mbrojtjes së shtetit.
Ata u paralajmëruan për këtë se do të ndodhte dje, sepse kishim informacionet dhe partnerët tanë strategjikë dhe anëtarët e bashkësisë ndërkombëtare. Gjithashtu mëngjesin e sotëm së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë i informuam për zhvillimet, provat, partnerët tanë strategjikë në vend, por edhe jashtë, se çfarë po ndodhte, çfarë informacioni kemi dhe çfarë presim të ndodhë në periudhën në vijim. Por të jeni të sigurt se Qeveria e Maqedonisë do t'i përgjigjet ashpër të gjitha provokacioneve dhe përpjekjeve për të destabilizuar paqen dhe sigurinë e shtetit”, theksoi Kryeministri Mickoski.
Lidhur me pyetjen se ka prova dhe indikacione, se partitë politike qëndrojnë prapa nisjes së këtyre incidenteve dhe ato janë motivuesit kryesorë të këtyre grupeve, siç thatë se shkaktohen incidente të tilla, Kryeministri shpjegoi:
“Të gjitha provat që kemi në dispozicion dhe kemi pasur u janë dorëzuar partnerëve tanë, por në të njëjtën kohë ato do të jenë prova në proceset gjyqësore dhe në periudhën në vijim. Mendoj se nuk do të mbetet vetëm me këta tetë të arrestuar”, tha Kryeministri dhe shtoi:
“Kam qenë shumë i saktë në deklaratën time dhe u kam bërë thirrje të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie, maqedonas, shqiptarë, absolutisht të gjithë ne në këtë moment kemi nevojë për maturi dhe paqe, dhe kushdo që ka shkelur ligjin dhe Kushtetutën do të mbajë përgjegjësi”, u përgjigj Kryeministri Mickoski.