Festimi i figurës dhe veprës së Shën Klimentit të Ohrit - njëri nga themeluesit e shkrim-leximit dhe letërsisë sllave, shkencëtar, shkrimtar, arsimtar dhe ipeshkvi i parë sllav dhe themelues i Shkollës Letrare të Ohrit më mirë i njohur si Universiteti i Parë Sllav, është një përkujtim që vizioni i tij, por edhe i mësuesve të tij, shenjtorëve Kiril dhe Metodi, për arsimin dhe shkrim-leximin, përkatësisht për ndërtimin e një bote më prosperitare duhet të mbetet i ngulitur në themelet mbi të cilat mbijeton qytetërimi.
Misioni dhe vepra e Shën Kliment të Ohrit duhet të vazhdojë të mbetet filli që na bashkon, por në të njëjtën kohë mësim dhe amanet se ruajtja e traditës është obligim, mbi të gjitha, për hir të brezave që do të vijnë.
Gëzuar festën dhe qoftë i përjetshëm kujtimi i Shën Klimentit të Ohrit dhe vepra e tij.