Mickoski: Lufta kundër krimit do të vazhdojë, në periudhën që vijon po punohet në dhjetëra raste si KXE Manastir dhe Osllomej

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske lidhur me aksionin e autoriteteve në KXE Manastir dhe se a do të vazhdojë kjo mënyrë e trajtimit të luftimit, deklaroi:  

“Nuk është vetëm KXE Manastir sa di unë edhe Osllomej, këtu në afërsi të Kërçovës, është përfshirë në këtë aksion. Po, do të vazhdojë. Ne thamë, me kujdes, nuk do ta shndërrojmë këtë në një spektakël. Do të vazhdojë, siç e shihni, po i përmbahemi asaj që kemi thënë. Kur të sigurohen prova dhe dyshime të bazuara për vepra kriminale, Ministria e Punëve të Brendshme, së bashku me Prokurorinë e ndrojtur, do të ndërmarrin aksione.

Ky aksion u realizua para disa ditësh, për të cilin po flisni ju. Të dyshuar janë 23 persona dhe 2 subjekte juridike. Në periudhën që vijon po punohet në dhjetëra raste dhe qytetarët e vendit do ta kenë të qartë se çfarë ka ndodhur gjatë viteve të kaluara. Nuk do të ndodhë si në të kaluarën, ku gjatë mesnatës apo herët në mëngjes, njësitë speciale hynin të armatosura deri në dhëmbë në shtëpitë e personave të dyshuar, duke u regjistruar me kamera dhe duke bërë spektakël nga gjithçka. Nuk do të jetë kështu.

Do të ndodhë përmes kumtesave dhe më pas, përmes një procesi gjyqësor të drejtë dhe transparent, pres që secili të dëshmojë fajësinë ose pafajësinë e tij në gjithë rastin. Prandaj, në periudhën që vijon, mendoj se bazuar në informacionet që kemi, presim dhjetëra raste të ngjashme,” deklaroi kryetari i Qeverisë Mickoski.