Kryeministri Zaev për televizion “Klan” : Plani i ndërhyrjes për investime, 2021 – 2027 janë investime reale, që nënkupton jetë për qytetarët

 Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në intervistën për televizionin “Klan”  theksoi se projektet nga Plani ndërhyrjes për investime 2021-2027 janë investime reale, që nënkupton jetë për qytetarët, duke theksuar më pas se vërejtjet nga ana  opozitës se këto janë premtime boshe janë të pabazuara dhe tendencioze.

"Ne kemi letra, dokumente, kemi arritur një fazë të caktuar, është marrë një vendim një Qeveria për të miratuar të gjitha ato projekte dhe institucioneve u janë dhënë detyrime të hyjnë në finalizimin e dokumenteve ligjore për të filluar realizimin e investimeve të tilla", theksoi Kryeministri  Zaev dhe potencoi se bëhet fjal për një proces që ka filluar për një kohë të gjatë, por që tani janë krijuar kushtet që ai të bëhet i ditur para publikut  publik.

Në atë kontekst, Kryeministri Zaev në televizionin "Klan" njoftoi projektin kapital për revitalizimin e “Kodrës së Diellit” që do të thotë zhvillim për rajonin dhe deklaroi se investitori i huaj do të njoftojë më shumë detaje rreth projektit.

Kryetari i Qeverisë Zaev tha se 4 miliardë e 200 milion euro janë investime private, koncesione dhe koncesione dhe partneritete publike-private, ndërsa 3 miliard e 800 milion euro janë investime publike kryesisht për projekte të infrastrukturës, siç janë hekurudhat, rrugët dhe të ngjashme.

Ai theksoi se bëhet fjal për një numër të madh të projekteve edhe pse shpreson se të gjithë ata do të kenë sukses që të realizohen edhe pse nuk përjashtohet mundësia që disa të mos e kalojnë pengesën në Kuvend.

Kryeministri Zaev theksoi se disa nga investitorët  haptas i shpallën investimet si Lidil, proekti për Aleksandropuli, kompani gjermane ka dorëzuar dokument për investim strategjik për ndërtimin e mullinjëve të erës në rrugën Kumanovë- Staro Nagoriçane- Kriva Pallanka nga 400 megavat, investime në vlerë prej 500 milion euro.