Zaev dhe Boçvarski ishin të parët që vozitën në rrugën e re Shtip-Radovish: Investimet në zhvillimin e infrastrukturës janë për një të ardhme me perspektiv për gjeneratat aktuale dhe ato të ardhshme dhe me interes të madh për ekonominë e vendit

“Nga sot qytetarët do të mund të udhëtojnë në rrugën eksper Shtip- Radovish i cili është plotësisht i përfunduar në gjatësi prej 23,65 kilometra nga nyja Shtip- jug deri në Buзim. Kjo fazë e parë është përfunduar me 22 prill të këtij viti, para afatit të paraparë, në kushte të pandemisë. Kur e gjithë bota ndaloi, këtu punohej në mënyrë intensive. Kështu në afat prej tre viteve, në përputhje me dinamikën e paraparë fituam projekt të përfunduar me të gjitha rregullat evropiane për ngritjen e nivelit të sigurisë në komunikacion dhe ndërtimin e rrugës ekspres me standarde bashkëkohore.  Dua të potencoj se në 30-të vitet e fundit se ky është i vetmja rrugë e përfunduar para afatit të paraparë dhe fuqishëm besoj se ky trend i precizitetit, profesionalizmit të lartë dhe pa asnjë lëshim projektues dhe ndërtues do të ndiqet edhe në të ardhmen,” tha kryeministri Zoran Zaev në fjalimin hyrës me lëshimin në përdorim  të rrugës ekspres Shtip- Radovish

Në ngjarje fjalime të tyre patën edhe ministri i Transporti dhe Lidhjeve, Blagoja Boçvarski, drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore Ejup Rustemi, si dhe përfaqësuesi i Bankës Evropiane për Maqedoninë e Veriut, Andi Aranitasi.

Kryeministri Zaev në fjalimin e tij tha se kjo është një shembull se si funksionon Qeveria, Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore në bashkëpunim me të gjithë palët e përfshira në proces.

"Ndërtimi i rrugës ekspresë Shtip-Radovish ka një ndikim të jashtëzakonshëm në zhvillimin e ekonomisë në këto tre rajone Shtip, Radovish dhe Strumicë dhe kontribuon në zhvillimin e ekuilibruar rajonal, transportin më të shpejtë të mallrave, shërbimeve dhe njerëzve. Infrastruktura moderne rrugore do të jetë me rëndësi të madhe për të gjithë qytetarët, studentët, sektorin e biznesit, fermerët në rajonin e Strumicës, Radovishit, Shtipit dhe Koçanit, të cilët i plasojnë prodhimet e tyre në tregjet brenda dhe jashtë vendit. Rruga e shpejtë, Shtip-Radovish është e lidhur me autostradën Miladinovci-Shtip dhe falë kësaj qytetarët e pjesës juglindore të vendit tonë për një kohë shumë më të shkurtër do të udhëtojnë dhe do të arrijnë në kryeqytetin, Shkup. Koha e udhëtimit duke vozitur siç duhet dhe në mënyrë të sigurt - shkurtohet", tha Zaev, duke shtuar se ne jemi duke ndërtuar intensivisht pjesën juglindore të vendit tonë dhe vazhdojmë të investojmë në projekte kapitale për të lidhur atdheun që do të thotë jetë për ekonominë maqedonase.

 Ministri Boçvarski tha se rruga ekspresë Shtip-Radovish ka një rëndësi të madhe për zhvillimin ekonomik të rajonit nëse marrim parasysh se këtu punojnë rreth 12 mijë ndërmarrje të vogla dhe të mesme.

"Dua të informoj se ne jemi duke punuar intensivisht në ndërtimin e fazës së dytë të kësaj rruge ekspres, seksionet nga kryqëzimi Tre Çeshmat në Shtip-Jug si dhe seksioni nga Buçim në Radovish. Ne presim që kjo pjesë të kompletohet plotësisht nga mesi i vitit të ardhshëm. Kjo rrugë ekspresë është pjesë e rrugës shtetërore A4, duke filluar nga kalimi kufitar Bllacë, përmes bajpasit të Shkupit dhe autostradës së re për në Shtip, dhe përmes kësaj rruge ekspresë ne lidhemi me Bullgarinë fqinje. Në atë mënyrë ne marrim një lidhje të shpejtë rrugore në të gjithë rajonin Juglindor. Kjo Qeveri ka dëshmuar një fokus të veçantë në zhvillimin e ekuilibruar të vendit duke investuar në projekte moderne dhe cilësore që sjellin përfitime ekonomike jo vetëm për qytetarët, por për të gjithë vendin.

Kjo rrugë është simbol i besimit dhe angazhimit të kësaj gjenerate tonë për zhvillimin dhe modernizimin e vendit, për një jetë më të mirë dhe qytetarë të kënaqur. Duke investuar në një nivel më të lartë të zhvillimit të infrastrukturës, ne po investojmë në një të ardhme të prosperuar për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm," tha Boçvarski.

Drejtori Rustemi tha se gjatësia totale e parashikuar e rrugës ekspresë A4  është 40.46 km dhe vlera e përgjithshme është rreth 60 milion euro.

" Me cilësitë teknike të rrugës ekspresë, me një korsi dhe korsi ndihmëse, dhe me një gjerësi prej 11.4 metrash, është baza për një autostradë të mundshme në të ardhmen. Shpejtësia maksimale e automjeteve është 110 kilometra në orë. Kjo fazë e parë e magjistrales A4, gjatë kohës së pandemisë është kompletuar plotësisht brenda periudhës së planifikuar prej 3 vjetësh. Është ndërtuar në përputhje me rregulloret dhe standardet në fuqi me një vlerë totale prej 45 milion euro. Për shkak të lidhjes më të mirë me vendbanimet e afërta në magjistrale, janë ndërtuar gjithsej 40 objekte, 4 (katër) kryqëzime në përputhje me standardet më të larta, 7 (shtatë) mbikalime dhe nënkalime, 11 (njëmbëdhjetë) ura dhe viadukte, dhe e gjithë kjo për qasje më të lehtë të qytetarëve deri dhe nga rruga e magjistrale . Përgjatë gjithë gjatësisë së rrugës ka një gardh mbrojtës me rrjet nga teli, për trafik më të sigurt. Magjistralja A4 Shtip-Radovish është projektuar dhe konstruktuar me cilësi dhe në përputhje me standardet më të fundit dhe më të larta evropiane. Me lidhje të drejtimit rrugor A4 Shtip-Radovish me autostradën Miladinovci-Sveti Nikole-Shtip mundësohet komunikim me rajonet jashtë vendit dhe më gjerë.

Përfaqësuesi i Bankës Evropiane për Maqedoninë Veriore, Andri Aranitasi, theksoi se projekti është një kontribut i vazhdueshëm i Bankës në mënyrë që të përmirësojë infrastrukturën e transportit të vendit dhe riafirmon angazhimin e saj për përmirësimin e infrastrukturës së transportit në Maqedoninë Veriore.

"Ky është një nga tetë projektet e Bankës në sektorin e rrugëve të Maqedonisë. Banka ka qenë aktive në këtë sektor që nga viti 2001, duke mbështetur projekte nga rrugët rajonale dhe lokale, si dhe korridoret Pan-Evropiane 8 dhe 10, me një mbështetje totale prej 425 milion EUR. Banka po punon në mënyrë aktive për të siguruar mbështetje financiare për projekte në rrugë të reja, të tilla si Kërçovë-Bukojçani, pjesë e Korridorit 8, dhe Shkup-Bllacë, autostrada që lidh Kosovën fqinje dhe integrimin e mëtejshëm rajonal në Ballkanin Perëndimor. Kjo riafirmon angazhimin tonë për të ndihmuar Qeverinë në përmirësimin e infrastrukturës së vendit për të mirën e qytetarëve të saj dhe thekson statusin tonë si partneri më i madh financiar strategjik financiar i Maqedonisë Veriore për projektet e infrastrukturës, me mbi 1.2 miliardë euro të investuara në rrugë. . BERZH është një mik i madh i vendit dhe qytetarëve të tij, dhe ne do të vazhdojmë të jemi miq derisa vendi të bashkohet me BE dhe më gjerë!" tha Aranitasi.