Kovaçevski në Vjenë: Bashkëpunimi ekonomik dhe integrimi i vendeve është kyç për rajonin dhe forcë shtytëse drejt BE-së, Maqedonia e Veriut ka arritur shumë dhe do të vazhdojë të përparojë në atë rrugë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot në Forumin Ekonomik të Vjenës mori pjesë në panelin “Ndërtimi i bashkëpunimit ekonomik në kohë të vështira”.

Në prezantimin e tij, Kovaçevski foli për rëndësinë e integrimit të rajonit në BE nga pikëpamja ekonomike, e sigurisë dhe politike.

“BE-ja nuk mund të ketë dy kufij, kjo nuk është e qëndrueshme. Për momentin ka kufi të jashtëm të BE-së dhe kufi të brendshëm që është mu rreth vendeve nga Ballkani Perëndimor. Prandaj, integrimi duhet të ndodhë në pjesën politike por edhe në atë ekonomike. Prandaj, fuqishëm e mbështesim dhe e kërkuam planin nga kryetarja e KE-së për rritje të Ballkanit Perëndimor, sepse ai shtrihet dhe qëndron në prëfitimet e integrimit. Maqedonia e Veriut në dy vitet e fundit në kohë krize, arriti gjëra shumë relevante, posaçërisht në pjesën e prëforcimit të marrëdhënieve me BE-në.  Ne e sendërtuam tëtë atë me anëtarësimin në NATO”, theksoi kryeministri Kovaçevski.

Duke folur për nismat rajonale të vendeve nga rajoni si Procesi i Berlinit dhe Ballkani i Hapur, kryetari i Qeverisë, Kovaçevski e potencoi rëndësinë se sendërtimi i bashkëpunimit ekonomik sjellë prëfitime për qytetarët e të gjitha vendeve.

 “Tregtia pas nismës me Serbinë dhe Shqipërinë mes tre vendeve u rrit për 25%. Tregtia e Maqedonisë së Veriut me Serbinë u rrit për 50 për qind, ndërsa me Shqipërinë për 40 për qind. Ndërsa turizmi lulëzoi sepse qytetarët gjetën mundësi t’i vizitojnë vendet e rajonit. Tërë kjo shkon krah për krahu me marrëdhëniet e mira politike, pa marrëdhënie të mira politike gjithsesi nuk mund të ketë integrim ekonomik”, tha Kovaçevski.

 Kryeministri potencoi se Maqedonia e Veriut është vendi i parë në rajonin e Ballkanit Perëndimor i cili e miratoi Strategjinë për zhvillim të sektorit energjetik në vitin 2019, bazuar në shtyllat e Marrëveshjes së gjelbër të BE-së.

“Në dy vitet e fundit kemi dhënë 658 licenca për prodhimin e burimeve të rinovueshme të energjisë, rreth 600 mgv energji diellore dhe nga biogazi prodhojnë tashmë energji dhe në krahasim me konsumin, është energjia që prodhohet nga burimet e rinovueshme që mund të përmbushë nevojat e shumë amvisërive në vend.  Gjithashtu po punojmë edhe në projekte strategjike së bashku me vendet fqinje, veçanërisht Greqinë. Dhe  do të fillojmë deri në fund të vitit me projekt menaxhmentin dhe zbatimin e projektit për gazsjellësin e ri i cili do t’i lejojë Maqedonisë së Veriut të bashkohet me gazsjellësin transatlantik”, theksoi Kovaçevski.

Kryetari i Qeverisë foli për përfitimet me anëtarësimin në Bashkimin Evropian. 

“Plani i ri i rritjes siç është prezantuar do të ketë ndikim pozitiv përfundimisht. Nëdisa segmente të ndryshme. Do t’i rrisë reformat, sepse mjetet plotësuese do të lidhen me reformat që i bëjnë vendet kandidate. Do ta rrisë bashkëpunimin rajonal ndërmjet vendeve nga Ballkani Perëndimor sepse mjetet do të jenë të disponueshme pas bashkimit në projektet rajonale në pjesën e infrastrukturës, energjetikës etj. Do ta rrisë bashkëpunimi me BE-në, sepse do ta hapë mundësinë për disa industri të përfshihen në tregun e përbashkët evropian me të cilën do të rritet ekonomia në sasi”, tha kryeministri. 

Kovaçevski theksoi se integrimi i rajonit në BE do të sjellë qasje në tregun e vetëm evropian që do të sjellë progres ekonomik dhe standart të rritur ekonomik. 

“Standardi ekonomik dhe performanca e ish republikave jugosllave ishte me të vërtetë në nivelin më të lartë në krahasim me shtetet si Rumania, Bullgaria, Polonia, Çekosllovakia dhe të gjitha të tjerat. Ne ishim ajo që është Austria sot për Ballkanin Perëndimor, ishim për vendet e Traktatit të Varshavës. E vetmja gjë që i ka zhvilluar ekonomikisht është integrimi i tregut të vetëm evropian, asgjë tjetër, kjo është arsyeja e vetme pse sot janë të zhvilluara ekonomikisht, ka theksuar ai..