Hapërojmë drejt NATO-s dhe BE-së

 

HAPËROJMË DREJT NATO-s dhe BE-së,  ZGJIDHIM KONTESTE DHE FUQIZOJMË IDENTITETIN

  1. Qeveria e Republikës së Maqedonisë vazhdon bisedimet me Qeverinë e Republikës së Greqisë që përfundimisht të zgjidhet kontesti 25 vjeçar;
  2. Asnjëherë nuk kemi qenë më afër zgjidhjes, ndërsa miqësia ndërmjet dy vendeve kurrë nuk ka qenë më e madhe;
  3. Gjuha maqedonase është konfirmuar. Identiteti ynë maqedonas është përforcuar;
  4. Fjalën e fundit për konfirmim të propozim zgjidhjes qytetarët do ta thonë në referendum;
  5. Maqedonia pas zgjidhjes së kontestit me emrin, menjëherë do të bëhet anëtare e  NATO-s dhe me këtë akoma më shpejtë dhe me më shumë vendosmëri do t’i hap dyert e BE-së dhe do të sigurohet jetë e mirë dhe e qëndrueshme për popullin tonë;
  6. Siguruam 15% më shumë buxhet për mbrojtje për një armatë bashkëkohore dhe të motivuar;
  7. Me Strategjinë e re për zgjërim, Komisioni Evropian konfirmoi ardhmërinë evropiane të Republikës së Maqedonisë si pjesë të strukturës politike të Bashkimit Evropian dhe i rekomandoi Këshillit të Evropës të përcaktojë datën për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE;
  8. Pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Miqësisë me Bullgarinë, tregtia mes dy vendeve u rrit për 11,5%;
  9. Realizuam vizita të shumta pune jashtë shtetit nga përfaqësues të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë;
  10. Takimi i ministres Shekerinska me sekretarin amerikan të mbrojtjes Matis. Pas 6 vitesh ky është takimi parë i një ministri të mbrojtjes me një koleg amerikan;
  11. Shqyrtimi strategjik i mbrojtës është në fazën finale, në përputhje me standardet e NATO-s. Ky është dokumenti i parë strategjik i mbrojtës pas vitit 2004;
  12. Në maj u realizuan konsultimet bilaterale me NATO-n dhe është aprovuar pako e re e Qëllimeve  të Partneritetit QP)2018 për RM-në;
  13. Ndërmorëm masa për zbatimin sistematik dhe sistemor të gjendjeve të hasura në MPJ, nëpërmjet vendosjes së sistemit me të cilin parimisht do të tejkalohen parregullsitë në të gjitha fushat e funksionimit;
  14. U hartua analizë funksionale në MPJ ku me ndihmën e ekspertëve të huaj punohet në reformat, si projekt pilot që realizohet në kuadër të projektit për reforma në MShIA-së;
  15. Organizuam dhe zbatuam trajnime për arritje dhe njohuri më të mëdha diplomatike (për titujt e sekretarisë);
  16. Zbatuam procedurë të rregullt për përzgjedhjen e diplomatëve për plotësimin e 24 vendeve në PDK (16 për tituj të lartë dhe 8 për tituj diplomatik të sekretarisë);
  17. Formuam disa komisione për vërtetimin e gjendjes faktike dhe keqpërdorimeve eventuale në më shumë fusha të punës së MPJ-së dhe PDK-së;
  18. Siguruam grant nga Mbretëria Norvegjeze për projekt për përpunimin e sistemit për procesimin e informacioneve të klasifikuara në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
  19. Ministria e Punëve të Jashtme projektoi dhe siguroi buxhetin për vitin 2018 për sanimin e objekteve të ambasadave në Berlin dhe Romë, në procedurë e sipër është hartimi i dokumentit projektues për ndërtimin e objektit në Athinë;
  20. Me përkrahjen e fondeve të BE-së u nënshkrua Marrëveshja nga DBE dhe 2 IPA projekte nga fushat  “Mbrojtja konsumatorëve” dhe “Mbikqyrja e tregut”;
  21. U  nënshkrua Marrëveshje nga DBE-ja për projektin “Përkrahje teknike për zhvillimin e politikave për mbrojtje të konsumatorëve”, ku shfrytëzuesi final është Ministria e Ekonomisë (Sektori i tregut) me përkrahje të Fondit të IPA-s;
  22. U nënshkrua  Marrëveshje me Drejtorinë për Zgjerim të BE-së për projektin “Harmonizimi i kornizës ligjore dhe ndërtimi i kapaciteteve për mbikqyrjen e tregut, lidhur me Kapitullin I”;
  23. Në fushën  e turizmit, u realizua projekti i IPA-s me qasshmëri të centralizuar dhe kryesohet nga Banka Botërore, ku Ministria e Ekonomisë nëpërmjet Sektorit për integrim evropian dhe Sektorit për turizëm janë iniciatorë për këtë projekt;
  24. Fondet IPA të BE-së mundësuan nënshkrimin e 4 marrëveshjeve (projekte për zhvillimin e turizmit) edhe atë në Komunën e Vevçanit, Komunën e Çairit, Komunën e Bosilevës dhe Komunën e Krueshevës nga shpallja e parë;
  25. Më 16.03.2018 u shpall thirrja e dytë për aplikim për  komuna  tjera të interesuara dhe për sektorin privat, në vlerë prej 14 milion euro në formë granti nga fondet e IPA-s;
  26. Filluan përgatitjet për kalimin e fazës së dytë të Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asocim (MSA), nëpërmjet informimit të Qeverisë dhe ministrive përkatëse rreth momenteve të reja, mundësive dhe obligimeve që do të dalin me kalimin e fazës së dytë të Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim;
  27. U hartua master plan i posaçëm i IPA-s, qëllimi i të cilit është monitorim dhe koordinim i përforcuar i aktiviteteve për avancimin e shfrytëzimit të mjeteve nga IPA;
  28. SÇE bëri analizë dhe dha rekomandime që kryesimi i grupeve të punës të sektorëve të bëhet nga ministrat e ministrive kompetente. Në periudhën shkurt-maj 2018, ministrat e morën këtë funksion dhe janë organizuar nga dy takime në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural, arsimit, punësimit dhe politikës sociale dhe në konkurrencë dhe inovacione, për shkak të programimit vijues të afër 50 milion eurove për vitin 2019;
  29. Në periudhën e kaluar u mbajtën takime të Komitetit të Përbashkët për Monitorim dhe tre takime të komiteteve sektoriale për monitorim për drejtësi, punë të brendshme dhe konkurrencë, inovacione, bujqësi, siguri të ushqimit, veterinari dhe politikë fitosanitare si dhe IPARD. Rëndësia e këtyre forumeve buron nga përcjellja e efikasitetit dhe efektivitetit në shfrytëzimin e ndihmës së BE-së;
  30. Nëpërmjet Instrumentit për kornizën finale për Ballkanin Perëndimor në vitin e kaluar, u fitua grant si ndihmë me vlerë prej 71,3 milion euro për ndërtimin e fazës së dytë të ndërtimit të hekurudhës drejt Bullgarisë dhe për hartimin e dokumentacionit teknik për lidhjen me autostradë të aksit rrugor Shkup-Bllacë;
  31. Pas 6  vitesh mungesë, Suedia u rikthye si donator bilateral në Republikën e Maqedonisë me ndarjen e mjeteve për zhvillim, me rreth 3 milion euro për Maqedoninë në nivel vjetor;
  32. Norvegjia paralajmëroi rritjen e mjeteve zhvillimore për Republikën e Maqedonisë për vitin 2018, kurse në periudhën  vijuese pritet nënshkrimi i Memorandumit për bashkëpunim në projekte ndërmjet dy shteteve;
  33. Agjencia Franceze për Bashkëpunim Zhvillimor do të kërkojë mandat nga Qeveria e Francës për vendosjen e bashkëpunimit zhvillimor me Republikën e Maqedonisë;
  34. Vazhdimisht avancohet bashkëpunimi zhvillimor me të gjithë donatorët aktiv në Republikën e Maqedonisë;
  35. Raporti i Komisionit tregoi progres të lartë të Republikës së Maqedonisë në shumë fusha, sidomos kur vlerësimet krahasohen me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor;
  36. Maqedonia është në vendin e parë sipas progresit të realizuar ndërmjet vendeve të rajonit. Kjo paraqet valorizimin më të madh të arritjes së implementimit të Planit 3-6-9;
  37. Raporti i KE-së konstatoi se Maqedonia ju paraprinë vendeve të Ballkanit Perëndimor edhe nga aspekti i gatishmërisë ose harmonizimit të vendit me Bashkimin Evropian edhe sipas kritereve ekonomike;
  38. Republika e Maqedonisë në; maj të vitit 2018 u bë anëtare e plotë e Grupit të Vendeve të Adriatikut dhe Jonit
  39. SÇE mori rolin e koordinimit të procesit për implementimin e gjashtë nismave që rezultuan nga aneksi i Strategjisë së Komisionit Evropian për zgjërim me vendet nga Ballkani Perëndimor deri në vitin 2025;
  40. U formua grupi joformal miqësor i Maqedonisë i quajtur “Ohri” me përbërje: Lordi Xhorxh Robertson, ish sekretar i përgjithshëm i NATO-s, Rosen Plevneliev, ish president i Bullgarisë, Havier Solana, ish sekretar i përgjithshëm i NATO-s dhe përfaqësues i politikës së sigurisë në BE, Karl Bildt, ish kryeministër i Suedisë, Lordi Kristofer Gaidit, ambasadori Robert Gelbard nga ShBA, Alen Le Roa nga Franca dhe Volfgan Ishinger nga Gjermania, Dejmon Uillson nga Këshilli Atlantik dhe Zoran Çiçak, i cili jep përkrahje që me sukses të përfundojë procesi i integrimit të Republikës së Maqedonisë në NATO dhe BE.