Prioritete Strategjike

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut është fuqimisht e përkushtuar në përforcimin e unitetit, sovranitetit dhe stabilitetit të shtetit, deklaron vullnetin e saj të fortë politik për punën e reformës të fokusuar në prioritetet e përbashkëta strategjike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, anëtarësimin në NATO dhe Bashkësinë Evropiane, sigurimin e një ndarje të vërtetë të pushtetit, funksionimin e shtetit ligjor dhe ndërtimin e institucioneve të forta, profesionale dhe të hapura. 

Qeveria, plotësisht duke respektuar Kushtetutën dhe detyrimet ndërkombëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut, punon për bashkimin e të gjithëve me platformën për një Maqedoni të Veriut të njohur dhe globale. Me përkushtim ndërtojmë marrëdhënie të mira ndëretnike, mbi parimet e respektit të ndërsjellë dhe tolerancës dhe zbatimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Agjenda e tillë reformuese mundëson  realizimin e qëllimeve të përbashkëta të cilat i ndajnë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut: një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët, zhvillimi i ekonomisë, kthimi i demokracisë, sundimi i së drejtës dhe drejtësisë, barazia e qytetarëve, institucione efikase, arsimi cilësor dhe shëndetësia, si dhe përmirësimi i reputacionit dhe pozitës ndërkombëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut.  

Prioritetet strategjike të Qeverisë janë: 

 

  • Sigurim i rritjes së përshpejtuar dhe të qëndrueshme ekonomike, standard më i lartë i jetesës dhe cilësisë së jetës së qytetarëve;
  • Ballafaqim me pandeminë botërore të shkaktuar nga virusi korona KOVID-19;
  • Udhëheqje e suksesshme e negociatave aderuese me Bashkimin Evropian;  
  • Sundimi i së drejtës, pavarësia e gjyqësorit, lufta e qëndrueshme dhe jo-selektive kundër krimit dhe korrupsionit me transparencë të gjerë dhe të detyrueshme;
  • Arsim cilësor i disponueshëm për të gjithë sipas kërkesës në tregun e punës;
  • Administratë publike moderne dhe efikase e bazuar në digjitalizim, e cila ofron shërbime cilësore dhe të shpejta për qytetarët dhe subjektet afariste;
  • Zbatim i plotë i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit dhe ndërtimi i shtetit civil me kohezion etnik dhe shoqëror i bazuar në parimet e tolerancës dhe respektit reciprok; dhe
  • Mbrojtje e mjedisit jetësor, zhvillim i gjelbër, ulje e ndotjes së ajrit dhe ndikimit të ndryshimeve klimatike.

 

*Të gjitha prioritetet kanë kuptim të njëjtë.


Programi i punës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut - 2024 - 2028 [shkarko]

Programi i punës së Qeverisë ka për qëllim të përshkruajë prioritetet kyçe, për të cilat kjo Qeveri përkushtohet dhe mënyrat se si planifikon t’i sjell dhe t’i zbatojë reformat që janë me rëndësi të madhe për të gjithë qytetarët, por edhe për shtetin. 

Programi ndahet në disa fusha kryesore:

  1. Rrethim afarist i parashikueshëm 
  2. Mbështetje më e madhe për kompanitë dhe sektorët vendas
  3. Ekonomia inovative
  4. Investojmë te qytetarët tanë
  5. Transport i sigurt
  6. Ndërtimi sipas planit
  7. Politika bujqësore
  8. KOVID-19 nuk është vetëm sfidë shëndetësore
  9. Investojmë në shëndetin publik
  10. Politika sociale
  11. Arsimi
  12. Sport dhe rekreacion
  13. Demokracia që punon për qytetarët
  14. Kultura evropiane
  15. Barazia midis meshkujve dhe femrave
  16. Shteti juridik funksional
  17. Stop abuzimeve
  18. Administratë moderne dhe efikase: më shumë sistem, më pak burokraci
  19. Pushteti më afër qytetarëve
  20. Një shoqëri për të gjithë
  21. Mbrojtja e mjedisit jetësor
  22. Energjia
  23. Pa siguri, nuk ka zhvillim
  24. Qëllimi i ardhshëm: anëtarësim në BE
  25. Maqedonia e Veriut në botë

Programet e Qeverisë për vitet vijuese

Në pajtim me Ligjin për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Rregulloren e punës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, çdo vit përpilohen programe vjetore të punës së Qeverisë, të cilat janë përputhje me Programin e punës të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut 2020-2024, Metodologjinë për planifikim strategjik dhe përgatitje të Programit vjetor të punës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe prioritet strategjike të Qeverisë. 

Programi për vitin 2020 është në funksion të realizimit të prioriteteve strategjike dhe qëllimeve me përparësi për vitin 2020 të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut të përfshira në Programin e punës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut 2020-2024. 
 

Program:

Program i punës së Qeverisë kalimtare 2024

Programi i punës së Qeverisë në periudhën nga viti 2020 - 2024

Programet e vjetra:
Programi i punës së Qeverisë për vitin 2020

Programi i punës së Qeverisë për vitin 2019

Programi i punës së Qeverisë për vitin 2018

Programi i punës së Qeverisë për periudhën qershor - dhjetor 2017


Planet për reformat prioritare

Përveç programeve të punës, qeveria gjithashtu ka në plan të zbatojë prioritetet kyçe të reformës ose përcaktimin e qëllimeve strategjike.

Planet aktuale:

Plani për ajër të pastër

Plani për rritje ekonomike

Planet e përfunduara:

Plani 18 - Ndërtojmë një shtet sipas rregullave evropiane

Plani për prioritetet urgjente të reformës "3 - 6 - 9"


Plani strategjik i sekretariatit gjeneral

Plani strategjik i sekretariatit gjeneral  të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për periudhën 2019-2021 përmban masa dhe aktivitete që janë në funksion të arritjes së prioriteteve strategjike dhe qëllimeve të Sekretariatit gjeneral  dhe prioriteteve strategjike dhe qëllimeve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Plani Strategjik i Sekretariatit gjeneral 2019 - 2021 -

Plani vjetor i punës së Sekretariatit gjeneral për vitin 2019 -

Procesi i planifikimit Strategjik të Sekretariatit gjeneral


Strategjitë nacionale

Me qëllim të zbatimit të shpejtë, efikas dhe të plotë të politikave të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, një ose më tepër institucione mund të propozojnë strategji nacionale për një politikë të caktuar para Qeverisë. 

Qeveria në seancë vendos për miratimin e Strategjive nacionale , ndërsa pas miratimit e njofton Kuvendin e Republikës së Maqedonisë për të njëjtin.

Strategjitë kombëtare të Qeverisë