Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme
Veb-stranica:
Faqja e internetit:
Posta elektronike:
pr@mfa.gov.mk, mailmnr@mfa.gov.mk
Telefon:
+389 2 3115 266
Adresë:
“Filipi i Dytë i Maqedonisë” numër 7, Shkup
Ministër:
Faqja e Facebook:
Profili në Twitter:
Profili në instagram:
Kanali i Youtube:
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregti të Jashtme kryen punët që kanë të bëjnë me:
- çështjet e jashtme dhe politikën e jashtme të Republikës së Maqedonisë;
- vendosjen, zhvillimin dhe koordinimin e marrëdhënieve, përfaqësimin dhe afirmimin e Republikës së Maqedonisë në planin ndërkombëtar;
- mbrojtjen e interesave, të drejtave dhe pronësinë e Republikës dhe shtetasve të saj dhe të personave juridik vendas jashtë shtetit;
- koordinimin dhe raportimin e për politikën nga kompetenca nga e cila është e themeluar;
- kujdesin për pozitën dhe të drejtat e pjesëtarëve të popullit maqedonas në vendet fqinje;
- organizimin dhe menaxhimin e përfaqësive diplomatike, konsullore dhe përfaqësi të tjera të Republikës së Maqedonisë, si dhe organizimin e sistemit të lidhjeve me to; kontraktimin, ratifikimin dhe ruajtjen e marrëveshjeve ndërkombëtare;
- përcaktimin dhe shënimin e kufirit shtetëror;
- komunikimin dhe bashkëpunimin me përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të shteteve të huaja dhe misioneve të organizatave ndërkombëtare në Republikën e Maqedonisë;
- akreditimin e ambasadorëve, pranimin e letrave akreditive, dhënien e privilegjeve dhe imunitet të përfaqësive të huaja diplomatike dhe organizatave qeveritare ndërkombëtare dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me emërimin dhe shkarkimin e ambasadorëve të Republikës së Maqedonisë jashtë shtetit;
- grumbullimin, hulumtimin dhe përkujdesjen për dokumentacionin e huaj dhe vendas nga kompetencat e saj;
- monitorimin e lëvizjeve tregtare ndërkombëtare, si dhe ndikimin e tyre në marrëdhëniet ekonomike në Republikë;
- punë me tregti të jashtme;
- përmirësimi i marrëdhënieve ekonomike me vendet e huaja;
- propozimin dhe zbatimin e masave në fushën e marrëdhënieve ekonomike me vendet e huaja, monitorimin e marrëdhënieve ekonomike ndërkombëtare dhe bashkëpunimin multilateral, rajonal dhe bilateral me shtetet dhe organizatat e tjera dhe zhvillimin e tyre;
- krijimin, zbatimin, propozimin dhe përmirësimin e regjimit të politikës së tregtisë së jashtme, duke përfshirë masat mbrojtëse në tregtinë e jashtme;
- harmonizimi i rregulloreve të tregtisë së jashtme me rregulloret e Bashkimit Evropian dhe Organizatës Botërore të Tregtisë dhe institucioneve dhe organizatave të tjera multilaterale dhe zbatimi i tyre;
- lidhjen dhe monitorimin e zbatimit të marrëveshjeve dhe kontratave të tregtisë ndërkombëtare dhe
- kryen edhe punë të tjera atë përcaktuara me ligj.