THIRRJE PUBLIKE për shprehje të interesit nga ana e komunave për financim të projekteve infrastrukturore nga Nënprogrami AA
Në bazë të vendimit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut të miratuar në seancën e saj të trembëdhjetë, të mbajtur më 20 gusht 2024, Ministria e vetëqeverisjes lokale shpall:
THIRRJE PUBLIKE
për shprehje të interesit nga ana e komunave për financim të projekteve infrastrukturore nga Nënprogrami AA
1. OBJEKT I THIRRJES PUBLIKE
Objekt i kësaj thirrjeje publike është shprehja e interesit për ndarjen e fondeve për financim të projekteve infrastrukturore nga Nënprogrami AA dhe dorëzimi i projekt propozimeve, sipas kritereve dhe procedurave të përcaktuara më parë ng ana e Ministrisë së transportit, Ministrisë së mjedisit dhe planifikimit hapësinor, Ministrisë së arsimit dhe shkencës, Ministrisë së politikës sociale, demografisë dhe rinisë, Ministrisë së sportit dhe Ministrisë së kulturës dhe turizmit, të publikuara në web-faqet e tyre.
Qëllimi i kësaj thirrjeje të hapur publike është ndarja e mjeteve për komunat për projekte, realizimi i të cilave do të kontribuojë në përmirësimin e infrastrukturës në nivel lokal me ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen ekonomike, zhvillimin dhe përirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.
2. SHUMA E FONDEVE
Shuma e përgjithshme e mjeteve për financimin e projekteve, sipas kësaj thirrjeje, është caktuar në 15.000.000.000 denarë.
Mjetet nga paragrafi (1) do të përdoren në bazë të vendimit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, me propozim të ministrisë kompetente në bashkëpunim me Ministrinë e vetëqeverisjes lokale, në pajtim me nenin 34, nenin 35, nenin 39, nenin 42, nenin 43 dhe nenin 44 të Ligjit për ekzekutimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2025 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonia e Veriut" nr. 254/24).
3. PËRFITUESIT E FONDEVE
Të drejtë të paraqesin aplikacione dhe projekt propozime kanë te gjithe komunat dhe komnat e Gytetit të Shkupit.
Ftohen përfituesit e interesuar, si bartës të ndryshimeve të nevojshme në sferat socio ekonomike dhe të aktiviteteve tjera zhvillimore, të dorëzojne aplikacionet dhe projekt propozimet e tyre në pajtim me kriteret e përcaktuara për financimin e projekteve, nga pika 1 e kësaj Thirrjeje publike.
Kriteret mund t’i shkarkoni në linqet e mëposhtme
- Ministria e Kulturës dhe Turizmit
- Ministria e Transportit
- Ministria për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini
- Ministria e Arsimit dhe Shkencës
- Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor
- Ministria e Sportit
4. MËNYRA DHE AFATET E APLIKIMIT
Përfituesit e interesuar i dorëzojnë formularët e aplikimit dhe projekt dokumentacionin e kompletuar nga dita e publikimit të kësaj Thirjeje deri më datën 30 prill 2025.
Formullarët e aplikimit dorëzohen në Ministrinë e vetëqeverisjes lokale - Komisioni për zbatimin e thirrjes publike, me një letër shoqëruese në të cilën do të precizohet se me sa formullarë aplikacioni aplikohet në thirrje (për çdo projekt plotësohet formullar i veçantë aplikacioni)..
Formullarët e aplikimit duhet të dorëzohen në formë të shtypur dhe elektronike në USB (në Word dhe PDF format) në Arkivën e Ministrisë së vetëqeverisjes lokale, Rr. ''Kirili dhe Metodi'' nr.54, 1000 Shkup, çdo ditë pune nga ora 08.00 deri në orën 15.00, në dy ekzemplarë origjinalë (marrë nga faqja www.mls.gov.mk).
Kjo Thirrje publike është publikuar në web faqen e Ministrisë së vetëqeverisjes lokale dhe në dy gazeta ditore (një në gjuhën maqedonase dhe një në gjuhën shqipe).
Telefoni kontaktues: 075 297-537 Mitko Jankuloski
MINISTRIA E VETËQEVERSJES LOKALE