Ministria për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini

Veb-stranica: Faqja e internetit: 
Posta elektronike: 
mtsp@mtsp.gov.mk
Telefon: 
02 3117 288
Adresë: 
„Даме Груев“ број 14, Скопје
Ministër: 
Faqja e Facebook: 

Ministria për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini kryen punët që kanë të bëjnë me:

  • sigurimin pensional-invalidor;
  • politikën sociale;
  • politikat humane të popullsisë për shkak të zhvillimit harmonik ekonomik dhe social;
  • marrëdhëniet juridike në martesë, familje dhe bashkëjetesë;
  • marrëdhëniet ndërmjet prindërve dhe fëmijëve, kujdestarinë dhe birësimin;
  • avancimin e barazisë gjinore;
  • mbrojtjen e fëmijëve dhe të miturve;
  • mbrojtjen e të rinjve dhe grave;
  • mbrojtjen e personave me aftësi të kufizuara në zhvillim;
  • mbrojtjen e invalidëve civilë nga lufta dhe të familjes, mbajtësi i familjes së të cilëve është në shërbimin e detyrueshëm ushtarak;
  • mbrojtjen e luftëtarëve nga lufta antifashiste dhe nga të gjitha luftërat nacionalçlirimtare të Maqedonisë, të invalidëve ushtarakë, të të përndjekurve dhe të burgosurve për idetë e identitetit të popullit maqedonas dhe shtetësisë së tij, si dhe të anëtarëve të familjeve të tyre që nuk kanë mundësi për ekzistencë materiale dhe sociale;
  • planifikimin familjar;
  • familjen dhe fëmijët;
  • përgatitjen dhe zhvillimin e politikës demografike dhe të politikës lidhur me migrimet;
  • përgatitjen dhe zhvillimin e politikës rinore;
  • kujdesin për zhvillimin psikofizik të të rinjve dhe mbrojtjen e tyre;
  • inkurajimin dhe ndihmën e formave të organizimit të të rinjve;
  • ndërmarrjen e aktiviteteve për krijimin e kushteve për mbajtjen e të rinjve të aftë dhe të talentuar në Republikë, si dhe krijimin e kushteve për stimulimin e kthimit të tyre;
  • inkurajimin e punësimit të të rinjve;
  • mbikëqyrjen nën juridiksionin e tij dhe
  • kryen detyra të tjera të përcaktuara me ligj.

Në përbërje të Ministrisë për Politikë sociale, Demografi dhe Rini është edhe Drejtoria për Çështje të Luftëtarëve dhe Invalidëve të Luftës.