THIRRJE PUBLIKE për mbështetje për shtypjen dhe shpërndarjen e mediave të shtypit për vitin 2025
ë bazë të nenit 28-a paragrafi 1 të Ligjit të Mediave (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 184/13 dhe 13/14 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 63/24, 74/24, 218/24), Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut - Sekretariati i Përgjithshëm shpall,
T H I R R J E P U B L I K E
për mbështetje për shtypjen dhe shpërndarjen e mediave të shtypit për vitin 2025
I. LËNDA
Lëndë e kësaj Thirrje Publike është realizimi i mjeteve të përcaktuara në përputhje me nenin 28-a paragrafi 3 të Ligjit të Mediave (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 184/13 dhe 13/14 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 63/24, 74/24, 218/24).
II. TË DREJTË PËR PJESËMARRJE
Të drejtë për pjesëmarrje në Thirrjen Publike kanë mediat e shtypit ditor, javor, mujor dhe lokal me karakter të përgjithshëm informativ të cilat publikojnë përmbajtje me qëllim të informimit të vazhdueshëm të publikut mbi temat dhe çështjet aktuale politike, ekonomike dhe sociale, të regjistruara në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut tek organi kompetent, i përcaktuar me ligj.
III. DOKUMENTACIONIN TË CILIN PJESËMARRËSI NË THIRRJEN PUBLIKE DUHET TA DORËZOJË
Pjesëmarrësit e Thirrjes Publike për mbështetje për shtypjen dhe shpërndarjen e mediave të shtypit për vitin 2025 janë të detyruar të dorëzojnë:
- Formular të plotësuar të kërkesës;
- Dëshmi të dokumentuara për shpenzimet e bëra për shtypjen dhe dëshmi të dokumentuara për shpenzimet e bëra për shpërndarjen e medias së shtypit për vitin kalendarik 2024;
- Vërtetim nga Drejtoria e të Ardhurave Publike për tatimet publike të paguara për vitin 2024, në përputhje me ligjin;
- Vërtetim për gjendjen aktuale të subjektit nga Regjistri Tregtar dhe Regjistri i Personave të tjerë juridik;
- Vërtetim se nuk është hapur procedurë falimentimi, lëshuar nga organi kompetent;
- Vërtetim se nuk është hapur procedurë likuidimi, lëshuar nga organi kompetent;
- Vërtetim nga Regjistri i dënimeve për veprat e kryera penale të personave juridik, se nuk i është shqiptuar dënim dytësor, ndalesë për pjesëmarrje në procedurat e Thirrjes Publike, dhënien e marrëveshjeve për furnizim publik dhe marrëveshjeve për partneritetit publik privat;
- Vërtetim nga Regjistri i dënimeve për veprat e kryera penale të personave juridik se nuk i është shqiptuar dënim dytësor, ndalesë e përkohshme ose e përhershme për kryerjen e veprimtarisë së caktuar;
- Vërtetim se me aktgjykim të plotfuqishëm nuk i është shqiptuar sanksion kundërvajtës ndalesë për kryerje të profesionit, veprimtarisë ose detyrës, përkatësisht ndalesë e përkohshme për kryerjen e veprimtarisë së caktuar;
- Vërtetim për regjistrimin e medias së shtypit në Regjistrin e botuesve të mediave të shtypit nga Agjencia e Shërbimeve Mediatike Audio dhe Audiovizuele;
- Deklaratë me shkrim e vërtetuar tek noteri të personit përgjegjës të parashtruesit të kërkesës se media e shtypit ka shtypur dhe shpërndarë në treg së paku tre vite deri në ditën e shpalljes së Thirrjes Publike dhe
- Deklaratë me shkrim е vërtetuar tek noteri të personit përgjegjës të parashtruesit të kërkesës se media e shtypit tre vitet e fundit deri në ditën e shpalljes së Thirrjes Publike në vazhdimësi është shitur në treg me çmim prej minimum 10 denarë për gazetat nacionale ditore, minimum 10 denarë për revistat javore lokale dhe minimumi 50 denarë për mediat e shtypit nacionale javore dhe mujore.
Ndaj kërkesës bashkëngjitet edhe deklaratë e vërtetuar nga noteri se kërkuesi nën përgjegjësinë morale, materiale dhe penale garanton për saktësinë dhe besueshmërinë e të dhënave të përmendura në kërkesë dhe për dokumentacionin e parashtruar.
Dokumentacioni i cili dorëzohet ndaj kërkesës për mbështetje financiare duhet të jetë në origjinal ose kopje e vërtetuar tek personi i autorizuar (noter), me përjashtim të dëshmive të dokumentuara për shpenzimet e bëra për shtypjen dhe shpërndarjen e medias së shtypit për vitin kalendarik 2024, dhe duhet të jetë e nënshkruar nga personi i autorizuar ose nga organi përkatës kompetent.
IV. MËNYRA E DORËZIMIT TË KËRKESËS
Formulari i plotësuar i kërkesës dorëzohet në një ekzemplar origjinal të vërtetuar dhe nënshkruar nga ana e personit përgjegjës të subjektit së bashku me dokumentacionin e nevojshëm në përputhje me pjesën e III-të të kësaj Thirrje Publike.
Një shfrytëzues mund të parashtrojë vetëm një kërkesë për shfrytëzimin e mjeteve për mbështetje financiare për vitin e njëjtë kalendarik.
Kërkesa me dokumentacionin e kompletuar dorëzohet në zarf të mbyllur nëpërmjet postës në adresë: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut - Sekretariati i Përgjithshëm, bul. Ilinden nr. 2, 1000 Shkup ose personalisht nëpërmjet arkivit të Qeverisë çdo ditë pune prej orës 8:00 deri në orën 16:00.
Në anën e përparme të zarfit në këndin e sipërm të majtë të shkruhet “MOS E HAP”, kurse poshtë tij “Për mbështetje për shtypjen dhe shpërndarjen e mediave të shtypit për vitin 2025”.
V. AFATI I DORËZIMIT TË KËRKESËS
Thirrja Publike do të zgjasë 10 ditë nga dita e shpalljes së saj në gazetat ditore, duke përfshirë edhe 03.04.2025.
Kërkesat që nuk do të dorëzohen në afatin e paraparë nuk do të shqyrtohen.
VI. PROCEDURA DHE KRITERE PËR PËRZGJEDHJEN E SHFRYTËZUESVE DHE MIRATIMI I KËRKESËS
Procedurën për përzgjedhjen e mediave të shtypit, shfrytëzues të mbështetjes financiare për shtypjen dhe shpërndarjen e zbaton Komisioni për Mbështetje të Mediave të Shtypit, e formuar nga Qeveria, në bazë të kërkesave të dorëzuara dhe dokumentacionit të kompletuar dhe në përputhje me kriteret e mëposhtme:
- Mediat e shtypit të kenë të paguara tatimet publike për vitin kalendarik 2024;
- Të mos kenë procedurë të hapur falimentimi;
- Të mos kenë procedurë të hapur likuidimi;
- Medias së shtypit të mos i jetë shqiptuar dënim dytësor, ndalesë për pjesëmarrje në procedurat për thirrje publike, dhënien e marrëveshjeve për furnizim publik dhe marrëveshjeve për partneritet publik privat;
- Medias së shtypit të mos i jetë shqiptuar dënim dytësor, ndalesë e përkohshme ose e përhershme për kryerjen e veprimtarisë së caktuar;
- Medias së shtypit të mos i jetë shqiptuar sanksion kundërvajtës, ndalesë për kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrës, gjegjësisht ndalesë e përkohshme për kryerjen e veprimtarisë së caktuar;
- Mediat e shtypit të jenë të regjistruara në Regjistrin e Botuesve të Mediave të Shtypit në Agjencinë e Shërbimeve Mediatike Audio dhe Audiovizuele;
- Mediat e shtypit të kenë qenë të shtypura dhe shpërndara në treg për të paktën tre vjet deri në ditën e shpalljes së Thirrjes Publike dhe
- Mediat e shtypit tre vitet e fundit deri në ditën e shpalljes së Thirrjes Publike të jenë shitur në vazhdimësi në treg me çmim minimal prej 10 denarë për gazetat ditore nacionale, minimum 10 denarë për të revistat javore lokale dhe minimumi 50 denarë për mediat e shtypit nacionale javore dhe mujore.
Lartësia e mbështetjes së miratuar do të definohet me marrëveshje të nënshkruar ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe shfrytëzuesve të përzgjedhur në bazë të Procesverbalit për vlerësim dhe Raportit të kërkesave të miratuara.
VII. LARTËSIA E MJETEVE FINANCIARE
Mbështetja për shtypjen dhe shpërndarjen e mediave të shtypit do të kryhet nga mjetet e parapara nga neni 28-a paragrafi (3) të Ligjit të Mediave, ashtu që mediave ditore të shtypit që botohen në gjuhën maqedonase ju ndahen mjete në lartësi prej 50% për shpenzimet e kryera për shtypje dhe në lartësi prej 50% për shpenzimet e kryera për shpërndarje, ndërsa mediave të shtypit që botohen në gjuhë të ndryshme nga gjuha maqedonase, e të cilën e flasin pjesëtarët e komuniteteve që janë të paktën 20% ose më pak se 20% të popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut të garantuara me Kushtetutë, në lartësi prej 70% për shpenzimet e kryera për shtypje dhe në lartësi prej 70% për shpenzimet e kryera për shpërndarje. Mjete në lartësi prej 70% për shpenzimet e kryera për shtypje dhe 70% për shpenzimet e kryera për shpërndarje do tju ndahen edhe mediave të shtypit javor, mujor dhe lokal, në përputhje me dëshmitë e dokumentuara të dorëzuara për vitin kalenadrik 2024, dhe në varësi të numrit të kërkesave të parashtruara.
VIII. SHTOJCA TË THIRRJES PUBLIKE
Kërkesa mund të sigurohet në faqen e internetit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut: www.vlada.mk
IX. INFORMACIONE PLOTËSUESE
Për informacione plotësuese kërkuesit mund të drejtohen deri te Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në numrin e telefonit 02/3123 371.