Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Andonovski: Po punojmë në projekte që nënkuptojnë lehtësimin e jetës së qytetarëve

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, në një intervistë në emisionin “Klik Plus” në TV21, theksoi se Ministria po punon intensivisht në disa projekte që synojnë  lehtësimin e drejtpërdrejtë të jetës së qytetarëve dhe përmirësimin e qasjes në shërbimet publike.

Andonovski paralajmëroi se projekti E-Bebe do të nisë të zbatohet vitin e ardhshëm dhe do të përbëjë një hap të rëndësishëm drejt një komunikimi më efikas ndërmjet institucioneve dhe qytetarëve.

Projekti do t’u mundësojë qytetarëve të mos kenë më nevojë t’i sigurojnë personalisht dokumentet nga institucionet shtetërore, por t’i shkëmbejnë ato në mënyrë elektronike përmes regjistrave shtetërorë.

“Qëllimi është të arrijmë në një fazë ku qytetarët nuk do të kenë më nevojë t’i mbledhin personalisht këto dokumente, por vetë institucioni do t’i sigurojë ato nga regjistrat shtetërorë. Projekti, të cilin e quajtëm E-Bebe, do të nisë vitin e ardhshëm dhe do ta lehtësojë komunikimin ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve,” tha Andonovski.

Ministri theksoi se vërtetimet gjyqësore – për mosdënim, aftësi penale dhe aftësi profesionale – tashmë janë të digjitalizuara dhe të qasshme përmes portalit nacional për vetëm disa minuta. Ai theksoi se një pjesë e institucioneve, si fakultetet dhe Agjencia e Punësimit, tashmë i pranojnë dokumentet digjitale, por mbetet e nevojshme që të gjitha institucionet të ndjekin të njëjtin parim. Ministria do të ndërmarrë hapa për të tejkaluar plotësisht këtë problem.

Sa i përket lidhjes digjitale ndërkombëtare, Andonovski theksoi se Maqedonia po punon në mënyrë aktive për t’u bashkuar me zonën e roamingut të Bashkimit Evropian, me qëllim që qytetarët t’i përdorin shërbimet mobile jashtë vendit në të njëjtat kushte sikurse në vend.

Ai shtoi se, nëse Maqedonia nuk arrin ta realizojë këtë si pjesë të paketës vitin e ardhshëm, do të ndërmerren edhe bisedime bilaterale me vendet ku qytetarët udhëtojnë më shpesh, ngjashëm me atë që kanë bërë Ukraina dhe Moldavia.

“Shumë më e lehtë është që këtë ta bëjë Bashkimi Evropian në emër të shtetit, pasi ka interes nga ana e Komisionit Evropian, gjë që presidentja von der Leyen e ka theksuar disa herë,” theksoi ministri.

“Qëllimi ynë është i thjeshtë – sa më shumë shërbime t’u bëhen të qasshme qytetarëve shpejt, lehtë dhe pa shpenzime të panevojshme. Po punojmë në projekte që me të vërtetë e lehtësojnë jetën e përditshme,” tha Andonovski.

Ministria e Transformimit Digjital mbetet e përkushtuar ndaj digjitalizimit të shërbimeve publike dhe përshpejtimit të procesit të transformimit digjital të shtetit.

Accessibility Menu