Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë

Sekretariati i Përgjithshëm ofron mbështetje profesionale dhe administrative për funksionimin e pandërprerë të Qeverisë.

 

Misioni

Sekretariati i Përgjithshëm është shërbim profesional i Qeverisë, me detyrë themelore të sigurojë koordinimin, mbështetje profesionale dhe logjistike për Qeverinë në tërësi, për nevojat e Kryetarit të Qeverisë, zëvendësve të Kryetarit të Qeverisë dhe anëtarëve të Qeverisë, me qëllim realizimin e përcaktimeve programore dhe prioriteteve të Qeverisë në kuadër të kompetencave të përcaktuara nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ligjet dhe marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara.

 

Vizioni

Qendër moderne, e digjitalizuar dhe transparente e Qeverisë, e përkushtuar për arritjen e prioriteteve dhe qëllimeve strategjike të Qeverisë.

Detyrat dhe obligimet e Sekretariatit të Përgjithshëm, janë të përcaktuara me Ligjin për Qeverinë (link), Rregulloren për punën e Qeverisë (link) dhe Rregulloren për organizimin e brendshëm të Sekretariatit të Përgjithshëm (link), ), dhe në pajtim me të njëjtat Sekretariati i Përgjithshëm:

ü  është kompetent për ndjekjen e nivelit të realizimit të dokumenteve strategjike të planifikimit;

ü  e koordinon harmonizimin e materialeve sipas dispozitave të Rregullores për punën e Qeverisë, prioriteteve dhe qëllimeve strategjike të Qeverisë, si dhe dokumenteve strategjike nga fusha përkatëse e materijalit, si dhe harmonizimin e ndërsjellë të materialeve nën kompetencën e ministrive;

ü  në kuadër të ndjekjes së nivelit të realizimit të dokumenteve strategjike të planifikimit, mund të përfshijë edhe përfaqësues nga Zyra e Kryetarit të Qeverisë, ministritë si dhe organe dhe institucione të tjera shtetërore.

ü  nëse Sekretariati i Përgjithshëm konstaton se shkalla e realizimit të dokumenteve strategjike është e ulët, Sekretari i Përgjithshëm menjëherë e informon Kryetarin e Qeverisë, ministrat dhe personat e tjerë të zgjedhur dhe të emëruar përgjegjës para Qeverisë;

ü  kujdeset për mbajtjen e rregullt të evidencës dhe arkivimin e materialeve të Qeverisë në përputhje me rregullat për punën e zyrave dhe arkivave, si dhe për ruajtjen e shënimeve stenografike dhe regjistrimeve zanore.

 

Sekretari i Përgjithshëm

Me Sekretariatin e Përgjithshëm udhëheq Sekretari i Përgjithshëm, i cili siguron punë të ligjshme, efikase dhe transparente të Sekretariatit të Përgjithshëm dhe miraton udhëzime profesionale dhe akte me të cilat rregullon organizimin dhe mënyrën e punës së Sekretariatit të Qeverisë dhe vendos në përputhje me ligjin, për të drejtat, detyrat dhe përgjegjësitë e të punësuarve në Sekretariatin e Përgjithshëm.

 

Sekretari i Përgjithshëm ka të drejta dhe detyra të përcaktuara me ligj dhe me Rregulloren për punë dhe në përputhje me udhëzimet e Kryetarit të Qeverisë i kryen punët në lidhje me organizimin dhe përgatitjen e mbledhjeve të organeve punuese dhe të Qeverisë, duke përfshirë:

ü  merr pjesë në punën e mbledhjeve të Qeverisë pa të drejtë vendimmarrjeje dhe kujdeset për çështjet procedurale gjatë mbledhjes së Qeverisë;

ü  bashkëpunon me ministritë dhe organet e tjera të administratës shtetërore, veçanërisht për çështjet që lidhen me prioritetet strategjike, Strategjinë Nacionale Zhvillimore, dokumentet e tjera strategjike të planifikimit, analizën dhe vlerësimin e politikave;

ü  kujdeset që propozimet e ligjeve që dorëzohen në Qeveri të përmbajnë vlerësimin e ndikimit të rregullativës, sipas Metodologjisë për Vlerësimin e Ndikimit të Rregullativës dhe Udhëzimit për mënyrën e veprimit në punën e ministrive në procesin e zbatimit të vlerësimit të ndikimit të rregullativës;

ü  kujdeset që të gjitha propozimet e ligjeve dhe aktet nënligjore që dorëzohen në Qeveri të përmbajnë Deklaratën për harmonizimin e rregullores me legjislacionin e Bashkimit Evropian;

ü  kujdeset që popozimet e ligjeve dhe aktet nënligjore në të vilat transpozohet masë e caktuar e Bashkimit Evropian, që dorëzohen në Qeveri, përveç Deklaratës për harmonizimin e rregullores me legjislacionin e Bashkimit Evropian, detyrimisht të përmbajnë edhe tabela përkatëse korrespondente (BE-MK dhe MK-BE);

ü  organizon përgatitjen dhe ndjekjen e zbatimit të Programit Vjetor të Punës së Qeverisë;

ü  nënshkruan konkluzionet e Qeverisë, përveç atyre që i nënshkruan Kryetari i Qeverisë dhe i dërgon tek ministritë dhe organet e tjera të administratës shtetërore, si dhe tek organet dhe institucionet e tjera shtetërore, dhe organizon zbatimin e konkluzioneve të Qeverisë;;

ü  kujdeset për publikimin e  rregulloreve dhe akteve  të tjera të Qeverisë në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”;

ü  kujdeset për dorëzimin e konkluzioneve dhe akteve të  miratuara nga Qeveria te propozuesit e autorizuar dhe palët e tjera të përfshira përmes sistemit e-Qeveri, i cili konsiderohet si dërgesë zyrtare;

ü  kujdeset për sigurimin e kushteve të punës për Kolegiumin e Sekretarëve Shtetërorë dhe të trupave punuese të Qeverisë;

ü  kujdeset për realizimin e bashkëpunimit dhe për përmbushjen e detyrimeve të Qeverisë ndaj institucioneve të tjera, brenda kompetencave të saj, dhe kthen materialet që nuk janë të përgatitur në përputhje me këtë rregullore, që nuk janë të plota, si dhe materialet që nuk janë në kompetencë të Qeverisë.

Sekretari i Përgjithshëm ka një zëvendës i cili e ndihmon në kryerjen e detyrave të tij dhe e zëvendëson  në rast të mungesës ose pengesës së tij.

 

Programi i punës së Qeverisë dhe planifikimi strategjik

Qeveria miraton Programin që mandatarit ia ka propozuar Kuvendit gjatë zgjedhjes së Qeverisë, si Programi afatmesëm i punës së Qeverisë.

Ministritë, në afat prej 60 ditëve nga dita e miratimit të Programit afatmesëm të punës së Qeverisë, informojnë Qeverinë për aktivitetet konkrete të ndërmarra brenda kompetencave të tyre,  afatet dhe treguesit e suksesit përmes të cilëve monitorohet realizimi i Programit.

Programi afatmesëm i punës së Qeverisë operacionalizohet përmes Programit vjetor të punës së Qeverisë. Në Programin vjetor të punës së Qeverisë dhe në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Qeveria përfshin prioritetet strategjike dhe politikën fiskale, si dhe detyrimet që rrjedhin nga ligjet, dokumentet e planifikimit strategjik të zhvillimit, strategjitë sektoriale dhe procesi i aderimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Sekretariati i Përgjithshëm përgatit Propozimin e Programit vjetor të punës së Qeverisë, bazuar në iniciativat e përdoruesve kryesorë të buxhetit, ndjek zbatimin e tij dhe përgatit raport gjashtëmujor dhe vjetor, të cilat ia dërgon për shqyrtim Qeverisë.

Bazuar në Programin vjetor të punës, Qeveria përcakton dhe i dorëzon Kuvendit një Raport gjysmëvjetor legjislativ, me propozime për ligje dhe akte të tjera mbi të cilat vendos Kuvendi.

Qeveria, në një mbledhje tematike, shqyrton Raportin gjysmëvjetor dhe vjetore mbi realizimin e Programit vjetor të punës dhe Raportin legjislativ.

 

Planifikimi strategjik

Qeveria merr  vendim për  përcaktimin e prioriteteve strategjike për një periudhë jo më të shkurtër  se  pesë vjet, në përputhje me Ligjin për buxhetet dhe Metodologjinë për planifikim strategjik dhe përgatitjen e Programit vjetor të punës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilën e miraton Qeveria.

Sekretariati i Përgjithshëm koordinon procesin e planifikimit strategjik të përdoruesve kryesorë të buxhetit dhe, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, dorëzon udhëzime dhe afate të detajuara për përgatitjen e planit strategjik.

Sekretariati i Përgjithshëm kujdeset për krijimin dhe zhvillimin e planifikimit sektorial, duke siguruar një sistem të unifikuar për përgatitjen dhe ndjekjen e zbatimit të strategjive sektoriale, në përputhje me Metodologjinë për mënyrën e përgatitjes, zbatimit, ndjekjes, raportimit dhe vlerësimit të strategjive sektoriale dhe Udhëzimin për strukturën, përmbajtjen dhe mënyrën e përgatitjes, zbatimit, ndjekjes, raportimit dhe vlerësimit të strategjive sektoriale, të cilat i miraton Qeveria.

Accessibility Menu