Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Të rinjtë fituan partner për bashkëpunim në të gjitha institucionet

Të rinjtë fituan partner për bashkëpunim në të gjitha institucionet

Në përputhje me nenin 23 të Ligjit për pjesëmarrje rinore dhe politika rinore, Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, caktoi zyrtar për të rinjtë, një person përgjegjës për punën e Zyrës së të Rinjve për koordinimin, zbatimin dhe monitorimin e çështjeve me interes për të rinjtë në kuadër të kompetencës së Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut:

Zagorka Vidoevska
e-mail: zagorka.todorovska@gs.gov.mk
kontakt: 02/3118-022 lokal:
cel.: 076/475-250
 

 

Për realizimin e së drejtës për organizimtë lirë, si dhe qasje më të lehtë deri te informacionet që janë me interes për të rinjtë, në Ligjin për Pjesëmarrjen e të Rinjve dhe Politikate të Rinjve është e paraparë vendosja e një nëpunësi për të rinjë në të gjitha organet e administratës shtetërore, si dhe në komunat dhe komunat në Qytetin e Shkupit dhe Qytetin e Shkupit.

Kjo do të thotë që në çdo institucion shtetëror dhe lokal, të rinjtë do të priten nga një "nëpunës për të rinjtë" i cili do t'u përgjigjet pyetjeve nga fusha e institucionit të tij, si për shembull vetëpunësimi, programet në ministritë dhe gjithçka që u intereson, që deri më tani nuk ka pasur kush tua shpjegojë në detaje.

Nëpunësit për të rinjtë përgatisin raporte vjetore për punën e institucioneve në fushëveprimin e të rinjve, të cilat i dorëzojnë në Agjencinë e të Rinjve dhe Sportit dhe i publikojnë në uebfaqet e organeve të administratës shtetërore, komunave, komunave në Qytetin e Shkupit dhe Qytetin e Shkupit.

Lista me nëpunësit për të rinjtë është në dispozicion në linkun e mëposhtëm.

Accessibility Menu