Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Mickoski: E dënoj incidentin me automjetet diplomatike, MPB-ja e ndaloi autorin

Mickoski: E dënoj incidentin me automjetet diplomatike, MPB-ja e ndaloi autorin

Qëndrimi im është i njëjtë me atë të Qeverisë. Ne e dënojmë fuqishëm këtë ngjarje penalo-juridike. Ajo që mund të them është se personi që është autor i kësaj vepre penale është ndaluar dhe në këto momente po merret në pyetje për të parë motivet që kanë bërë të ndodhë ajo që ndodhi, për të kuptuar se çfarë e ka nxitur këtë person të bëjë atë që bëri, tha Hristijan Mickoski, Kryetar i Qeverisë, gjatë intervistës në edicionin qendror të lajmeve në ALSAT M.

I pyetur nëse ka informacione nëse bëhet fjalë për një rast të izoluar, Mickoski theksoi se do të përmbahet nga komentet shtesë. Ai shtoi se personi e ka pranuar veprën, ndërsa zyrtarët kompetentë po zhvillojnë marrjen në pyetje dhe se pret më shumë informacione nga ky proces, i cili, sipas tij, do të japë përgjigje për shumë pyetje.

Lidhur me pyetjen nëse ka pasur komunikim me institucionet bullgare për incidentin, Mickoski tha:

Ministria e Punëve të Jashtme është në komunikim të vazhdueshëm. Ministri më informoi se ka biseduar me homologen e tij. Kështu që, nga ana jonë, qëndrimi është i qartë, ashtu si ai i MPJ-së, ne e dënojmë fuqishëm këtë akt, autorin e siguruam për më pak se tre orë dhe, edhe një herë, si institucione treguam se funksionojmë në mënyrë të përkryer. Tani mbetet të shohim cilat janë motivet e kësaj ngjarjeje penalo-juridike.

Accessibility Menu