Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Mickoski: Hetimi për drogën çon deri te persona të bllokut opozitar dhe ish-politikanë aktiv, gjithçka do të mbështetet me dëshmi

Mickoski: Hetimi për drogën çon deri te persona të bllokut opozitar dhe ish-politikanë aktiv, gjithçka do të mbështetet me dëshmi

Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, gjatë pjesëmarrjes së tij në "Samo Intervju" në televizionin Kanal 5, duke folur për skandalin me drogën, theksoi se hetimi çon deri te persona nga blloku opozitar, por edhe ish-politikanë, me ç'rast vuri në dukje se të gjithë do të përgjigjen sepse gjithçka do të jetë e mbështetur me dëshmi.

Lidhur me rrjedhën e hetimit të deritanishëm, kryeministri Mickoski deklaroi se ka padi penale për 10 persona përveç atyre të dyve që tashmë janë arrestuar dhe ky është vetëm fillimi, bazuar në informatat, ndërsa për akuzat e opozitës deklaroi se do të ketë përgjegjësi për të gjithë, por opozita duhet të jetë e vetëdijshme se hetimi çon deri te njerëz të afërt të tyre dhe se ekzistojnë dëshmi për këtë.

"Sa herë që ta pyesni opozitën, ata do t'jua thonë atë pa pasur asnjë argument, ndërsa pushteti nga kjo anë flet në bazë të argumenteve dhe fakteve. Nuk do të flas, por mendoj se do të arrihet deri te emra shumë të rëndësishëm që janë pjesë ose të lidhur me opozitën aktuale LSDM-në, pjesërisht me të ashtuquajturin Front Europian, por edhe ish-politikanë. Vetëm atëherë të mos thuhet se ky është revanshizëm politik dhe përndjekje, sepse gjithçka do të jetë e mbështetur me dëshmi. Që të mos vijë puna atëherë 'pse familja ime', të gjithë do të përfshihen, sepse dinë ta sulmojnë familjen time dhe familjet e njerëzve të Qeverisë, duhet të jenë të vetëdijshëm se familjet e tyre për të cilat ekzistojnë dëshmi, veçanërisht në këtë rast, do të jenë përgjegjëse për shumë gjëra", potencoi kryeministri Mickoski.

Kryeministri Mickoski  nënvizoi se megjithatë drejtësia do të fitojë në këtë rast dhe ai që ka gabuar do të përgjigjet, por edhe nuk duhet të harrojmë se çfarë politike udhëhoqi qeveria e LSDM-së dhe BDI-së lidhur me kultivimin e kanabisit, si dhe faktin se e gjithë kjo është pasojë e atyre politikave.

"Të gjithë harrojmë se sa herë qeveria e kaluar e LSDM-së dhe BDI-së tentonte ta ndryshonte Ligjin për kultivimin e kanabisit dhe të lejohej eksporti i lules së kanabisit. Madje edhe në festa të rëndësishme thirrnin seanca në Kuvend. Ja, vetë po e shohim se çfarë kanë kërkuar prodhuesit. Nuk mundet që programi juaj ekonomik të bazohet në prodhimin e kanabisit, kjo në vete është humbëse", deklaroi kryeministri Mickoski.

Kryeministri Mickoski njëkohësisht theksoi se tani me skandalin e drogës po shohim se si Aliu, Zaevi dhe Venko si ministër i shëndetësisë e kanë zhvilluar Maqedoninë dhe se këto janë pasojat e atyre politikave, por do të ndëshkohen.

Accessibility Menu