Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Mickoski: Nuk i pranoj sulmet se ligji për arsim të lartë ka kritere tepër të rrepta, ndërkohë që nuk kemi asnjë universitet as në mesin e 2500 më të mirëve

Mickoski: Nuk i pranoj sulmet se ligji për arsim të lartë ka kritere tepër të rrepta, ndërkohë që nuk kemi asnjë universitet as në mesin e 2500 më të mirëve

Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, në emisionin e mëngjesit “Maqedonia në mëngjes” në RTVM, tha se nuk i pranon kritikat se Ligji për arsim të lartë ka kritere tepër të rrepta, ndërkohë që, siç u shpreh ai, nuk ka asnjë universitet në vend që të jetë në 2500 më të mirët në listën e Shangait.
“Dua të besoj se arsimi krijon një kuadër të tillë. Por nuk mund të mos përmend diçka që ndodhi në median tuaj,  pati një debat mes dy kolegëve të mi nga universiteti, një djalë dhe një zonjë. E dëgjova djalin që po e kritikonte ligjin për arsim të lartë. Dhe, për të qenë i sinqertë, u zhgënjeva, për të mos thënë u trondita. Në një moment, imagjinoni, teza ishte se kriteret janë tepër të rrepta për ligjin e ri për arsimin e lartë për zgjedhjen në tituj akademikë. Pse qenkan të rrepta? Sepse ligji parashikon që kolegët e mi të shkruajnë punime shkencore në revista të njohura që janë pjesë e bazës Web of Science (Thomson Reuters), dhe imagjinoni, për t’u zgjedhur profesor i rregullt, duhet të kenë 4 të tilla brenda 5 viteve, dhe ndërkohë shteti ua mbulon këtë. Dhe kjo qenka kriter i lartë”, tha Mickoski, duke shtuar:
“Cili është tani rezultati i gjendjes aktuale? Nga Universiteti “Kirili dhe Metodi”, që është më i njohuri nga të gjithë universitetet në Maqedoni, në listën e Shangait,  dhe nuk ka nevojë të jetë vetëm lista e Shangait, merrni cilëndo matje tjetër, dikur kemi qenë krah për krah, ndërsa tani nuk jemi as në mesin e 2500 më të mirëve, dhe ky është rezultati i gjendjes aktuale.
Më parë mund të pajtohesha, të thosha mirë, nuk janë të motivuar, janë të demotivuar, të ardhurat janë të ulëta, rreth 55.000 denarë, por sot profesorët e rregullt kanë paga 110.000 ose 120.000 denarë.
Pra rreth 2000 euro, dhe zakonisht mesatarja e orëve që mbajnë është midis 4 dhe 8 orë në javë, ndërsa ditët e tjera janë të lëna për konsultime me studentët. Mua nuk do të më mbante vendi të rrija, të vëzhgoja gjendjen, të shihja si po fundosem, dhe të mos kërkoja zgjidhje për të gjitha këto.
Dhe tani kjo, thonë, është gabim. Mund të gabojë ai që punon, ai që nuk bën asgjë, që rri dhe vetëm fundoset, nuk gabon. Mund të gaboj, por hajde të dëgjoj një argument legjitim, mos më thuaj vetëm se kriteret janë të larta, sepse kjo është njësoj sikur të thuash se uji është i lagësht, ose se në muajin gusht ka shumë gjasa të jetë nxehtë. Afërsisht e tillë është kjo tezë.
Por kjo nuk është tezë, dhe derisa ne të punojmë me këtë lloj profili njerëzish, kam frikë se si arsim nuk do të gjenerojmë kuadër mjaftueshëm cilësor, i cili menjëherë do të mund të përballet me sfidat dhe presionet, por do të duhet të kualifikohet apo rikualifikohet më tej, etj.”

Accessibility Menu