Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Mickoski: Qeveria e mëparshme nënshkroi kapitullim duke pranuar kërkesat bullgare, ne nuk do lëshojmë pe para shantazheve

Mickoski: Qeveria e mëparshme nënshkroi kapitullim duke pranuar kërkesat bullgare, ne nuk do lëshojmë pe para shantazheve

Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, në një intervistë në edicionin qendror të lajmeve në ALSAT-M, tha se Qeveria e mëparshme e LSDM-së dhe BDI-së ka nënshkruar kapitullim duke pranuar kërkesat bullgare, duke shtuar se kjo Qeveri nuk do të lëshojë pe përballë shantazheve.

“Unë në përgjithësi dërgoj tre mesazhe. Mesazhi i parë është se nuk do të ketë ndryshime kushtetuese pa VMRO-DPMNE-në. Politikanët e opozitës mund të jenë indi i butë i identitetit dhe shtetësisë maqedonase, dhe kjo është ajo që kanë zgjedhur ata. Unë këtu as nuk mund t’i gjykoj, e as të jap fjalë lavdëruese. Kjo është zgjedhja e tyre dhe rruga që ata kanë vendosur ta ndjekin.

Së dyti, unë jam plotësisht i vetëdijshëm se Qeveria e mëparshme ka nënshkruar një fletë të bardhë letre, të cilën ne e quajmë kapitullim, për shkak të interesave të ndryshme.
BDI-ja kishte disa interesa në atë kohë, LSDM-ja kishte interesa të tjera. Por ajo që i bashkon është fakti, dëshira dhe bindja se, nëse nënshkruanin një fletë të bardhë, dikush thjesht do t’ua dhuronte fitoren në zgjedhjet parlamentare që pasonin. Është evidente se kjo nuk ndodhi dhe ata tani ndodhen në opozitë të thellë dhe në një proces dezintegrimi të brendshëm të strukturave të të dyja partive politike”, theksoi ai, duke shtuar:

“Dhe së treti, duke pasur parasysh se jemi politikanë realistë, ne e dimë saktësisht se cilat janë obligimet që ka marrë përsipër Qeveria e mëparshme. Por po ashtu e dimë saktësisht edhe cilat janë obligimet që ka marrë përsipër një qeveri e mëparshme e fqinjit tonë lindor, e ato janë respektimi konsekuent i të drejtave të njeriut përmes nënshkrimit dhe ratifikimit të Rezolutës për respektimin e të drejtave të njeriut. Sot keni të paktën 14 aktgjykime të Gjykatës për të Drejtat e Njeriut, me të cilat Bullgaria obligohet të lejojë regjistrimin e OMO Ilinden – Pirin, por ajo refuzon ta bëjë këtë. Kjo Rezolutë është miratuar shumë më herët sesa pranimi i këtyre kushteve nga qeveria e mëparshme kapitulluese maqedonase e LSDM-së dhe BDI-së.”

Accessibility Menu