Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, gjatë podkastit „Rishtazi“, iu përgjigj akuzave të opozitës se kinse shteti ndodhet në prag të falimentimit dhe se, për këtë arsye, po merren hua nga M-NAV dhe institucione të tjera.
„Kam lajm të keq për opozitën. Ata thoshin se do të falimentojmë në vitin 2024, pastaj në vitin 2025 dhe tani në vitin 2026, por unë po u them se nuk do të falimentojmë, pavarësisht se na lanë borxhe, projekte të papërfunduara, sistem të rrënuar, të plaçkitur, të degraduar dhe plotësisht jofunksional. Përndryshe, fakti që këto tri institucione shtetërore i ndihmuan një institucioni tjetër shtetëror është rasti i 256-të në historinë e këtij shteti, sepse në 255 raste të mëparshme, përfshirë edhe qeverinë e kaluar, është vepruar në të njëjtën mënyrë. Gjithashtu kam një lajm të keq për ta, gjatë muajit gusht, këto mjete do të kthehen nga NP Rrugët Shtetërore te këto tri institucione“, theksoi Mickoski.