Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Fjalimet integrale nga konferenca për shtyp e Marija Miteva, Ivana Ginovska dhe Igor Nikoski

Fjalimet integrale nga konferenca për shtyp e Marija Miteva, Ivana Ginovska dhe Igor Nikoski

„Të nderuar qytetarë,
Të nderuar përfaqësues të mediave,
Ju faleminderit për praninë tuaj.
Kjo është konferenca e parë për shtyp për këtë vit, më lejoni t'ju uroj festat dhe t'ju dëshiroj shëndet dhe shumë suksese.
Së bashku me drejtoreshën e Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit Jetësor, Ivana Ginovska dhe drejtorin e Drejtorisë për Mjedis Jetësor, Igor Nikoski, do të ndalemi në një nga temat kyçe që është me interes publik, e ajo është mbrojtja e mjedisit jetësor me fokus të veçantë në cilësinë e ajrit të ambientit.
Do të flasim për mbikëqyrjet inspektuese të realizuara dhe raportet e përgatitura gjatë vitit të kaluar. Kemi për qëllim të prezantojmë shifrat totale për kontrollet dhe inspektimet e kryera, si dhe rezultatet konkrete dhe gjetjet nga ato procedura.
Qëllimi ynë si Qeveri është të informojmë opinionin në mënyrë transparente për atë se si veprojnë institucionet, cilat janë gjendjet e konstatuara në terren dhe çfarë masash merren për përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.
Kjo qasje, e cila bazohet në të dhëna, llogaridhënie dhe koordinim ndërmjet institucioneve kompetente, është e një rëndësie thelbësore për ndërtimin e besimit dhe për krijimin e politikave efikase në fushën e mjedisit jetësor.“
Në vijim po ua dërgojmë fjalimet integrale të drejtoreshës së Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit Jetësor, Ivana Ginovska dhe drejtorit të Drejtorisë për Mjedis Jetësor, Igor Nikoski.

Në vazhdim është fjalimi integral i drejtoreshës së Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit Jetësor:

“Të nderuar përfaqësues të mediave,

Opinion i nderuar,

Dëshiroj t’ju përshëndes në emër të Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit Jetësor.  

Kjo konferencë për shtyp i kushtohet tematikisht mbikëqyrjeve inspektuese në mjedisin jetësor lidhur me cilësinë e ajrit të ambientit në Maqedoni.  

Fillimisht do të filloja me disa tregues statistikorë lidhur me mbikëqyrjet inspektuese të realizuara gjatë vitit 2025.  

Në vitin aktual 2025, të dhënat e përpunuara deri më 20 dhjetor tregojnë se janë realizuar 1.700 mbikëqyrje inspektuese (839 të rregullta, 532 të jashtëzakonshme dhe 329 mbikëqyrje kontrolluese), janë konstatuar 398 parregullsi dhe janë lëshuar po aq vendime në procedurë inspektuese.  

Janë iniciuar mbi 30 procedura kundërvajtëse dhe 4 procedura penale.  

Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor punon sipas Planit Vjetor të punës të miratuar nga Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.  

ISHMJ, sipas Planit të Veprimit për masa afatshkurtra të Qeverisë për ajër të pastër për periudhën nëntor 2025 deri në mars 2026, është përgjegjës për kryerjen e mbikëqyrjeve inspektuese te subjektet që posedojnë leje A-LEI nga 1 nëntori e deri më sot janë kryer mbi 55 mbikëqyrje inspektuese në territorin e gjithë shtetit në instalime ku ka ndikim mbi mjedisin jetësor përmes emetimeve në ajër, janë lëshuar 20 vendime dhe 3 ndalime të veprimtarisë.  

ISHMJ kryen mbikëqyrje sipas planeve në të gjitha instalimet me leje A-LEI në territorin e shtetit në mënyrë të vazhdueshme gjatë gjithë vitit, duke respektuar, ashtu si edhe inspektoratet e tjera, metodologjinë e vlerësimit të rrezikut gjatë planifikimit të mbikëqyrjeve, përkatësisht dispozitat ligjore për frekuencën e mbikëqyrjeve gjatë vitit te një subjekt. Për shembull, sipas nenit 57 paragrafi (6) i Ligjit për Mbikëqyrje Inspektuese, është përcaktuar se mbikëqyrja e rregullt nga i njëjti shërbim inspektues te i njëjti subjekt kryhet jo më shumë se një herë gjatë vitit.  

Sipas rreziqeve të përcaktuara gjatë planifikimit, për shembull, për gjendjen aktuale me subjektin juridik TITAN Çimentorja USJE, ju njoftoj se gjatë vitit 2025 janë kryer 6 mbikëqyrje te ky subjekt juridik, nga të cilat 2 të rregullta dhe 4 mbikëqyrje inspektuese të jashtëzakonshme nga inspektorë të ndryshëm shtetërorë (të fundit të jashtëzakonshme u realizuan gjatë nëntorit me inspektorin e mjedisit nga Qyteti i Shkupit më 18.11.2025 nga ora 22:00 deri në orën 00:30 dhe në dhjetor më 18.12.2025 me inspektorin e mjedisit të Komunës së Kisella Vodës), ku në të gjitha mbikëqyrjet nuk janë konstatuar parregullsi në punën e këtij subjekti juridik.  

Gjatë periudhës së kaluar patëm gjithashtu një kontroll të paparalajmëruar mbrëmjeje me inspektorë nga brendësia dhe hartuesit e lejes nga Drejtoria për Mjedis Jetësor.  

Janë realizuar edhe matje të jashtëzakonshme të paparalajmëruara të emetimeve në ajër me Sektorin-Laboratorin për Mjedis Jetësor pranë MMJPH me përfaqësues nga Drejtoria për Mjedis Jetësor.  

Çdo muaj, Çimentorja Usje dorëzon në inspektorat raport mujor për emetimet në ajër nga të gjitha pikat e emetimit, gjithashtu dorëzon dy herë në vit raport nga matjet e kryera nga një laborator i akredituar.  

Sepse kështu janë të obliguar sipas lejes.  

Të rikthehem te mbikëqyrjet sipas Planit të Veprimit, mbikëqyrjet vazhdojnë në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa çdo 15 ditë ISHMJ dorëzon raport te grupi i punës i formuar nga MMJPH, i cili ndjek zbatimin e Planit të Veprimit.  

Si shifër, subjektet juridike me leje aktive A-LEI janë diku rreth 120 sipas Regjistrit që mban Drejtoria për Mjedis Jetësor, ndërsa në territorin e qytetit të Shkupit janë rreth 40.  

Të gjitha lejet e lëshuara janë të publikuara rregullisht nga MMJPH në faqen e internetit dhe çdo kush mund të informohet me punën e secilit instalim, çfarë përdor si energjent, detyrimet dhe frekuencat e matjeve për media të ndryshme, gjithçka që është përcaktuar nga Drejtoria për Mjedis Jetësor që i lëshon ato.  

Më duhet të theksoj se shërbimi inspektues nuk është organ gjyqësor, nuk është polici, nuk lëshon dhe nuk merr akte administrative (leje, etj.), nuk kryen ekspertiza ose vlerësime të dëmeve, nuk kryen matje të zhurmës, ajrit, ujit etj. kjo është detyrë dhe obligim i laboratorëve të akredituar për mjedis jetësor, inspektimi ka mbi të gjitha rol parandalues dhe vetëm në fund rol represiv gjatë mbikëqyrjes inspektuese mbi zbatimin e dispozitave ligjore, përkatësisht kushteve në A-LEI dhe elaborateve për mjedis jetësor të lëshuara nga Drejtoria për Mjedis Jetësor.“

Në vijim  fjalimi integral i drejtorit të Drejtorisë për Mjedis Jetësor, Igor Nikoski:

„Të nderuar,
Çimentorja 'Usje' SH.A Shkup është një instalacion për prodhimin e klinkerit të çimentos në furra rrotulluese me kapacitet prodhues mbi 500 t/ditë. Instalacioni ka dorëzuar:
•     Kërkesë për Leje-A për harmonizim me planin operativ më 27.06.2007 nr. 11-3950/1 dhe pas zbatimit të procedurës, më 07.03.2011 është lëshuar Leja-A për harmonizim me planin operativ nr. 11-2402/1.
•     Më 22.05.2013 është lëshuar Ndryshimi i Lejes-A për harmonizim me planin operativ nr. 11-1227/3, me të cilën leje është miratuar përdorimi i lëndëve djegëse alternative.
Para fillimit të përdorimit të lëndëve djegëse alternative, USJE përgatiti një studim të detajuar për vlerësimin e ndikimit në mjedisin jetësor dhe mori vendim për dhënien e pëlqimit për Studimin për vlerësimin e ndikimit në mjedisin jetësor për projektin „Vendosja e lëndëve djegëse alternative në Çimentoren Usje” (nr. 11-1782/5 të datës 13.06.2012).
Pas zbatimit të procedurës së plotë, më 12.03.2020 është lëshuar Leja Ekologjike e Integruar-A 11-714/5.
Leja ekologjike e integruar-A ka një vlefshmëri prej 7 vitesh. Më së voni një vit para skadimit të vlefshmërisë, Operatori është i detyruar të parashtrojë kërkesë për rinovimin e lejes.“

Më së voni deri më 12.03.2026,  çimentorja „Usje“ duhet të paraqesë kërkesë për rinovimin e Lejes  A të Integruar. Procedura do të përfshijë dispozitat e Ligjit për Mjedisin që kanë të bëjnë me lëshimin e Lejes Ekologjike A të Integruar, procedurën, pjesëmarrjen e publikut, kushtet, si dhe zbatimin e teknikave më të mira të disponueshme. Megjithatë, Ligji i ri për Emisionet Industriale nr. 193/2025, të datës 18.09.2025, ka afat për  zbatim deri më 26.09.2027, por mund të na japë udhëzime për implementimin e konkluzioneve për industrinë e çimentos.

Në fund të vitit 2018, USJE filloi me përdorimin e lëndëve djegëse alternative si zëvendësim i lëndëve djegëse fosile, me një shkallë zëvendësimi deri në 15%. Lëndët djegëse  alternative që përdoren janë karburante nga mbetjet e ngurta (RDF) dhe biomasa nga mbetjet bujqësore (lëvore orizi), si dhe një pjesë e caktuar e mbetjeve nga industria e tekstilit.
Sipas Raportit vjetor për mjedisin për vitin 2024, nuk janë importuar lëndë djegëse alternative për koprocesim, për shkak të ndalimit të importit të mbetjeve për qëllime energjetike, të parashikuar në Ligjin për Mbetjet. Si lëndë djegëse alternative të përdorura gjatë vitit 2024 janë evidentuar biomasa nga mbetjet bujqësore (lëvore orizi dhe lëvore kafeje), mbetje të selektuara nga industria e tekstilit, mbetje nga paketimi që nuk mund të riciklohen, si dhe mbetje plastike që nuk mund të ripërdoren apo riciklohen.
Përdorimi i lëndëve djegëse alternative, përveç se është një nga rekomandimet për praktikat më të mira të disponueshme në industrinë e çimentos, është gjithashtu në përputhje me konceptin e ekonomisë qarkulluese.
Përfitimet nga përdorimi i lëndëve djegëse alternative:
Përparësitë për mjedisin jetësor:
•     Reduktimi i përdorimit të lëndëve djegëse dhe lëndëve të para jo të rinovueshme (fosile)
•     Reduktimi i gazrave serrë
•     Rikuperimi i energjisë në vend të asgjësimit (hierarkia e mbetjeve)

Emetimet në ajër nga çimentorja „Usje”, të cilat emetohen, paraqesin gazra mbetjeje nga djegia dhe pluhuri. Sipas Lejes Ekologjike të Integruar-A të Çimentores „Usje” SH.A Shkup, nr. 11-714/5 të datës 12.03.2020, ka 12 pika emetimi në ajër (2 pika emetimi nga kazani me avull, 2 pika emetimi nga furrat rrotulluese, 2 nga ftohësi i klinkerit, 4 nga mullinjtë për klinker dhe 2 nga mullinjtë për lëndë djegëse).
Gazrat e mbetjeve kalojnë nëpër filtër me thasë dhe më pas lëshohen në atmosferë.
Çimentorja „Usje”, në përputhje me lejen, ka monitorim të vazhdueshëm 24-orësh, 7 ditë në javë. Të dhënat, siç tha edhe drejtoresha e Inspektoratit, përpunohen përmes softuerit.
Matjet e koncentrimeve të grimcave të ngurta në ajër me madhësi deri në 10 mikrometër (PM10) kryhen dy herë në vit nga një laborator i jashtëm i akredituar.
Ju faleminderit.“

Accessibility Menu