Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Mickoski në promovimin e “Trenit urban”: Ky është një hap përpara, do të realizojmë edhe shumë projekte të tjera për qytetarët

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Mirëdita edhe nga unë.

Do të doja ta shfrytëzoja këtë mundësi për t’i uruar të gjithë ata që ishin të përfshirë në realizimin e këtij projekti, zëvendëskryeministrit dhe ministër i Transportit, bashkëpunëtorëve të kabinetit të tij, sigurisht edhe punonjësve në “Hekurudhat e Maqedonisë – Infrastrukturë dhe Transport”, drejtorëve që personalisht u angazhuan dhe u fokusuan në realizimin e këtij projekti, si dhe kolegëve nga Qeveria, ministrave dhe zëvendësministrave, për realizimin e projekteve që janë pjesë e Programit të Qeverisë. Në fakt, edhe ky është një projekt i tillë.

Gjithashtu, dua të falënderoj secilin që ka dhënë qoftë edhe një pjesë të vogël të energjisë dhe kohës së tij, në mënyrë që kjo të bëhej realitet. Vërtet, një vit është një periudhë mjaft e shkurtër për realizimin e një projekti të tillë. Mund të them, edhe nga përvoja ime personale, se kushtet në të cilat sot përshkuam linjën nga Zelenikova deri në këtë Stacion Qendror Hekurudhor, në qendër të Shkupit, janë vërtet evropiane.

A i zgjidhim me këtë të gjitha problemet që kemi? Jo, nuk do t’i zgjidhim. Por a është ky një hap përpara? Po, është një hap përpara në drejtim të zgjidhjes së një pjese të problemeve me të cilat përballemi, veçanërisht në transport, por edhe në aspektin e mbrojtjes së mjedisit dhe ndotjes, duke pasur parasysh se përpara nesh është edhe sezoni i ngrohjes dhe sfidat që sjell ai.

Në përgjithësi, të gjithë parametrat teknik që lidhen me projektin i përmendën tashmë folësit e mëparshëm. Unë do të doja vetëm të them se do të vazhdojmë t’i realizojmë projektet për të cilat kemi marrë besimin e qytetarëve.

Kjo është shumë e rëndësishme, sepse përmes realizimit të projekteve fitohet kredibiliteti, ndërsa përmes kredibilitetit ndryshohet edhe perceptimi për vetë shtetin dhe për sistemin që ne, si Qeveri, e drejtojmë.

Dua t’i falënderoj edhe mediat që ndiqni punën e Qeverisë dhe realizimin e projekteve të këtij lloji. Uroj që në ditët në vijim të mund të dëshmojmë së bashku edhe për shumë projekte të tjera që do të realizohen dhe të cilat do të fillojmë t’i përdorim.

Edhe një herë, falënderoj të gjithë ata që u përfshinë në këtë projekt. Po e përsëris: zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Transportit, zëvendësministrin e Transportit, të gjithë punonjësit e Ministrisë së Transportit, drejtorët e “Hekurudhat e Maqedonisë – Infrastruktura dhe Transporti”, bordet drejtuese, punonjësit e këtyre institucioneve, kryetarin e Qytetit të Shkupit, kryetarët e komunave të Qytetit të Shkupit, por edhe kryetarin e Komunës së Zelenikovës, i cili është sot këtu me ne dhe i cili gjithashtu dha mbështetje të pakursyer gjatë realizimit të këtij projekti.

Në fakt, edhe banorët e Komunës së Zelenikovës do të jenë përdorues të kësaj linje dhe shumë shpejt, nga Zelenikova do të mund të arrijnë në qendër të Shkupit.

Uroj të realizohen edhe shumë projekte të tilla.

Ju faleminderit.

Accessibility Menu