Mirëdita nga Mynihu dhe mirëdita nga Konferenca e 62-të e Sigurisë së Mynihut. Ditën e parë këtu e nisëm me një takim shumë të rëndësishëm me përfaqësues të lartë të kompanisë “Schwarz”, një nga kompanitë më të mëdha në botë dhe një nga më të mëdhatë këtu në Gjermani, me të ardhura vjetore mbi 180 miliardë euro.
Kompania “Schwarz” punëson mbi 605.000 të punësuar dhe është e pranishme në më shumë se 30 vende të botës, ndër to është edhe Maqedonia jonë.
Takimin e dytë, si vazhdim i atij në Davos, e zhvilluam me pronarin e “4iG”, i cili tashmë është i pranishëm në Maqedoni si pronar i licencës për operatorin e tretë mobil.
Ajo që është e rëndësishme dhe që duhet theksuar e ta dijë opinioni publik dhe qytetarët maqedonas është fakti se, krahas portofolit ekzistues të investimeve, të dyja kompanitë – si “Schwarz” ashtu edhe “4iG” – planifikojnë investime shtesë në Maqedoni në një portofol krejtësisht të ri, përkatësisht në inteligjencën artificiale, qendrat e të dhënave dhe energjetikën, më konkretisht në prodhimin e energjisë elektrike.
Më pas, ishim pjesë e hapjes solemne të Konferencës së 62-të të Sigurisë së Mynihut, ku një fjalim të rëndësishëm mbajti kancelari gjerman Merz, ndërsa këtë pjesë të ditës e përfundojmë me një takim me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa.
Në takim biseduam për procesin e integrimit evropian të Maqedonisë dhe për atë që është e rëndësishme për qytetarët maqedonas, ai proces të mos bilateralizohet, të mos jetë poshtërues dhe të ruhet identiteti maqedonas si dhe prioritetet e qytetarëve maqedonas.
Në fund, më lejoni t’u uroj qytetarëve maqedonas për lajmin e mirë që mbërriti në fillim të ditës nga SHBA-ja, nga Uashingtoni – deklarata e përbashkët e harmonizuar mes Qeverisë së Maqedonisë dhe Shtëpisë së Bardhë, e cila ka të bëjë me marrëveshjen për tregëti që do të nënshkruhet më tej nga të dyja shtetet, një marrëveshje që mundëson ekonomi më të mirë dhe më shumë mundësi për kompanitë maqedonase.
Në këtë mënyrë tregojmë se si Qeveri krahas partneritetit strategjik me Britaninë e Madhe, Mbretërinë e Bashkuar, pas heqjes së post-monitorimit nga ana e Këshillit të Evropës, kjo marrëveshje tregtare, e cila do të jetë në kuadër të kësaj deklarate të përbashkët të harmonizuar me Shtëpinë e Bardhë, e përmbyll ofensivën diplomatike në njëzet muajt e parë të kësaj Qeverie të re. Këto janë marrëveshje historike me sukses historik për qytetarët maqedonas dhe për Maqedoninë si shtet.
Qëndroni me ne edhe dy ditët e ardhshme, vazhdojmë me shumë lajme të mira dhe takime të suksesshme këtu nga Mynihu, nga Konferenca e 62-të e Sigurisë së Mynihut.