Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Mickoski nga Buteli: Pas 30 vitesh, punonjësit e policisë do të kenë stacion të ri policor dhe kushte të përshtatshme për punë

Mickoski nga Buteli: Pas 30 vitesh, punonjësit e policisë do të kenë stacion të ri policor dhe kushte të përshtatshme për punë

Së pari, ju falënderoj juve, mediave, që jeni sot këtu me ne për të dokumentuar këtë që po shohim sot.

Kryetari i komunës dhe ministri i Punëve të Brendshme e thanë atë që është e rëndësishme të thuhet, përkatësisht se ku kanë punuar për më shumë se 30 vjet punonjësit e policisë, çfarë do të ndodhë në vendin e atyre barakave, parku, shtëpia e kulturës multifunksionale apo gjithçka tjetër që duhet të realizohet, përfaqëson një vlerë të shtuar këtu në Butel. Në përgjithësi, të gjithë parametrat teknikë u thane, unë vetëm dua t’i falënderoj punonjësit e policisë për durimin që kanë treguar gjatë dekadave të kaluara. Disa prej tyre kanë filluar punë aty dhe kanë dale në pension në ato kushte, e patë se ku kanë punuar – këto janë standarde që i ngjajnë gjithçkaje, përveçse një ndërtese të një stacioni policor.

Duhet shumë durim për t’i përballuar të gjitha këto dhe për t’iu përgjigjur detyrave të përditshme, prandaj, një falëndërim të madh për durimin e tyre. Falënderim, natyrisht, për ministrin, për ministrin e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, për zëvendësin dhe për kryetarin e Komunës së Butelit që e realizuan këtë së bashku. Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Komuna e Butelit, si dhe Qeveria në tërësi janë pjesë e pandashme e këtij procesi. Ne do të vazhdojmë edhe më tej të mbështesim projekte të tilla dhe shpresoj që gjithnjë e më pak pozicione të tilla të hapura të ketë në shtet që duhet të zgjidhen çdo ditë.

Prandaj, edhe një herë, falënderim për ministrin e Punëve të Brendshme, ministrin dhe zëvendësin në Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, për Komunën e Butelit dhe për të gjitha palët që ishin të  përfshira, si dhe falënderim i madh për durimin e punonjësve të policisë që kanë punuar në këto kushte gjatë dekadave të fundit.

Faleminderit.

Accessibility Menu